LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema anemike e naftës për fermerët, përfitojnë vetëm 50% e atyre që aplikojnë

Të gjitha këto fonde që jepen si skema mbështetje për bujqësinë menaxhohen nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Frida Krifca, ministrja aktuale e Bujqësisë, ka qenë shpesh në qendër të akuzave për klientelizëm në shpërndarjen e fondeve.

1 Nëntor 2022, 22:28 Nga DOSJA
Skema anemike e naftës për fermerët, përfitojnë
Të dhënat

TIRANË- Në skemën kombëtare të bujqësisë kanë aplikuar vetëm 23% e fermerëve që kanë një nipt aktiv të regjistruar. Kjo e dhënë është një tregues i qartë se fondeve nuk iu afrohen dot një pjesë e madhe e fermerëve, duke zbehur besueshmërinë e skemës. Por skema më e rëndësishme është mbështetja që jep Bashkimi Europian nëpërmjet IPARD. Duke qenë se Shqipëria aspiron të bëhet anëtare e familjes Europiane, BE i paraprin këtij anëtarësimi me fonde në bujqësi.

Qëllimi i këtyre fondeve është përafrimi i standardeve të prodhimit në Shqipëri me standardet e BE. Kështu kur të hapet tregu, produktet shqiptare të ketë një standard që mbrojnë popullatën nga sëmundjet që mund të përhapen nga ushqimi. Nëse një projekt shpallet fitues atëherë këto fonde që mund të shkojnë edhe në miliona euro, falen plotësisht, me kusht që të përmbushet projekti. Por pikërisht dhënia falas e këtyre fondeve të majme e kanë kthyer skemën e IPARD-it në një skemë mjaft të lakmuar nga biznesmenë të fuqishëm apo njerëz të afërt me politikën, duke lënë jashtë fermerët e thjeshtë.

Të gjitha këto fonde që jepen si skema mbështetje për bujqësinë menaxhohen nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Frida Krifca, ministrja aktuale e Bujqësisë, ka qenë shpesh në qendër të akuzave për klientelizëm në shpërndarjen e fondeve. Kjo, pasi për 4 vite me radhë, 2017-2021, ajo ka qenë drejtoreshë e AZHBR-së. Franc Kaloshi, është një ndër fermerët më të mëdhenj në fshatin Grabian të bashkisë Divjakë. Ai zotëron 200 ha tokë, një pjesë të cilat me qira, të cilat i ka krijuar nga bashkimi i pronave të 20 familjeve të ish të përndjekurve politikë në këtë zonë.

Por pavarësisht kësaj, ai nuk ka mundur asnjëherë të jetë pjesë e skemave mbështetëse. Këtë vit ai ka aplikuar tek skema mbështetëse e naftës, por fondet janë shumë të limituara. Aplikimi i tij është klasifikuar si i rregullt, por ende nuk i ka ardhur radha që të marrë naftën. Me shumë gjasa ai për shkak të mungesës së fondeve aplikimi i tij, megjithëse i takon të përfitojë, do të digjet.

“Unë nuk kam përfituar kurrë asnjë litër karburant nga shteti, unë kam rreth 200 ha tokë. Kam aplikuar këtë vit për 62 ha, i kam plotësuar me agronomin e komunës Grabjan, gjithçka është në rregull, aplikimi është konfirmuar që prej tre muaj, por deri më tani unë nuk kam përfituar asnjë litër naftë. Ndoshta unë do ta përfitoj por kam frikë se do të jetë shumë vonë, pasi në fund të vitit buxheti mbyllet. Dhe nëse mbyllet buxheti ky aplikim digjet”, u shpreh Franc Kaloshi.

Skema kombëtare e mbështetjes me naftë të fermerëve është një skemë diskriminuese, pasi lë jashtë saj 50% të aplikuesve, ose rreth 3 mijë fermerë.

“Pra jemi në kushtet kur 6 mijë fermerë i plotësojë kushtet por do të përfitojnë vetëm 50%. Për ne kjo është diskriminim….Është e papranueshme që një institucion shtetëror ti thotë një qytetari ty të takon, por ka ardhur tjetri para teje”, u shpreh Eduart Sharka nga Shoqata e fermerëve.

Marrë nga TOPCHANNEL

skema e bujqesise

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para