LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali/ Drejtori i "5D" shembte banesat, zbulohet si e favorizonte kompaninë e tij të ndërtimit

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar disa ish-funksionarë të lartë të bashkisë së Tiranës, ndërsa ngjarja është shoqëruar me protesta nga opozita prej javësh tashmë.

1 Maj 2024, 21:04 Nga r.ll
Skandali/ Drejtori i "5D" shembte banesat, zbulohet si e favorizonte
drejtoret e bashkise se tiranes

TIRANË- Emisioni ‘Në shënjestër’ nga gazetarja Klodiana Lala në News24, trajtoi këtë të mërkurë detaje të reja nga dosja “5D”, përmes së cilës mendohet se janë vjedhur miliona euro nga buxheti i Bashkisë së Tiranës.

Deri më tani për këtë rast janë arrestuar disa ish-funksionarë të lartë të bashkisë së Tiranës, ndërsa ngjarja është shoqëruar me protesta nga opozita prej javësh tashmë.

Dokumentari:

Nëse duhet të gjejmë një përkufizim të duhur për termin skandal dhe të japim një emër të ndryshëm, ky që po përshkruhet këtu është jo vetëm një skandal i përmasave të paimagjinueshme për kapjen dhe rënien e shtetit, por edhe një shembull i rrallë se si individë të veshur me pushtet të pakufishëm mund të shkatërrojnë jetë njerëzore dhe të shtrijnë tentakulat e tyre deri te rrëmbimi i pasurive të tyre, duke përfshirë banesat e tyre. Ky rast duket të jetë edhe i Mariglen Qatos, një prej drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, i cili deri dje mbante disa funksione të larta publike në këtë institucion.

Tashmë, me urdhër të SPAK, janë arrestuar bashkë drejtori i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, dhe një tjetër person në akuzën për korrupsion dhe përfitim në konflikt të interesit të 45 tenderave me vlerë prej 30 milion euro, në favor të kompanisë ‘5 D Contruksion’, duke shfrytëzuar postet publike që ata mbanin. Molla dhe Qato nuk ishin vetëm pjesë e këtyre aktiviteteve, por edhe të shtabit të ngushtë elektoral të kryebashkiakut në detyrë, Erion Veliaj. Qato ishte ofruar fillimisht në onturazhin e Veliajt, si një sipërmarrës nga bota e biznesit, duke u prezantuar si një menaxher i suksesshëm në punët e tij private, i gatshëm të jepte kontributin e tij edhe në shërbim të publikut.

Cv-ja e tij, e pasuruar në pak vite në punën bashkiake, tregon se në vitin 2015, Qato ishte emëruar si Drejtor i Drejtorisë së Punëve Publike Nr. 2, pastaj si Drejtor pranë Ujësjellësit Tiranë. Deri në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023, ai udhëhoqi IMT-në, Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, organ që ruante territorin nga ndërtimet e paligjshme dhe shërbente si organ në funksion të Bashkisë Tiranë për prishjen e ndërtimit pa leje apo atyre me probleme teknike të konstruksionit. Fadroma dhe logoja e IMT-së, të shfaqura shpesh në aksionet e vitet e fundit, bënë të qartë angazhimin e tij në këtë detyrë.

Në raste si Unaza e Madhe, Bregu i Lumit, shembja e banesave në zonën e Shkozës, lagjen ‘5 Maji’, si dhe shembja e pallateve në Tiranë pas tërmetit të vitit 2019, të cilat u klasifikuan si të pabanueshme, evidentojnë problemet. Një shembull është pallati në rrugën ‘Myslym Keta’, ku banorët u detyruan të largoheshin në mënyrë të paligjshme pak ditë para fundit të vitit 2022. Pas tre viteve nga tërmeti, dokumentacioni i tyre u ndryshua nga klasifikimi DS3 në DS5, tregues i nevojës për rikonstruksion dhe rrezikut për jetën e banorëve. Aktekspertizat tregojnë se kjo ndryshim ishte në favor të kompanive private që kërkonin të ndërtonin në zonën e Tiranës.

Si pretekst për të kryer këtë operacion, edhe pse ishte fundi i vitit 2022, ata kishin gjetur tërmetin e vitit 2019 dhe dëmet që kishin ardhur që nga ajo kohë në këto apartamente.

Gentian Sejrani/ Avokat: Po t’i referohemi edhe rasteve të tjera, të cilët unë kam kontakte dhe me banorët e “Myslym Ketës” dhe me banorët e “ish Kombinatit”, por edhe me banorët e “5 Majit”.
Nëse do ti referohemi banorëve apo godinave tek “Myslym Keta” do të shohim që fillimisht ka pasur një vendim të Institutit të Ndërtimit që e ka nxjerrë DS3 (DS-tresh), më pas shohim që një nëpërmjet një kompanie private është bërë Akt i Ekspertimit dhe ka dalë DS5.

Avokati mbrojtës i palëve të dëmtuara argumenton se gjykimi në këtë rast nga Gjykata do të vërtetonte saktësinë e akt-ekspertizave të kryera nga kompanitë private. Megjithatë, ai gjithashtu thekson se kjo situatë do të rrisë dyshimet se çfarë mund të fshihej pas saktësisë së tyre. Kjo për shkak se është e dyshimtë se kush ishte ai që punonte nën rrogoz për të klasifikuar pallatet si të pabanueshme shumë kohë pas tërmetit. Çështja që ngritet është nëse ishte një rastësi apo një përpjekje e organizuar për të vendosur banorët përballë rrezikut për jetën e tyre. Ndërkohë që qëllimi i dukshëm ishte prishja e pallateve dhe hapja e kantierëve të reja ndërtimi për kompanitë e interesuara, inskenuesit që përpilonin skenarin mbeteshin në hije, duke vepruar nga zyrat e tyre.

Gentian Sejrani: Por më pas Gjykata ka vendosur Akt Ekspertiza e bërë nga kompania private nuk është e saktë, dhe ka nxjerrë të paligjshëm vendimin e Këshillit bashkiak për prishjen e atyre godinave.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe për disa godina në zonën e Kombinatit. Pra, për të treguar që vendimarrja është bazuar në Akt ekspertiza të cilat janë të pasakta.

Në kohën kur banorët po kërkonin të identifikonin organizatorin e skenarit, shpejt u zbulua se një nga personazhet kryesore ishte Mariglen Qato. Ai, si kreu i IMT-së, ishte pjesë e rrafshimit në tokë të këtyre objekteve, pavarësisht mungesës së shqetësimeve të banorëve për sigurinë e tyre. Kjo situatë tregoi se një lojë e dyshimtë po zhvillohej në kurriz të tyre. Hetimet e SPAK dhe investigimet mediatike treguan se Qato nuk ishte vetëm drejtori i IMT-së, por gjithashtu një biznesmen në fushën e ndërtimit, bashkë me Redi Mollën, një funksionar tjetër në Bashkinë e Tiranës. Ata krijuan kompaninë e ndërtimit ‘VAS Construksion’ ose ‘5D Construksion’, e cila pas shembjes së pallateve nga IMT, të cilat ata e klasifikuan si të dëmtuara, fitonte tenderat për rindërtim.

Pra e thënë më qartë kompania e ndërtimit e drejtuar në hije të plotë nga Mariglen Qato dhe Redi Molla, pasi i pari në krye të IMT-së, do të dërgonte fadromat për hedhjen në tokë të tyre, po i njëjti person me kompaninë e tij okulte do të kryente edhe fazën e rindërtimit, pasi të fitonte tenderin nga Bashkia e Tiranës.

Gentian Sejrani: Dyshimi jonë është i bazuar mbi vendimin e gjykatës dhe mbi ekspertizën e bërë nga eksperti i thirrur gjatë procesit gjyqësor. Që do të thotë është një element shumë i rëndësishëm edhe për procesin e hetimit në vazhdim, por i mbetet institucioneve ligjzbatuese që të hetojnë gjithë këtë situatë që ka ndodhur. Të paktën më banorët e ‘Myslym Ketës’, sepse ka një ndryshim nga DS3-në DS5 do të thotë nga qytetarë të cilët mund të riaftësojnë, mund të rikonstruktojnë banesat e tyre, në qytetarë të cilët duhet të ikin, të largohen fare nga banesat e tyre. Edhe të marrin shtëpi në zonat e tjera.

Duke u nisur nga hulumtimi mediatik, duket se në periudhën nga dhjetori i vitit 2020 deri në vitin 2021, kompania ‘VAS Construksion’, e cila u provua nga SPAK se kishte si pronarë të faktuar Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, mori pjesë në 8 tendera të hapura nga Bashkia e Tiranës, në kuadër të Programit për Rindërtimin. Këto tendera synonin ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim nga Bashkia e Tiranës.

‘VAS Construksion’, e cila në atë kohë kishte si administrator Muhamet Petritin, vjehrrin e vëllait të Mariglen Qatos, fitoi dy tendera nga Bashkia Tiranë për rindërtimin, me kontrata të vlerës së përgjithshme 630 mijë euro. Këto tendera përfshinin prishjen e pallateve të shpallura të pabanueshme dhe largimin e mbetjeve, duke prekur 22 pallate dhe ndërtesa në rrugën ‘Ferit Xhajko’, ‘Myslym Keta’ dhe në lagjen ‘5 Maji’. Në këtë kohë, kreu i IMT-së ishte Mariglen Qato, dhe interesant është fakti se kompania e tij fitoi tendera për rindërtimin dhe zhvillimin pikërisht në këtë zonë.

Në ‘Tirana DC’, drejtor është Redi Molla, një bashkëpronar me Qaton në kompaninë që do të merret me demolimin e pallateve dhe pastrimin e territorit. Megjithatë, rezulton se prishjen dhe pastrimin nga mbetjet e territorit ku ndodheshin pallatet i bënë punonjësit dhe fadromat e Bashkisë. Dyshimet janë se kompania e Qatos dhe Mollës ka përfituar të gjitha paratë e kontratës, pa bërë asnjë punë në terren.

Gentian Sejrani: Në të njëjtën kohë ne pamë që në zonë u shpall dhe u publikua një projekt shumë i mirë nga kompanitë private. Provat, tashmë është vendimi i gjykatës. Ekspertiza që është bërë pjesë e gjykimit dhe prokuroria ta çojë pak më tej dhe të shohë nëse kemi të bëjmë me paligjshëmri dhe me pasaktësi të Akt ekspertizës të kryer nga kompania private? A kemi ndryshim të situatës nga ajo ekspertiza e bërë nga Instituti i Ndërtimit?

Por si është e mundur që titullari i një institucioni publik në këtë rast i IMT (Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit), të kishte edhe tagrin e një zyrtari që drejtonte aksionin për shembjen e pallateve, dhe njëkohësisht të drejtonte një kompani ndërtimi e cila do të përfitonte tendera po në këtë zonë? Dhe këtë ta bënte pa dijeninë e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj apo të Këshillit Bashkiak Tiranë, që kishte dhënë vendimin për prishjen e objekteve dhe hapjen rrugë të zhvillimit të zonave.

Ervis Daka, Qendra për Aksion Komunitar: Nga viti 2019 dhe deri në nëntor të viti 2023, familjet trajtoheshim me programin e emergjencave në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti. Më 19 dhjetor 2023 banorët njoftohen përmes njësisë administrative Nr.4 për disa shkresa të cilat ishin dërguar nga drejtoria e koordinimit, bashkrëndimit nga Bashkia e Tiranës, e cila i skualifikon me komentin që ju nuk keni lidhur asnjë marrëveshje me entin Kombëtar të banesave.

Skema është e qartë: Kompania ‘5 D Construksion’ e Mariglen Qatos dhe Redi Mollës ka pasur ortakëri me firmat e tjera që kanë kryer aktekspertizat e pallateve. Këto aktekspertime, të cilat më pas janë përdorur si arsye për shembjen e objekteve me probleme teknike, kanë qenë një pjesë e planifikuar e strategjisë së tyre. Kjo bashkëpunim me firmat e tjera është filluar që në kohën kur kompania mbanin emrin ‘VAS Construksion’, dhe kanë përfituar kontrata në kuadër të Programit të Rindërtimit në lagjen ‘5 Maji’.

Këto kompani private kanë ndarë pjesë të fituar nga tenderat për demolimin e pallateve së bashku me ‘5 D Construksion’, dhe më pas janë shpërblyer edhe me leje ndërtimi për punën që kanë kryer në aktekspertizat që më vonë u konstatua se ishin të pasakta. Kështu, shembja e pallateve është bërë në baza të ekspertizave që, siç tregon një rast konkret, kanë qenë të manipuluara për të justifikuar veprimet e tyre.

Gentian Sejrani: Po të shikosh kompani të cilët kanë përfituar tendera publik janë vetëm 5 kompani me flamur të kuq për sa i përket mënyrës se si janë dhënë tenderat në shkelje të kritereve të të gjitha gjërave të tjera. Në fakt në lidhje me 45 banorët të cilët unë jam duke i ndjekur.Por pa dyshim që kur të vijmë tek rruga gjyqësore, do ti drejtohemi edhe me një kallëzim penal SPAK-ut për të filluar hetimet dhe për të kuptuar pak më shumë se si ka ndodhur i gjithë procedura.

Banorët e pallatit Nr.4 në rrugën ‘Myslym Keta’ në Tiranë nuk janë të vetmit që janë prekur nga shembja e padrejtë e pallateve të tyre. Ka shumë raste të tjera ku banorët janë në kërkim të drejtësisë për pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të bashkisë Tiranë në veprimtarinë korruptive të kësaj natyre. Disa prej tyre janë të ndaluar tashmë me urdhër të SPAK, duke përfshirë edhe ish-drejtorët e Bashkisë, Mariglen Qaton dhe Redi Mollën.

Këta zyrtarë vendosnin ruspat objekteve në emra të tjera, duke u përfituar ata dhe kompanitë e tyre nga tenderat për rindërtim dhe zhvillim të zonave. Rastësisht, një grup tjetër banorësh u njoftua për të liruar apartamentet e tyre në zonën e Tregut të ish-Uzinës Dinamo, për shkak të dëmeve të lënë nga tërmeti i vitit 2019. Këta banorë janë përzënë nga apartamentet e tyre duke u përdorur akte ekspertize të manipuluara nga kompani private të lidhura me zyrtarët e lartë publikë të Bashkisë Tiranë dhe kompanitë e tyre.

Vendimi i Këshillit Bashkiak

Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi

‘Ashtu siç ju kemi njoftuar, me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr.23, Datë 26.02.2024, është vendosur demolimi i detyruar i pallatit, bazuar në verifikimet dhe akt konstatimet paraprake të Institutit të Ndërtimit, grupeve të punës së njësisë administrative për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 dhe rrezikun që paraqitej është kryer aktekspertiza e thelluar me operator ekonomik. Mbështetur në këto përfundime dhe oponencën e Institutit të Ndërtimit, ekspertët kanë dalë në konkluzionin se pallati duhet të demolohet.’

Familja e Ndue Markut është një nga të fundit që mbeten në lagjen ‘5 Maji’, një zonë e cila ka qenë në qendër të përleshjeve midis banorëve dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit. Kjo situatë është shoqëruar me pamje të tensionuara, duke përfshirë edhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Banorët kanë refuzuar të largohen nga banesat e tyre, ndërsa Bashkia e justifikon këtë aksion me nevojën për zhvillimin e zonës, brenda planit të Rindërtimit.

Ndue Marku, Banor ‘5 Maji: Absolutisht nuk ka pasur urdhër për prishje. E vërteta është saqë banorët, dikush nga banorët jo të gjithë ka njoftuar policinë një ditë më parë policinë që të vijë ti mbrojë nga IMT-ja. Realisht kanë ardhur forca të shumta policie IMT-ja, Bashkia, policia dhe janë nxjerrë dhunshëm. Në mënyrë shporpocionale kanë ardhur kanë hedhur gaz dhe kanë bërë arrestime. Dhe fakti është se këta nuk ishin të pastrehë, këta u bënë të pastrehë.

Por ndërsa muajt kanë kaluar dhe shumë prej tyre janë përzënë prej banesave, situata në terren është po e njëjta dhe punimet për rindërtimin dhe zhvillimin e zonës nuk kanë nisur, ndërsa banorët vazhdojnë të enden me plaçka ngarkuar, pasi nuk kanë marrë as bonusin e premtuar të qirasë nga bashkia.

Ndue Marku: Mariglen Qato ka qenë përballë dhe i ka thënë aty ku është prishur shtëpia e Lizës (Liz-një banoreje që i është prishur shtëpia) shprehje që nuk dua ta them, do marrësh…Ai drejtori i famshëm që tani…Tani e kemi kuptuar edhe vullnetin e tyre, edhe ishin të gjithë bashkë në në grabitje të banorëve. Ne ishim, aq sa ishim.

Sipas avokatit Gentian Sejrani, situata në terren është dramatike. Shumë banorë të cilët janë prekur nga program i rindërtimit duke humbur banesat, qofshin këto pallate si në rastin e rrugës ‘Myslym Keta’, apo edhe banesa në zona të tjera të Tiranës, nuk kanë përfituar ende nga bonusi i qirasë.

Gentian Sejrani: Vendimi i Këshillit Bashkiak e ka ngushtuar mënyrën e përfitimit nëpërmjet procesit të rindërtimit i ka përjashtuar ato në mënyrë të drejtpërdrejtë nga procesi i rindërtimit. Dhe ata sot, jo vetëm që nuk janë pjesë e rindërtimit, por ata nuk mund të përfitojnë më as bonusin e qirasë që është gjëja më elementare që ata duhet të mos jetojnë në rrugë por të paktën të kenë mundësi të jetojnë në një banesë si gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë.

Trembja përjetohet përsëri kur vërehet se si funksionarë publikë, përfshirë drejtorët e bashkisë të cilët tashmë janë arrestuar nga SPAK, shfrytëzojnë pozicionet e tyre publike për të grabitur qytetarët. Ata përdorin forcën dhe pushtetin e tyre për të kryer vepra të tilla, shpesh jo vetëm korruptive, por edhe kriminale.

Nëpërmjet këtyre makinacioneve, ata nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre, duke ndërtuar mbi pronat e tyre dhe komprometuar mirëqenien e tyre. Ky është një skenar që është pothuajse e pangjashme në asnjë sistem tjetër demokratik, ku qytetarët të cilët janë gjithmonë të pafuqishëm dhe të pambrojtur, vazhdojnë të shpresojnë për një shtet të drejtë, dhe jo vetëm për pushtetin./BalkanWeb

mariglent qato redi molla dosja 5d bashkia e tiranes

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion