LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i Onkologjikut/ Rrëfimi i nënës që humbi djalin nga kanceri: Flakonët e kimioterapisë i blinim në farmacinë pranë spitalit

Skandali që plasi së fundi, zbuloi se në farmacitë e lidhura me mjekët, shiteshin medikamente që nxirreshin nga spitali.

11 Shtator 2024, 21:43 Nga M.B
Skandali i Onkologjikut/ Rrëfimi i nënës që humbi djalin nga
Foto ilustruese

TIRANA- I ndjeri Florenc Muka, iu nënshtrua operacionit në Gjermani. Ky fakt, nuk u prit mirë nga mjekët e Onkologjikut në Tiranë, që sipas rrëfimit të nënës, i mohuan trajtimet post-operatore. Familja u detyrua të shesë gjithçka për të siguruar kimio-terapinë e djalit tëri. Flakonët bliheshin në një farmaci pranë spitalit.Me gjasë, mund të kenë qenë medikamentet e blera nga shteti që janë vetëm për përdorim spitalor.

Skandali që plasi së fundi, zbuloi se në farmacitë e lidhura me mjekët, shiteshin medikamente që nxirreshin nga spitali.

“E mori doktoreshë Alketa Pere, kimioterapinë e parë të dytë të tretë të katërt dhe të pestë i kam blerë të gjitha në farmaci jashtë spitalit një farmaci përbri spitalit në krahun e majtë ku aty janë semafora kur vjen nga rruga Bardhyl edhe më tregonte edhe farmacinë.

Vajta te depo e spitali aty ishte një zonjë, duke dalë tek dera ishte një çun nga Instituti dibran, që punonte aty më përshëndeti, nuk e dinte pse isha aty, shkoj te farmacia për të pyetur sa kushton kimioterapi, kur hy aty kam parë këtë djalë me dy qese plot ilaçe që po hynte te farmacia, i thash çfarë bëhet kështu, të lutem Bukurije se jam në punë. Mbylla gojën, bleva ilaçet. Ka pasur raste që i kam bërë edhe ujë me sheqer një djalë që luftonte me jetën”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit.

Mes lotësh, kjo nënë rrëfen se djali do të ishte gjallë, nëse nuk do t’i ishte fshehur diagnoza në Gjermani, ku ka ngritur një padi. Për më tepër, mohimi i terapisë së rregullt në Shqipëri e agravoi situatën.

“Mjekët i thanë se fatale për ty ka qenë lëvizja që ti ke ikur nga Gjermania, sepse në gjermani me dy ose 3 kimio do ishe shumë mirë dhe do të shkoje 100 vjeç. Fatale për ty ka qenë edhe onkologjiku i Shqipërisë çfarë kimioterapie të kanë bërë që ty nuk të është mbytur asnjë qelizë, ti je në gjendje shumë të keqe”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit.

Kur përshkruan momentet e qëndrimit 6 mujor në spitalin Onkologjik ajo flet për shifra të larta që iu ka paguar mjekëve, në të kundërt nuk kujdeseshin për pacientin.Ky është vetëm një denoncim, por kjo nënë që humbi djalin në moshë fare të re, na tregon se rastet janë të shumta nga çfarë ka parë atje.

“I kam bërë djalit 5 kimioterapi aty, kam parë një terr në spitalin onkologjik, kam fjetur 20 ditë vetë aty me djalin, ku dera mbyllej me një gurë pas. Ishin mbi 7 veta të sëmurë në një dhomë dhe secili kishte një shoqërues. e imagjinon çfarë tmerri. Me një paedukatë duke më thënë që e ke çuar djalin në gjermani, se janë doktorat më të mirë në Gjermani e jashtë shtetit, se keni sjellë këtu çfarë kërkon nga unë”, u shpreh Bukurija, nëna e pacientit./ Top Channel

onkologjiku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj