8 Dhjetor 2025, 14:35
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet më datë 9 dhjetor në orën 11:00, për të votuar Joni Ketën në krye të BKH. Joni Keta mban aktualisht postin e zv.drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai u propozua si drejtues në finale të një procesi, i cili zgjati disa muaj.
Në garën për drejtimin e BKH, strukturës që ndihmon SPAK në hetime ishin 7 kandidatë. Në këtë garë u përfshin prokurorë dhe zyrtarë të lartë të policisë. Byroja Kombëtare e Hetimit u drejtua nga Aida Hajnaj, në mandatin e parë 5 vjeçar të saj.
DOKUMENTI
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E Martë, 09.12.2025
Ora: 11.00
Kohëzgjatja: -90 minuta
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
Miratimi i Procesverbaleve të mbledhjeve plenare të datave 13.11.2025, 14.11.2025 dhe 18.11.2025;
Diskutimi/miratimi i projektvendimit: “Për emërimin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”
Diskutimi/miratimi i projektvendimeve: “Për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”./Dosja.al

joni keta klp bkh
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 14:27
M.L
ITALI- Hekurat e qelisë ku po mbahej u prenë me mjete të posaçme dhe, pas kësaj, ai arriti të zhdukej nga burgu i sigurisë...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 13:44
M.L
Taulant Toma
Taulant Toma, 41-vjeçari shqiptar i njohur në media ndërkombëtare si “magjistari i arratisjes”, ka arritur e...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 13:20
M.L
Foto ilustruese
Tri kompani të Elektroprivredës së Serbisë (EPS) - kompania shtetërore energjetike serbe - të regjistruara me...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 13:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka nisur hetimin për pesë persona në Tiranë. Ata u shoqëruan drejt komisariatit, pasi janë...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 13:14
vladimir karaj
TIRANË- Më 3 dhjetor, Agjencia Telegrafike Shqiptare pyeti në një titull të publikuar në faqen e parë të saj në i...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 12:53
D.S
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 63-vjeçar italian me iniciale A.M. është venë në pranga, pasi ka shkaktuar një akside...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 12:39
M.L
Ëngjëll Brahimi
SHBA- Gjykata e Apelit në Kanada, ka vendosur që Ëngjëll Brahimi, i akuzuar për vrasjen e policit Astrit...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 12:18
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Një 21-vjeçar me iniciale S.K është arrestuar ditën e sotme për vjedhje në seri. Mës...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 12:06
M.L
Fqinja në Korçë
KORÇË- Një 70-vjeçare, Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banes&eu...
Aktualitet
8 Dhjetor 2025, 11:54
M.L
VLORA- Një mosmarrëveshje për afatin e qëndrimit në një dhomë me qira ka përfunduar me plagosjen e pronarit...