LIVE UPDATES
Aktualitet

Sondazhi i Gallup: Kosova dhe Shqipëria, shtetet që mbështesin më shumë lidershipin e SHBA-së, ndonëse me rënie

Kosova është shteti që ka mbështetjen më të lartë në Europë ndaj lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 83% e të anketuarve në Kosovë janë pro, ndërsa 6% nuk e mbështesin dhe 10% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

29 Prill 2024, 07:21 Nga N.F
Sondazhi i Gallup: Kosova dhe Shqipëria, shtetet që mbështesin
Foto ilustruese

TIRANË- Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Kompania e njohur ndërkombëtare e sondazheve, Gallup, ka publikuar sondazhin e fundit “Vlerësimi i Liderëve Botërorë, SHBA kundrejt Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë”.

Kosova është shteti që ka mbështetjen më të lartë në Europë ndaj lidershipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 83% e të anketuarve në Kosovë janë pro, ndërsa 6% nuk e mbështesin dhe 10% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen.

Në vend të dytë është Polonia, me 73% mbështetje, 16% kundër dhe 21% që refuzojnë të japin opinion. Shqipëria renditet në vend të tretë. 63% e të anketuarve janë shprehur pro lidershipit të SHBA-së dhe 16% janë kundër. Niveli i refuzimit është i lartë, në 21%.

Ndonëse Kosova dhe Shqipëria janë dy shtetet me mbështetjen e parë dhe të tretë më të lartë, ajo ka rënë në raport me sondazhet e mëparshme, me 6 pikë përqindje për secilin. E njëjta tendencë ishte dhe për Poloninë (-7). Mbështetja globale për lidershipin e SHBA-së ishte 41%.

Në krahasim me rajonin, Kosova dhe Shqipëria kanë një vlerësim shumë më të lartë për politikat e SHBA-së. Në rajon mbështetjen më të ulët e ka Serbia, me vetëm 10%, që janë pro lidershipit amerikan dhe 61% kundër (21% refuzuan të përgjigjen). Serbia është në fakt e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Rusinë (6% pro dhe 88% kundër).

Pas Serbisë, më pak tek drejtimi i SHBA-ve besojnë shtetasit e Bosnjë Hercegovinës (27% pro), Malit të Zi (30%), Maqedonisë së Veriut (37% pro), Sipas raportit, sondazhet e Gallup në më shumë se 130 vende tregojnë se rendi botëror mbeti kryesisht i pandryshuar në vitin 2023.

As SHBA-së, as Gjermania nuk morën një miratim global të udhëheqjes së tyre prej më shumë se 50%, por gjithësi lideri gjerman fiton një vlerësim më të lartë se ai i SHBA-së.

Megjithatë, këto dy shtete ishin ende në pozita shumë më të forta se Kina dhe Rusia – të cilat kanë një vlerësim të ulët rekord pas pushtimit të Ukrainës. Në vitin e tretë të presidencës së Joe Biden, vlerësimi mesatar global i miratimit të lidershipit të SHBA-së ishte 41% në 133 vende dhe territore. Ky vlerësim është i njëjtë me vitin e kaluar dhe më i ulët se vlerësimi prej 45% pozitiv gjatë vitit të tij të parë të plotë në detyrë.

Në vitin e dytë të plotë nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz, Gjermania mbeti fuqia globale me vlerësimin më të lartë për të shtatin vit radhazi. Në vitin 2023, miratimi mesatar i lidershipit të Gjermanisë në 134 vende dhe territore ishte 46% — i pandryshuar nga viti 2022. Të dy vlerësimet janë ulur nga niveli prej 50% që rezultoi në 2021, por janë ende më të larta se shumicën e mandatit të gjatë të ish-kancelares Angela Merkel.

Gjermania dhe SHBA-të vazhduan të kishin vlerësime më të larta të miratimit sesa Kina apo Rusia. Vlerësimi i miratimit të Kinës u rrit paksa në 30%, por ishte ende afër nivelit më të ulët. Vlerësimi global i miratimit të Rusisë prej 22% në 2023 është statistikisht po aq i dobët sa vlerësimi i saj prej 21% pasi pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022.

Ndërsa SHBA-ja dhe aleatët e saj në Europë dënuan pushtimin e Ukrainës nga Rusia, miratimi i Rusisë ra pothuajse në çdo rajon të botës në vitin 2022, duke ofruar dëshmi se kundërshtimi ndaj veprimeve të saj ishte shumë më i gjerë. Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, përbuzja mbetet po aq e fortë në Europë. Megjithatë, ka shenja se po zbutet gjetkë, veçanërisht në Afrikë, sipas raportit të Gallup.

Marrë nga Monitor

gallup shqiperia kosova shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj