Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sot gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.
TIRANË- Policia ka publikuar planin e masave që do të zbatohen sot për mbarëvajtjen e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ku Tirana do të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare.
Policia ka bërë me dije se do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, të cilat janë listuar edhe në njoftim. Gjithashtu, sot gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës. Bëhet me dije se orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve????Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
-Në largim të delegacioneve: ???? Rruga “George w Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.
Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit. Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024- Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
Foto ilustruese TIRANË- Teksa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE në vitin 2030 një hendek i madh mbetet i hapur ...
Foto TIRANË- Moti do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por pas mesditës dhe në vijim, v...
Foto ilustruese DURRËS- Një 21-vjeçar belg, pushues në zonën e Shkëmbit të Kavajës, dyshohet se gjat&eu...
Foto ilustruese GREQIA- Një 22-vjeçare shqiptare është arrestua në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti...
Gentiana Kopili (Hudhra) ITALIA- Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin Tolentino, në provincën...
Foto nga vendi i ngjarjes GJIROKASTËR- Flakët kanë përfshirë sot kodrën në vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, në...
Foto ilustruese LEVAN- Një automjet është përshirë nga flakët sot në vendin e quajtur “ Kthesa e Fratarit” p...
Foto ilustruese MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat ku paraprakisht raportohet se ka dyshime për një të ri të...
Levian Goga GREQIA- Levian Goga, emigranti shqiptar në Greqi që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shp...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një vatër zjarri ka rënë pranë Urës se Kardhiqit. Konkretisht zjarri ka rënë...