All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Skenë filmi? Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut të Spaçit kanë sjellë zemërim dhe kundërshti mes ish të burgosurve politikë dhe aktivistëve të mbrojtjes së trashëgimisë, të cilët apelojnë që historia të mos fshihet.

2 Qershor 2025, 20:40 Nga Blerina Gjoka
Skenë filmi? Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti
Foto nga vendi i ngjarjes
All - Paragraf - 1

SPAÇ- Një godinë përdhese, e njohur dikur si dhoma e vizitave në burgun famëkeq të Spaçit, të vret sytë nga suvaja dhe bardhësia e bojës së freskët, duke krijuar një kontrast të madh me godinat me tulla gri të asaj që ka mbetur nga ish-kampi i rrënuar i regjimit komunist, i cili mbrohet si monument kulture i kategorisë së dytë.

Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simbol i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.

Por një takim kortezie mes kryeministrit Edi Rama, regjisorit Namik Ajazi dhe ish-të përndjekurit Visar Zhiti në shtator të vitit 2023, vuri në lëvizje një projekt jotransparent për ndërhyrje restauruese në këtë sit, duke ngjallur zemërim dhe kundërshti nga ish-të përndjekurit politikë.

Ajazi dhe Zhiti i kanë paraqitur kryeministrit planet për të realizuar një film kushtuar këtij burgu si një homazh për vuajtjet e të burgosurve politikë dhe i kanë kërkuar atij ndihmë në realizimin e këtij projekti. Premtimi verbal i Ramës ka vënë në lëvizje Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili ka tenderuar në muajin prill punime me vlerë mbi 100 mijë euro që parashikojnë ndërhyrje në disa godina ekzistuese.

Regjisori Namik Ajazi pranoi në një bisedë telefonike me BIRN se ndërhyrjet do të jenë në funksion të projektit të tij të filmit, edhe pse nuk ka ndonjë marrëveshje me institucionet shtetërore për qëllimin e këtyre ndërhyrjeve.

“Kemi një marrëveshje gojore me kryeministrin dhe ministrin e Kulturës,” tha Ajazi, ndërsa i quajti ndërhyrjet si “pjesore dhe në shërbim të projektit të qeverisë për konservimin e burgut”.

Ajazi ishte të hënën në Spaç bashkë me zyrtarë të Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe pretendoi për BIRN se punimet nuk kanë cënuar orgjinalitetin e godinave.

“Ne nuk kemi studio të specializuara që të bëjnë suvatim me llaç në ngjyrë gri, por me efekte speciale në film ato do të duken siç kanë qenë origjinal,” tha Ajazi.

Shkrimtari Fatos Lubonja, i cili ka vuajtur një pjesë të dënimit të tij 17-vjeçar si i burgosur politik në Spaç, i kundërshtoi ndërhyrjet dhe theksoi se “nuk mund bëhet një restaurim nisur nga nevojat e një filmi”. Lubonja tha gjithashtu se ndërhyrjet e bëra nuk respektojnë të vërtetën.

“Ja marrim një detaj, kullës së rojës, që duket sikur ka dalë nga filmat hollivudianë, nuk i ngjan asaj të vërtetës që kanë në kujtesë ata që kanë vuajtur në këtë burg,” tha Lubonja.

Konservimi i burgut të Spaçit është një çështje e debatueshme edhe nga specialistë të ndryshëm të trashëgimisë kulturore se si mund të realizohet.

“Mendoj se duhet të ruhet, por duhet të jemi të vetëdijshëm që s’mund të kthehet siç ka qenë, sepse është shumë autentike dhe unë mendoj se ndërtesat flasin shumë më tepër në gjendjen që janë se sa të suvatohen me suvanë e 2025-ës,” tha Lubonja, ndërsa shtoi: “kjo është si të fshish historinë”.

Edhe Zenel Drangu, kryetar i shoqatës së të përndjekurve politikë të Shkodrës, një prej të burgosurve që ka vuajtur më gjatë brenda mureve të këtij burgu (1973 -1989) e sheh gjithashtu restaturimin me shqetësim dhe jo në përputhje me të vërtetën.

“Nuk mund të bëhet si një burg modern i ditëve të sotme, kur ai ka qënë një eksperiment njerëzor me ne që kemi vujtuar aty, ku e vetmja gjë që mendonim gjithë ditën ishte buka,” tha Drangu.

“Ato qeli duhet të tregojnë të vërtetën se si kemi vuajtur,” shton ai, duke paralajmëruar një reagim konkret të shoqatave të ish-të burgosurve politike për të kërkuar ndërprerjen e punimeve.

Aktivistë të trashëgimisë kulturore kanë reaguar publikisht kundër restaurimeve pas postimit në platformën Facebook të fotove që tregojnë godinat e lyera me të bardhë nga Arnen Sula, drejtor i organizatës “Tek bunkeri”.

Sula, një aktivist i ri që ka udhëhequr disa projekte me fokus ruajtjen e memories, kryesisht të realizuara në Spaç, i quan ndërhyrjet “të papërgjegjshme”.

“Ndërhyrjet janë të pakontrolluara dhe po dëmtojnë rëndë paraqitjen autentike të objektit, duke fshirë gjurmët e së kaluarës dhe duke zhdukur memorien historike që ai mbart,” shkruan ai, ndërsa kërkon ndalimin e punimeve.

Sula i tha BIRN-it se shqetësimi i tij nuk është i veçuar dhe se shumë aktivistë e organizata të tjera po kërkojnë që punime të tilla të bëhen duke respektuar vuajtjet e ish të burgosurve dhe rrëfimet e tyre mbi burgun.

“Vetëm kështu mund të garantohet një restaurim i kujdesshëm që respekton realitetin e Spaçit siç ka qenë,” thotë ai, duke kërkuar që të mos përdoret një vend kujtese si skenë filmi.

I njohur në dokumente si reparti 303, burgu i Spaçit, shërbeu si një kamp punë të detyruar për të burgosurit politikë të regjimit komunist.

Sipas hartës së vitit 1968, të gjitha godinat ishin njëkatëshe prej pupuliti, por në vitet e mëvonshme pamja e këtij kampi ndryshon disa herë fizionominë pasi u ndërtuan fjetoret 3-katëshe dhe ndryshoi funksioni i disa prej godinave të tjera.

Projekti i publikuar nga IKTK parashikon disa ndërhyrje në godinat të mbetura ende në këmbë, ndër to dhe rindërtimin e tarracës së apelit, ku të burgosurit niseshin për në minierë për të plotësuar normën e tyre ditore për nxjerrjen e 600 kilogrameve pirit. Drejtoresha e IKTK, Joli Mitrojorgji nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Pavarësisht rrënimit dhe mungesës së kujdesit, kampi i Spaçit është kthyer sot në një vend pelegrinazhi çdo muaj maj për ish të burgosurit politikë që kanë mbetur ende gjallë, pasardhësit e tyre dhe aktivistët e drejtave të njeriut./ BIRN

spac

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje