LIVE UPDATES
Aktualitet

"Skema e mashtrimit me mikrokreditë nxorri në pah..."VOA: Diskutime mbi abuzimet në zhvillimin e ankandeve nga përmbaruesit në Shqipëri

Qytetarët në mjaft raste nuk njoftohen për kohën dhe vendin e zhvillimit të ankandit ku shitet prona e tyre. Por jo vetëm ata, por dhe të interesuarit për t’u përfshirë në këtë treg nuk e kanë të lehtë, sipas ekspertëve, pasi abuzimet në këtë fushë janë të mëdha.

4 Tetor 2024, 18:56 Nga r.ll
"Skema e mashtrimit me mikrokreditë nxorri në pah..."VOA:
foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po hetohet nga Prokuroria, ka nxjerrë në pah, përveç të tjerash, edhe dyshime serioze për ankande fiktive të shitjes së pronave të sekuestruara të qytetarëve debitorë. Në fakt ky fenomen, sipas njohësve të fushës, është një ndër problematikat e thella në rrafshin e ekzekutimit të titujve ekzekutiv nga përmbarues gjyqësorë, për shkak të abuzimeve në këtë proces. Ekspertët nxisin përmirësime ligjore, duke sugjeruar ngritjen e një qendre kombëtare të ankandeve.

“Në ankandin e shtëpisë tonë nuk kemi marrë pjesë as unë, as djali dhe as bashkëshorti. Çmimin e shitjes e kishin vënë me 400 euro metri katror .Shtëpia është në breg të detit. Nuk e di si e morën. E morën pa njoftim. Më tha një fqinjë, që kanë ardh 10-15 policë dhe u frikësuam shumë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Hajrie Vezi nga qyteti i Durrësit.

Ajo është një ndër dhjetëra, qindra qytetarë të cilëve pas problemeve me shlyerjen e kredisë, u është shitur prona e lënë kolateral në bankë nga përmbarues gjyqësorë privatë, përmes procedurave të paqarta.

Qytetarët në mjaft raste nuk njoftohen për kohën dhe vendin e zhvillimit të ankandit ku shitet prona e tyre. Por jo vetëm ata, por dhe të interesuarit për t’u përfshirë në këtë treg nuk e kanë të lehtë, sipas ekspertëve, pasi abuzimet në këtë fushë janë të mëdha.

Sipas një udhëzimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2012, ka disa hapa që duhet të kryejë përmbaruesi gjyqësor deri në nxjerrjen e vendimit për shitjen e objektit në ankand. Ky vendim në fund afishohet në vende publike, si tek zyra e përmbaruesit gjyqësor, në vendin ku ndodhet objekti, tek gjykata që ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit, në komunë, bashki, njësi bashkiake, në vende të tjera që përmbaruesi e çmon të përshtatshme apo dhe dy gazeta me tirazhin më të lartë.

Por edhe sikur të gjithë këto hapa të plotësohen me përpikmëri, sërish ekspertë të fushës mendojnë se përkufizimet ligjore të 12 viteve më parë, janë hartuar më mendësinë e së kaluarës dhe jo të së ardhmes. Është një proces manual, pa shfrytëzur asnjë nga fuqitë që të ofron teknologjia për një ankand tërësisht transparent, thotë për Zërin e Amerikës Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

“ Fakti që një përmbarues e mbyll tërë procesin e shitjes brenda zyrës së tij, apo pasi ka dërguar një njoftim në gjykatën e rrethit ku është marrë vendimi, dhe ai thotë që unë e kam bërë punën time, që këtu procesi ka mbaruar dhe tregu nuk ka dijeni. Atkualisht që u diskutua aq shumë problemi i mikrokredive dhe ka aq shumë problematika në mënyrën e ekzekutimit të pronave është pikërisht se nuk ka transparencë dhe nuk ka procedurë. Ato ekzekutohen sikur të jetë një grup mafioz, merren mbyllen në vetvete dhe ai thotë – këtë bëj unë se kështu ma thotë procedura, dhe Kodi Procedurës civile. Për të mos thënë ndonjëherë se ka dhe akuza. Ne dëgjojmë dhe abuzime të tipit që këto mbyllen midis miqve, ai pret ankandin e dytë dhe e merr një pronë. Lajmërim nuk ka, kërkesa të tjera konkurese nuk ka dhe kështu humbet informacioni. Mënyra që kemi sot nuk zhvillon transparencë, nuk e hap tregun dhe nuk lejon lëvizjen e kapitaleve që të bëhen pjesë e ekonomisë”- thotë Spiro Brumbulli Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Kodi i Procedurës Civile parashikon dhe hapat e zhvillimit të ankandit. Pas përcaktimit të vlerës nga një ekspert i pavarur, prona del në ankand me 80% të kësaj vlere. Nëse prona nuk shitet, kryhet një ankand i dytë ku përmbaruesi gjyqësor përcakton një çmim jo më të ulët se 30% të çmimit fillestar të caktuar në ankandin e parë dhe nëse sërish nuk shitet zhvillohet një ankand i tretë, me çmim jo më të ulët se 10 % të çmimit në ankandin e dytë. Por mungesa e transparencës dhe abuzimet, sipas ekspertëve, bëjnë që majft prona të shiten në vlerë të ulët, tek vetë kreditori ose tek persona apo subjekte të paracaktuara.

“Shpeshherë ankandet nuk bëhen publike, mbahen të fshehta dhe nëse dikush, një person i afërm i debitorit kërkon ta blejë këtë pasuri të tij në ankand shpeshherë refuzohen se e kanë gjetur blerësin pa u bërë ankandi”- shprehet Arben Llangozi avokat.

Në këto kushte prej disa vitesh opsionet për të përmirësuar procedurat e ankandit dhe për t’i përafruar ato më vendet e zhvilluara kanë qënë në qendër të diskutimeve, mes shoqatës së banakave, Dhomës Kombëtare të Përmbarimit gjyqësor privat dhe Ministrisë së Drejtësisë.

“Ne kemi kërkuar një variant tjetër që njihet dhe në vendet e zhvilluara, që të jetë një qendër kombëtare e ankandeve elektronike, e cila mund të marrë çdo pronë të vendosur nga përmbaruesit dhe nga kushdo tjetër, dhe atje të jetë si bursë, kërkesa dhe oferta për pasuri të caktuara të takohen në bursë dhe të shiten. Nuk ka rëndësi nëse prona është në Tiranë, Sarandë, apo Tropojë, por kushdo që është i interesuar për të blerë një pronë në një territor të caktuar ka gjithë informacionin e nevojshëm me një klik në një vend. Kjo është ajo që duhet të bëjmë sot dhe që kërkohet" - vijon zoti Brumbulli.

Edhe avokati Llangozi vjen me një propozim në lidhje me procedurat e ankandit që zhvillohet nga përmbaruesi gjyqësor.

“Që ka nevojë për përmirësim kjo nuk diskutohet. Duhet të ketë një vend të posaçëm ku zhvillohen ankandet. Duhet të ketë një komision të posaçëm ku zhvillohen ankande dhe qendër kombëtare ankandi. Për mendimin tim duhet që çdo ankand të kalojë në gjykatë dhe prona të tjetërsohet vetëm përmes vendimeve gjyqësore”- vijon zoti Llangozi.

Pasojat sociale që kanë sjellë abuzimet në tregun e ankandave të pronave të sekuestruara janë të mëdha sipas ekspertëve. Një sasi pronash që janë përfituar nga ankandet me vlerë rreth 800 milion euro, që prej dhjetë vitesh janë në pronësi të bankave, por në treg të lirë kjo vlerë mendohet të jetë më e lartë. Zoti Brumbulli thotë se me këto forma që zhvillohen ankandet shitja e tyre nuk është bërë e mundur. Pala tjetër që pëson demtime janë qytetarët debitorë, pasi prona e tyre shitet me 50%, të vlerës së saj, argumenton ai.

Në një reagim për Zërin e Amerikës, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë privatë bën me dije se që prej vitit 2023 ka ngritur një dhomë kombëtare për zhvillimin e ankandeve në Tiranë, të pajisur me teknologji që i shërben transparencës së procesit të ankandeve. Por përmbaruesit privatë nuk detyrohen me ligj për t’i zhvilluar aty ankandet dhe problemet duket se nuk janë zgjidhur.

“Ne nuk mundemi t’i hetojmë dhe gjykojmë parregullsi të tilla, pasi janë organet e ndjekjes penale dhe sistemi gjyqësor që merret me ata që abuzojnë me ligjin. Sigurisht që të gjithë që abuzojnë me ligjin duhet të përballen me pasojat që sjell abuzimi me ligjin”- u shpreh Alban Ruli, përfaqësues i Dhomës Kombëtare të përmbaruesve gjyqësorë privatë.

Zëri i Amerikës pyeti dhe në Ministrinë e Drejtësisë mbi shqetësimet e ngritura nga grupet e interesit në lidhje me ankandet fiktive të pronave të sekuestruara nga përmbaruesit gjyqësorë privatë. Duke iu referuar më së shumti çështjes së mashtrimit me mikrokreditë, prej nga ky fenomen ridoli në pah, ky institucion njofton ndryshime ligjore që synojnë përmirësimin e funksioneve publike të secilit institucion apo ent publik privat në shërbim të komunitetit dhe mbrojtjes së konsumatorëve, siç shkruhet në përgjigjen me shkrim. Por ekspertët mendojnë se ndryshimet ligjore në këtë rrafsh do duhet të prekin edhe Kodin e Procedurës civile, dhe se kjo do të kërkojë detyrimisht edhe konsensusin e opozitës në parlament, pasi shumica e vetme nuk i ka 84 votat e mjaftueshme prej për ndryshimin e tij./VOA

shitja e pronave ankandet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj