LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bjer llastikun e të mbathurave, hidhi sheqer mbrapa”, ja zgjidhja e halleve të fallxhores Kati

Një e inflitruar e emisionit Stop në Tv Klan shkon ta takojë Katin dhe i thotë se jeton në Gjermani, por kërkon të ndahet nga lidhja e saj 10-vjeçare. Me pak sheqer e llastikun e të mbathurave, Kati e zgjidh ‘fët e fët’ këtë problem.

2 Janar 2024, 21:50 Nga h.k
“Bjer llastikun e të mbathurave, hidhi sheqer mbrapa”, ja
Investigim ne Belsh

BELSH-Në Belsh banon një grua, e quajtur Kati, e cila jo vetëm të lexon fatin, por edhe ta bën atë të mbarë. Një e inflitruar e emisionit Stop në Tv Klan shkon ta takojë Katin dhe i thotë se jeton në Gjermani, por kërkon të ndahet nga lidhja e saj 10-vjeçare. Me pak sheqer e llastikun e të mbathurave, Kati e zgjidh ‘fët e fët’ këtë problem.

Fallxhorja Kati: Ke ardhur në vend të mirë. Ishallah na doli për sevap, ishallah të ndihmon me shpirt Zoti! Kam 40 vjet në zanat nuk më janë shkëput nga klientelat e mia.

Qytetarja: Ah të rujt Zoti! Unë kam, kam jetuar në Gjermani, jetoj në Gjermani. Kam fillu që para 10-të vitesh një lidhje.

Fallxhorja Kati: Po!

Qytetarja: Një burrë, që është shumë më i madh se unë. Problemi është, se nuk du me ndejt më, du me u nda, po puna, është se më nxjerr pa asnjë gjë. Pa shpi, nuk më jep asnjë lloj pasurie, asnjë gjë.

Fallxhorja Kati: Ky është bërë si miu. Zi edhe ky, thotë unë nuk të lej kurrë thotë, që ti të gëzohesh me tjetër kush.

Qytetarja:  Si t’ia bëj?

Fallxhorja Kati: Unë do ta bëj njëherë me sheqer, por e mira është të kishim llastikun e të mbathmeve, të rrobës ose rrobën e këtij edhe për pasuri, ky nuk mendon të japë më.

Fallxhorja Kati: Të mos hapi gojë ai.

Qytetarja: Për çfarë do ma bësh këtë tani?

Fallxhorja Kati: T’ia lidhim gojën atij.

Qytetarja: O lidhi gojën, thyej edhe këmbët..!

Fallxhorja Kati: T’i lidhim gojën ne, po thyej këmbët, t’ia thyej Zoti! Këmbë e duar! Ta lidhim komplet, që me ty as mos të ndjeki, as mos të vij mbrapa. Të rrijë, t’i qepet goja! Sheqerin bjere! Këtë lidhe këtu!

Fallxhorja Kati: Këtë sheqerin, do ia përdorësh këtij, do ia hedhësh mfshehtas mbi kurriz! Do hash dy kokrra në goj vetë dhe hudhi sheqerin mbas kurrizit atij.., ooop në ato moment, si shpërndahen kokrrat, u shpërndaftë dhe u ndaftë ky nga mu! Ke mu sa kokrra sheqeri rënshin thuj, aq dashuri për fatin tim, u shtofsha e u ëmbëlsofsha!

Qytetarja: Po për pjesën e pasurisë?

Fallxhorja Kati: Bjeri llastikun e të mbathurave, ishallah t’ia bllokojmë gjënat, që të bëjmë, siç të thush ti!

Po në Belsh, në fshatin Rrasë është edhe Zenepja, e cila me një çokollatë, disa qirinj e çëmçakëza, heq qafe burrin e të inflitruarës, që ka lidhje me një grua të martuar.

Banorja: Nuk e di, po kur ka vdek ajo, këtu kishte dal flakë këtu dhe kjo kishte ndërtuar, i kishte dalë ajo në ëndërr kësaj, i kishte thënë “më ndërto një dhomë”, i kishte thënë, se do bëj mirë për njerzit.

Qytetari: Si kalove?

Fallxhorja: Mirë! Ti mirë?

Qytetari: Si je ti?

Fallxhorja: Mirë o bir! Takoje nënën! (Zenepen) Për herë të parë je ti?

Qytetari: Po!

Fallxhorja: Takoje vendin! (Varrin) Nga je ti?

Qytetari: Nga Bxxxxx.

Fallxhorja: Eh ja, ec! Ndiz qiri! Ke qiri?

Qytetari: Jo! Nuk kam me vete.

Fallxhorja: Ja merr te nënë Zenepja një qese të bardhë aty!

Qytetari: Këtu?

Fallxhorja: Eh, ajo qesja atje! Do i lutesh nënë Zenepes, për të gjitha dëshirat, që ke.

Qytetari: Këtu?

Fallxhorja: Po! Mbaji nënë duart. Ti qënke në pikë të hallit, o bir. Kjo vajza italiane të do ty?

Qytetari: E kam aty poshtë. E dua, por është e martuar edhe doja, që ta hiqja qafe atë burrin, në kuptimin, që të na linte rehat! E ke parasysh?

Fallxhorja: Të don ajo ty?

Qytetari: Më do moj, po ai është i pasur shumë moj ai andej edhe duam, që të ndahen ata, t’i marrim edhe pasurinë atij, se…

Fallxhorja: Po është i fortë ai, se ai është pronar. Një botë thërret një Zot, o bir i nënës. Mbi të gjitha jemi njerëz. Çfarëdo që të jesh ti, kjo (Zenepja) i ka njësoj. Hajd të hënën, merr një kile karamele!

Qytetari: Po!

Fallxhorja: “Milko”. Merr 20 copë qirinj edhe 2 pako çëmçakëza dhe kjo të jetë e pastër vetë! Po qe bukë me hëngër të keqen nëna, do hahet. Merr 4 karamele! 2 ajo, 2 ti!

Qytetari: Edhe si ti ashtu ne këto?

Fallxhorja: T’i hani darkë për darkë! Takoje vendin e mirë dhe vazhdo!

Qytetari: Po të lë një kështu… (Lekë) Na ectë mbarë!

Fallxhorja: Ec, se s’do gjë ajo, (Zenepja) po ec!

Ndërsa në Yrshek, Mëzez, Diana rilidh të inflitruarën me burrin, që do që ta lërë. Kjo do të ndodhë me çdo kusht, edhe nëse burrit në fjalë do i thyhet ndonjë këmbë a dorë. Disa para nën jastëkun e burrit, dhe ai hidhet sërish në krahët e të infiltruarës, që “ka hallin”.

Qytetarja: Unë rri në Itali. Kam nja 13 vjet.

Fallxhore Diana: Sa mirë!

Qytetarja: Që rri me një italian e ai do me u nda nga unë.

Fallxhore Diana: Ai?

Qytetarja: Ai!

Fallxhore Diana: Po pse do me u nda ai?

Qytetarja: Po sepse s’ma ka më nevojën e do me u nda. Tashi unë kam ardh me gjet derman. Du, që të ma ketë nevojën prapë! Thyji këmbë, nai krah, të bëjë, ça të dojë të zejë krevatin!

Fallxhore Diana: Ça moshe është?

Qytetarja: 59!

Fallxhore Diana: 59! Dhe do gru tjetër bxxx e tij…

Qytetarja: Po!

Fallxhore Diana: Ptuu, të hëngërt mortja!

(Lutet)

Fallxhore Diana: Ti do t’i rrish shumë afër atij! A nigjove? Ti rrin afër. S’prish punë, rriji afër, doje, respektoje, përqafoje! A je tu më kuptu? Ta duash, ta respektosh! O shpirt, o zemër, s’ke çbën tash duhet me iu bë zemër e shpirt atij! Se unë jam me vend të shenjtë. E merr, e bën një 5 lekësh e fut nën jastik. Lekë, ia fut Lekë. Mbi 5 Eurosha, 1 Euro, sa të dojë zemra jote!

Qytetarja: Ah, ah, po!

Fallxhore Diana: Të kallzoj unë ti, e vë unë përpara.

Qytetarja: Mirë!

Fallxhore Diana: Ti do t’i rrish prapa, shumë-shumë afër! Shumë, shumë, shumë! Lajka, lajka, lajka…A e merr vesh?

Qytetarja: Po!

Fallxhore Diana: Të ndihmoj unë, ç’ke ti, se ta bëj mbarë unë. Këtë ke me e mbajt në portofol, për vete! Ça t’i lutesh, të realizohet! Mbarë!

Qytetarja: Aty të zeje krevatin!

Fallxhore Diana: Do lutemi, me kuptimin mos dalim huq!

Qytetarja: Shumë faleminderit!/TvKlan

investigim ne belsh

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Janar 2024, 14:53 I.A

Mësuesja që “amëlson” Shkodrën

Zamira Faslija SHKODËR- Zamira Faslija, tash e 17 vjet, është mësuese e ciklit të ulët fillor në Shkodër, por, vite...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj