LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kanë frikë mos i dekonspirojnë"/ Lala: SPAK e ka përjashtuar policinë nga hetimet e dosjes së përgjimeve të SKY

Nga ana tjetër gazetarja sqaron se SPAK është instucioni që ka bërë kërkesën për të marrë të dhënat nga partnerët mbi përgjimet në SKY. 

23 Nëntor 2023, 21:35 Nga h.k

"Kanë frikë mos i dekonspirojnë"/ Lala: SPAK e ka

TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, zbuloi detaje të reja për dosjen e fundit të SPAK, ku në pranga kanë rënë ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani, si dhe shefi i krimeve në komisariatin numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni.

Lala zbulon se SPAK e ka përjashtuar policinë nga hetimet për shkak se e ka konsideruar të dyshimtë. Nga ana tjetër gazetarja sqaron se SPAK është instucioni që ka bërë kërkesën për të marrë të dhënat nga partnerët mbi përgjimet në SKY. 

"Duhet thënë se policia është përjashtuar nga SPAK si e dyshimtë në lidhje me dosjen e përgjimeve të SKY-t. Kjo ka ardhur nga fakti se kanë patur hallin se mos i dekonspirojnë."-tha Lala 

Gjithashtu gazetarja ka shtuar dhe të dhëna të reja në lidhje me dosjen për një personazh që nuk është bërë i njohur në media. 

"Kryefjala ka qenë Breçani, pasi ka qenë oficer i Forcave Speciale. Breçani kishte një detaj që nuk është bërë publik, ai ka kërkuar të kishte përball kreun e SPAK dhe të diskutonte më të. Breçani ka 2 episode. Episodi i parë lidhet me të birin. Dyshohet se ka marrë para nga i biri. E pyet për aktivitetin por nuk merr pjesë në të. Ka një moment që ana tjetër e medaljes, është fakti që Brecani i tërheq vëmendje të birit duke i thënë ‘ke tre vite që je larguar. Hajde tako nënën se është e sëmurë’. Duket se i biri e ka injoruar. Sipas prokurorisë Brecani është në pamundësi për të tërhequr të birin i cili qëndronte në Evropë dhe në Amerikën Latine.

Bujar Gërmizi strehonte të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani. Breçani dhe Gërmizi ishin miq me njëri tjetrin. Nuk ka dyshime për pjesëmarrje aktive në krim. Kjo është pozita e Breçanit. Tjetër detaj është emri i Albert Prenga, ka emër tjetër, por nuk e bëj dot publik. Ai ka lidhje të forta në Holandë. Është një personazh që ka grup kriminal që prej vitit 1995, me origjinë nga Mirdita. Kanë futur drogë duke e futur në lëng limoni. Teknika që ka përdorur është e jashtëzakonshme sipas dosjes. Po ti kapësh të veçuar, Zenelin Prenga, Gërmizi janë krerë të bandave të tyre.

Ne jemi një vend i vogël dhe prodhojmë shumë kriminalitet. Ne kishim operacionin “Metamorfoza” ku kishim zyrtarë të lartë të përfshirë në ngjarje të tilla. Këta njerëz nuk futeshin ne marrëdhënie pas SKY. Unë mendoj se prodhohen nga shërbimet sekrete për të futur njerëzit e botës së krimit. I lejojnë 2-3 vite të komunikojnë dhe më pas i zbulojnë. Breçani në rastin e të birit ka qenë i dyzuar. Nuk e kam menduar se Breçani mund të ketë përdorur ‘SKY’. Këta nuk flasnin individualisht, por flisnin në grup.“ -tha Lala. 

aksioni spak klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj