LIVE UPDATES
Aktualitet

Pranohet kërkesa e qytetarëve të Bashkisë Krujë për hapjen e nyjeve të aksesit në autostradën Thumanë-Kashar, ja si u negociua me qeverinë

Edhe pse në projektin fillestar ishin parashikuar nyjet lidhëse mes aksit të ri dhe rrugës së vjetër, në zbatim këto nyje nuk ishin respektuar çka ka detyruar banorët e zonës të protestonin prej më shumë se një muaji.

11 Shtator 2024, 20:58 Nga M.B

 

Pranohet kërkesa e qytetarëve të Bashkisë Krujë
Foto nga protesta

TIRANA- Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka pranuar kërkesat e 85 mijë banorëve të Bashkisë Krujë për të krijuar akses në rrugën e re Thumanë-Kashar. Edhe pse në projektin fillestar ishin parashikuar nyjet lidhëse mes aksit të ri dhe rrugës së vjetër, në zbatim këto nyje nuk ishin respektuar çka ka detyruar banorët e zonës të protestonin prej më shumë se një muaji.

Sabah Sheta, banor i Krujës, si dhe një nga organizatorët e protestave në aksin Thumanë-Kashar, me anë të një postim në rrjetet sociale njofton se qeveria është tërhequr, ndërsa krutanët do të kenë hyrje dhe dalje në aksin e rrugës Thumanë-Kashar.

Sheta thotë se pas një takimi që patën si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku, prej saj në emër të qeverisë, u pranua kërkesa e tyre për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. 

Postimi i plotë:

E drejta vonon, por triumfon. Qeveria tërhiqet, krutanët do të ketë hyrje dhe dalje në aksin e rruges Thumanë-Kashar

Sot është një ditë e shënuar për banorët e Bashkisë Krujë. E tillë u kthye fal bashkërezistencës me vëllezërit të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana. Pas një takimi që patëm si përfaqësi e qytetarëve të Krujës me zv.kryeministren dhe ministren e Transporteve Belinda Balluku prej saj në emër të qeverisë u pranua kërkesa jonë e drejtë dhe legjitime për të patur akses në rrugën Thumanë-Kashar. U bë e mundur që qeveria shqiptare të tërhiqet nga izolimi që i bënë mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorëve të Krujës.

Motra dhe vëllezër krutanë! Kjo nuk është lëmoshë dhe dhuratë për ne. Është një e drejtë e mohuar nga ekzekutivi, por tashmë e fituar dhe pse me vonesë, por që ishin protestat tona sistematike, rezistenca jonë, premtimi që i bëmë njëri-tjetrin për të mos bërë asnjë hap pas, ajo që na mundësoi uljen në tavolinë sot me znj.Balluku, prej së cilës morëm premtimin që qytetarëve të Bashkisë Krujë do tu kthehet ajo që kishin; akesin (hyrje dhe dalje) në rrugën e re Thumanë-Kashar.

Veç falënderimit për secilin që na jeni bashkuar në çdo protestë, kam një mirënjohje për atë çfarë bëtë duke lënë punët tuaja të përditshme për të iu bashkuar kësaj kauze. Të nderuar vëllezër! Pa ju nuk do ta kishim të mundur të korrnim këtë fitore. NE e kishim bërë të qartë që nuk do të tërhiqeshim, ata e dëgjuan me zë dhe figurë, e panë përmes akteve tona, ndaj sot ishte ministrja e Transporteve Balluku që “vrau” indiferencën duke i kushtuar vëmendje këtij problemi që për në shkaktonte kosto sociale dhe ekonomike sepse Kruja është dhe një zonë turistike dhe historike.

Duke vlerësuar premtimin dhe vendimin e Ministrisë së Transporteve për t’u tërhequr nga qëndrimi fillestar dhe kokëfortë i tyre dhe dhënien e zgjidhjes, duke iu dhënë qytetarëve të Krujës mundësinë të hynë dhe dalin në aksin e rrugës Thumanë-Kashar, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ta përshëndesim këtë qëndrim dhe pse të vonuar, por ndërkohë do ta monitorojmë zbatimin e tij. Vëllezër edhe njëherë FALEMINDERIT dhe MIRËNJOHJE për secilin! BASHKË ia DOLËM!

 

thumane kashar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet