13 Dhjetor 2023, 15:44
Nga r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me përdhunimin e 23-vjeçares me probleme mendore nga Shqipëria në komunën e Pejës.
E reja, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ishte raportuar e zhdukur në Policinë e Shtetit të Shqipërisë. Pasi ishte gjetur, 23-vjeçarja ishte dërguar në Emergjencë për kontroll mjekësor, nën dyshimin se ajo ishte dhunuar. E reja nga Shqipëria ishte dërguar më pas për ekzaminim edhe në IML, Institutin mjeko-ligjor. Sot Prokuroria e Pejës, konfirmoi se për këtë rast janë arrestuar dy persona.
“Pas një pune intensive operative nga Policia e Kosovës, me autorizimet e Prokurorit të Shtetit sot janë arrestuar dy persona. Të njëjtit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për veprën penale “Dhunimi”.
Gjithashtu Prokurori ka urdhëruar që të sekuestrohet vetura me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale dhe të sigurohet vendi i ngjarjes, ku dyshohet se është kryer kjo vepër penale” – ka zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas Gazeta Sinjali, njëri nga të arrestuarit dyshohet të jetë babai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berishës. Ai e ka kofirmuar se është njoftuar nga fqinjtë për arrestimin e prindit, por nuk kishte dijeni për diçka më shumë.
kosove peje
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 15:44
h.k
Foto nga asambleja e gjyqtarëve
TIRANË-Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për 6 vende vakante në Këshillin e La...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 15:27
r.ll
foto ilustruese
TROPOJË- Dy persona janë arrestuar në Tropojë pasi akuzohen për dhunë në familje. Në pranga ka p&eu...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 14:49
r.ll
foto ilustruese
IGUMENICË- Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në Shqiptari është ndalua...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 14:39
a.l
QEVERIA
TIRANË- Qeveria miratoi këtë të mërkurë projekligjin lidhur me procesin e prokurimeve publike, i cili do të jet&...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 14:04
kapitali
Zhdukja e dhjetra miliona eurove të ardhura të inceneratorit përmes transfertave dhe tërheqjeve cash nga pronarët e mëparshë...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 13:55
A.B
Dionis Shaholli
TURQI- Dionis Shaholli, një biznesmen shqiptar është arrestuar nga policia turke nën akuzën e mashtrimit.
S...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 12:55
A.B
Tatimet
TIRANË- Administrata Tatimore ka reaguar ashpër për fyerjet dhe pasaktësitë e deklaratave të deputetit socialist Erjo...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 12:50
A.B
Gezim Cela
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) i përcolli Ministrisë së Drejtësisë...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 12:17
Dosja.al
Një event special u organizua me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët...
Aktualitet
13 Dhjetor 2023, 11:20
a.l
Majlinda Bregu
Në një ceremoni të organizuar këtë martë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullga...