LIVE UPDATES
Aktualitet

Skema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euro në letra për puse të reja!

Anomalitë me shifrat e Bankers nuk janë edhe aq sekrete.

7 Korrik 2025, 19:37 Nga DOSJA
Skema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euro
foto ilustruese

FIER- Prokuroria e Fierit thotë se ka dokumentuar me prova dyshimet për evazion fiskal dhe shmangie të detyrimeve tatimore nga ana e Bankers Petroleum. Burimet pohojnë se pjesë e dosjes janë fatura fiktive të lëshuara ndër vite nga ana e kompanisë me kosto shpenzimesh të fryra dhe që për më tepër në shumicën e rasteve as janë kryer në terren. Të dhënat që disponon prokuroria e Fierit janë të detajuara dhe sipas organit të akuzës, dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga ana e Bankers në dy dekada shkon të paktën 5.3 miliardë euro.

Anomalitë me shifrat e Bankers nuk janë edhe aq sekrete.

Bilancet vjetore, raportet e auditimit dhe raportet e gjendjes financiare që kompania vetë ka dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregojnë shifra marramendëse shpenzimesh ndër vite për rritjen e kapacitetit të nxjerrjes së naftës.

DOKUMENTET

Skema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euroSkema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euroSkema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euroSkema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euroSkema e mashtrimit e "Bankers"/ "Shpenzoi" miliona euro


Megjithatë, në të njëjtat raporte kapaciteti i nxjerrjes së naftës nuk është rritur. Si shembull, në vitin 2022, Bankers raporton në QKB se numri i puseve aktive ka qenë 597 dhe prodhimi mesatar ditor ishte 9273 fuçi.

Po për vitin 2022, Bankers thotë se ka shpenzuar 23 milionë dollarë vetëm për shpimin e pusve të reja, ndërsa në total raporton rënie të sasisë së naftës së nxjerrë nga puset që operon. Një vit më vonë, Bankers raporton 580 puse aktive dhe prodhim mesatar ditor prej 8990 fuçisë, rreth 200 fuçi më pak se në vitin 2022. Bankers thotë se në 2023 ka shpenzuar 24 milionë dollarë për shpimin e puseve të reja dhe riaktivizimin e puseve ekzistuese. Në total, vetëm në dy vite Bankers Petroleum thotë se ka investuar gati 50 milionë dollarë për shpimin e puseve të reja, ndërsa kapaciteti prodhues ka qëndruar konstant.

Kjo skemë, sipas prokurorisë së Fierit, dyshohet se është shtylla e manovrave të mashtrimit të kompanisë ndër vite, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit miliarda euro humbje./VoxNews

bankers petroleum


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj