LIVE UPDATES
Aktualitet

Nën dyshimet për spiunazh për Kosovën dhe Shqipërinë, gjykata në Serbi lë në paraburgim një person

Disa media në Serbi raportuan më 28 korrik, duke u thirrur në burime anonime, se Gjorgjeviç ishte arrestuar pikërisht në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Po të njëjtën ditë atij iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, konfirmuan nga Prokuroria për REL-in. Ky institucion nuk dha detaje lidhur me akuzat konkrete ndaj Gjorgjeviç.

1 Gusht 2025, 15:30 Nga M.B
Nën dyshimet për spiunazh për Kosovën dhe
Foto ilustruese

SERBIA- Gjykata e Lartë në Prokuple të Serbisë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Sasha Gjorgjeviç nga Shtërpca, komunë në Kosovë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit. Kjo është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Prokuroria e Lartë Publike në Prokuple, qytet në jug të Serbisë që gjendet rreth 50 kilometra larg pikës kufitare me Kosovën, Merdare.

Disa media në Serbi raportuan më 28 korrik, duke u thirrur në burime anonime, se Gjorgjeviç ishte arrestuar pikërisht në pikën kufitare Merdare, nën dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë (SHISH), përmes Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Po të njëjtën ditë atij iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh, konfirmuan nga Prokuroria për REL-in. Ky institucion nuk dha detaje lidhur me akuzat konkrete ndaj Gjorgjeviç.

“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një hetim të gjerë, por për një rast individual”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve gjyqësore serbe.

Ndërkohë, media serbe kanë raportuar se arrestimi është kryer në bashkëpunim me pjesëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe Policisë së Prokuples. Po ashtu, është publikuar një video e arrestimit, ndërsa pretendohet se Gjorgjeviç akuzohet se ka vepruar kundër interesave të komunitetit serb në Kosovë dhe se ka dorëzuar informacione konfidenciale në këmbim të pagesës.

Sipas këtyre raportimeve, ai ka qenë në kontakt me një pjesëtar të AKI-së në Ferizaj, i cili ka shërbyer si lidhje me shërbimin shqiptar të inteligjencës. Gjorgjeviç dyshohet se ka mbledhur të dhëna për “përfaqësues me ndikim të komunitetit serb në Kosovë, për aktivitetet e politikanëve serbë dhe figurave të njohura serbe në atë zonë, si dhe për pjesëtarët e strukturave të sigurisë së Serbisë – BIA-s, Ministrisë së Brendshme dhe Ushtrisë së Serbisë”.

Autoritetet në Serbi dhe Kosovë nuk janë prononcuar zyrtarisht për këtë rast. Nga ana tjetër, më 18 korrik, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për Bojan Jevtiç, i cili ishte arrestuar një ditë më parë në kuadër të një aksioni të përbashkët të institucioneve të sigurisë në Kosovë, nën dyshimin për spiunazh në dobi të strukturave të sigurisë serbe. Jevtiç ka qenë toger në Policinë Kufitare të Kosovës në pikën kufitare në Dheun e Bardhë, por pas arrestimit, Inspektorati Policor ka rekomanduar pezullimin e tij nga detyra.

Përveç Jevtiqit, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar edhe disa serbë dhe shqiptarë të dyshuar për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe. Në fillim të qershorit, Aleksandar Vllajiç u dënua me pesë vjet burg, pasi pranoi fajësinë për akuzat se, si pjesëtar i BIA-s është marrë me spiunazh në Kosovë. Po ashtu, nga mesi i qershorit, Kosova ka dëbuar së paku dhjetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, që jetojnë në Kosovë, me arsyetimin se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare./ REL

serbia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës