LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Tentativa për vrasjen e Durim Bamit, armë dhe lëndë narkotike, SPAK dërgon për gjykim 6 persona, për 2 të tjerë kërkohet lirimi nga akuzat

Konkretisht SPAK dërgon për gjykim Albert Zajën, Edison Mucekun, Elvis Ndrecën, Armando Ndrecën, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

1 Gusht 2025, 16:10 Nga M.B
EMRAT/ Tentativa për vrasjen e Durim Bamit, armë dhe lëndë
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për një grup të strukturuar kriminal dhe ka dërguar për gjykim 6 persona të dyshuar për vepra të rënda penale si, tentativë vrasjeje ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës, trafik droge dhe tregti armësh. Konkretisht SPAK dërgon për gjykim Albert Zajën, Edison Mucekun, Elvis Ndrecën, Armando Ndrecën, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

Sipas hetimeve të SPAK, Zaja akuzohet se më 4 nëntor 2020 tentoi të vriste me armë Durim Bamin dhe Ervin Kodrën në Fushë-Krujë. Gjithashtu ai akuzohet gjithashtu për përgatitje vrasjesh, mbajtje armësh dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se Edison Muceku,  i arrestuar në Britani dhe ekstraduar, akuzohet për përgatitje për vrasjen e Hamza Terziut dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Nga aa tjetër, Elvis Ndreca është i dyshuar për përgatitjen e një atentati ndaj Durim Bamit.

Gjithashtu sipas njoftimit, Armando Ndreca akuzohet për organizim dhe financim të një grupi që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë. Sipas SPAK, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli, akuzohen për tregti të paligjshme armësh në periudhën 2020–2021.

SPAK po ashtu bën me dije se ka kërkuar pushimin e çështjes për Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, të cilët ishin hetuar si të përfshirë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt 2021 në Fier. Në njoftim thuhet se nga aktet hetimore provohet se më datë 01.02.2021, rreth orës 10:00-11:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz.

Sipas SPAK, nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ka dalë në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së Kelmend Kastrati, por kanë ngatërruar objekt dhe kanë vrarë Shkëlzen Kastrati.

"Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Në mbështetje të neneve 328 pika 1 gërma “dh” dhe 329/a të të Kodit të Procedurës Penale, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar para gjyqtarit të seancës paraprake, pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, në lidhje me procedimin penal nr.59/2 të vitit 2022, pasi nuk provohej që veprat penale për të cilat ata akuzohen, të jenë kryer nga këta të pandehur", thuhet në njoftim.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.59/2, të vitit 2022, duke dorëzuar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

I. Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të të pandehurve:

Albert Zaja, i akuzuar për:

“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 79/dh, 22 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal (nenet 278/1 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334 i Kodit Penal).

Edison Muceku, i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar më 10.01.2025 dhe ekstraduar në Shqipëri më 28.03.2025, i akuzuar për:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Elvis Ndreca, i akuzuar për:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Durim Bami (nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i të Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Armando Ndreca, i akuzuar për:

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal (nenet 283/3 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” në formën e organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Deivis Bajramaj, i akuzuar për:

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në formën e tregtimit dhe shitjes (nenet 278/6 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” në formën e krijimit, drejtimit dhe organizimit (neni 333/a/1 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).

Adrian Pikli, i arrestuar në Gjermani më 17.05.2024 dhe ekstraduar më 16.07.2024, i akuzuar për:

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, në formën e tregtimit (nenet 278/6 dhe 28/4 të Kodit Penal);
“Grup i strukturuar kriminal” (neni 333/a/2 i Kodit Penal);
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” (neni 334/1 i Kodit Penal).
Dinamika e ngjarjeve të hetuara:

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se:

04.11.2020, Ura e Tapizës, Fushë Krujë – Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.
maj–korrik 2020 – Albert Zaja dhe Edison Muceku siguruan mjetet për vrasjen e shtetasit Hamza Terziu.
korrik–gusht 2020 – Elvis Ndreca siguroi mjetet për vrasjen e shtetasit Durim Bami.
tetor 2020 – Armando Ndreca organizoi dhe financoi grupin që prodhoi dhe shiti 243 kg kanabis në Lezhë.
2020–2021 – Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli u përfshinë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke i shitur edhe personave me precedent penal.

II. Kërkesën për pushimin e çështjes në lidhje me procedimin penal Nr.59/2 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:

Silvio (Roland) Cara, akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.
“Falsifikimi i dokumenteve” të parashikuar nga nenet 186/1 të Kodit Penal;

Elmir Tufa, akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

“Vrasje me paramendim”, në dëm të shtetasit Shkëlzen Kastrati, ngjarje e ndodhur në datën 01.02.2021 në qytetin e Fierit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, të parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal;
“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se në lidhje me të pandehurit Silvio Cara dhe Elmir Tufa, hetimet në Prokurorinë e Posaçme në ngarkim të tyre kanë vazhduar pas shpalljes së moskompetencës lëndore më dt.30.05.2024 të procedimit penal nr. 103 dt.01.02.2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Nga aktet hetimore provohet se më datë 01.02.2021, rreth orës 10:00-11:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz me targa AA 871 AN.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyECC të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ka dalë në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Kelmend Kastrati, por kanë lajthitur në objekt dhe kanë vrarë shtetasin Shkëlzen Kastrati.

Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Në mbështetje të neneve 328 pika 1 gërma “dh” dhe 329/a të të Kodit të Procedurës Penale, nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar para gjyqtarit të seancës paraprake, pushimi i çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa, në lidhje me procedimin penal nr.59/2 të vitit 2022, pasi nuk provohej që veprat penale për të cilat ata akuzohen, të jenë kryer nga këta të pandehur.

Për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal të identifikuar apo paidentifikuar nga ana jonë, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri më datë 01.02.2021 të shtetasit Shkëlzen Kastrati, po vazhdojnë hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.59 të vitit 2022, nga i cili është ndarë dhe procedimi penal nr.59/2, i vitit 2022.

spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj