LIVE UPDATES
Aktualitet

Vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvillojnë në shkolla projektin “WriteOn”

Ky projekt u rikthye në shkollat shqiptare pas ndërprerjes, që shkaktoi Pandemia Covid-19 dhe largimi i vullnetarëve. Kjo garë i nxiti nxënësit që të zhvillojnë dhe shprehin lirshëm, përmes eseve, mendimin kritik dhe aftësitë në gjuhë angleze.

1 Maj 2024, 19:52 Nga N.F
Vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvillojnë në shkolla
Pamje nga projekti

TIRANË- Në Shqipëri vullnetarët e Korpusit të Paqes zhvilluan gjatë muajit prill konkursin “WriteOn - Të Shkruajmë” me nxënës të shkollave të 9-vjeçare dhe të mesme. Ky projekt u rikthye në shkollat shqiptare pas ndërprerjes, që shkaktoi Pandemia Covid-19 dhe largimi i vullnetarëve. Kjo garë i nxiti nxënësit që të zhvillojnë dhe shprehin lirshëm, përmes eseve, mendimin kritik dhe aftësitë në gjuhë angleze.

Mbi një mijë e 100 nxënës nga klasat e gjashta deri të dymbëdhjeta në shkollat e gjithë territorit të Shqipërisë morën pjesë gjatë muajit prill në projektin “WriteOn - Të Shkruajmë”, zhvilluar nga vullnetarët e Korpusit të Paqes, që japin ndihmesën e tyre në sistemin arsimor shqiptar.

“Kemi arritur më të mirën tonë në speaking skill, write skill dhe listening skills. Bashkëpunimet kanë qenë të shumta, projektet dhe klubet që kemi zhvilluar na kanë ndihmuar të heqim pengesat në komunikimet me native speaker amerikanë. Kemi arritur shumë gjëra së bashku”, thotë nxënësja Elsa Hoxha, pjesëmarrëse në konkursin “WriteOn”.

Ky konkurs me ese do të ketë fituesit e vet me çmimet e para në nivelin kombëtar, dhe ata do të marrin pjesë më pas në konkursin ndërkombëtar.

“Më i miri zgjidhet ai që kalon përtej imagjinatës, ai që ka mendimet më të bukura. Çdo gjë është imagjinatë, si një skenar filmi fantastiko-shkencor”, thotë nxënësi Artjon Xherimeja, pjesëmarrës në konkursin “WriteOn”.

Rylie, vullnetare e Korpsuit të Paqes, thotë se “WriteOn” është një projekt shumë i madh, që po rikthehet dhe nxënësit janë përfshirë me shumë dëshirë.

“Nxënësit janë shumë të emocionuar dhe presin të dëgjojnë se kush po fiton pas një pjesëmarrje të gjerë në konkurs. Mësuesit po ashtu janë të gëzuar, sepse është përmirësuar mjaft shkrimi i nxënësve. Konkuruesit janë nga gjithë anët e Shqipërisë. Tani esetë po korigjohen dhe në to shihet se nxënësit janë shumë krijues, kanë sjellë ngjarje dhe interpretime shumë interesante, janë shkrimtarë shumë të mirë”, thotë Rajli, vullnetare e Korpusit të Paqes.

Ky është një konkurs i përvitshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që vullnetarët e Korpusit të Paqes në fushën e arsimit e zhvillojnë në shumë shtete.

“Kam mësuar të flas sa më mirë, të shkruaj sa më mirë, ndërsa kam zhvilluar shumë edhe hearing skills, kam filluar të dëgjoj më mirë ata që flasin anglisht, I kuptoj më lehtë dhe nuk kam probleme që të flas me një native speaker”, thotë nxënësi Johel Muçolli, pjesëmarrës në konkursin “WriteOn”.

Nxënësit thonë se edhe temat e eseve ishin shumë tërheqëse dhe jepnin mjaft hapësirë për zhvillim krijues.

“Ishin dy tema për klasën e dhjetë dhe dy të tjera për klasën e njëmbëdhjetë, dhe duhej zgjedhur njëra. Unë zgjodha atë që propozonte se mendimet e mia nuk mund të dëgjoheshin nga të tjerët dhe unë të dëgjoja nga ata. Kjo më frymëzoi shumë si temë”, thotë nxënësi Luis Muzhaka, pjesëmarrës i konkursit “WriteOn”.

Për Shqipërinë projekti “WriteOn” ky është një rikthim pas ndërprerjes për shkak të Pandemisë Covid.

“Entuziazmi i nxënësve është mbresëlënës. Ata kanë një mundësi të shprehen në mënyrë krijuese dhe jemi të lumtur, që ata mësuan të gjejnë mënyra të reja për të qenë krijues në punën e tyre, përmes përfytyrimit, si dhe anglishtes më të mirë në të folur dhe në të shkruar. Shpresojmë që në konkursin e vitit tjetër pjesëmarrësit të dyfishohen”, thotë Kira, vullnetare e Korpusit të Paqes..

Shumë nga mësuesit shqiptarë japin mësimin e anglishtes së bashku me mësuesit vullnetarë nga SHBA-të. Shkëlqim Pupa, mësues i gjuhës angleze, ka një përvojë gati 20 vjeçare nga bashkëpunimi me Korpusin e Paqes.

Ai jep mësim gjuhën angleze përkrah me mësuesin amerikan, Andrew, dhe vlerëson pasionin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në procesin mësimor.

“Së bashku me kolegun tim Andrew jemi duke bërë një punë shumë të mirë me ngritjen e disa grupeve, që i drejton ai, si grupi I debatit dhe grupi Drama Club pranë qendrës rinore. Është një kënaqësi e veçantë të punosh me Korpusin e Paqes”, thotë mësuesi Shkëlqim Pupa.

Vullnetarët amerikanë i kanë ndihmuar shumë nxënësit në përmirësimin e gjuhës angleze, si dhe në aftësi të tjera shkollore edukative artistike. Vullnetari i Korpusit të Paqes, Andrew, mësues i gjuhës angleze, thotë se për të shqiptarët janë populli më miqësor në botë dhe e shprehin këtë në çdo çast. Shprehja e tij e parapëlqyer në shqip është thënia “Gur gur bëhet mur”.

“Nxënësit këtu kanë një nivel vërtet të lartë të gjuhës angleze, gjë që ma ka lehtësuar punën. Një nga projektet ku jemi përfshirë është edhe konkursi krijues “WriteOn”, që po kthehet bashkë me kthimin e vullnetarëve, të cilët u larguan gjatë Pandemisë Covid”. Nxënësit në Shqipëri janë shumë të përkushtuar ndaj projekteve dhe grupeve krijuese për arte, ku shprehin talentet e tyre”, thotë Andrew.

Ai është optimist për ecurinë e këtij projekti dhe rezultatet e nxënësve shqiptarë. Shqipëria iu bashkua projektit “WriteOn” nga vitit 2011, me pjesëmarrjen e mijëra nxënësve dhe me shumë çmime në nivel ndërkombëtar të konkursit çdo vit. Shqipëria iu bashkua projektit “WriteOn” nga viti 2011 me pjesëmarrjen e mijëra nxënësve dhe me shumë çmime në nivel ndërkombëtar të këtij konkursi çdo vit.

Marrë nga VOA

shqiperi projekt shkolla

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait