LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësuesja që “amëlson” Shkodrën

Haxhimakullja, tespixhja dhe kadaifi me kajmak janë specialitete të saj, pasi është rritur duke parë gjyshen dhe nënën e saj duke i gatuar dhe ka mësuar prej tyre.

2 Janar 2024, 14:53 Nga I.A
Mësuesja që “amëlson” Shkodrën
Zamira Faslija

SHKODËR- Zamira Faslija, tash e 17 vjet, është mësuese e ciklit të ulët fillor në Shkodër, por, viteve të fundit, është bërë e njohur për përgatitjen e ëmbëlsirave tradicionale. Haxhimakullja, tespixhja dhe kadaifi me kajmak janë specialitete të saj, pasi është rritur duke parë gjyshen dhe nënën e saj duke i gatuar dhe ka mësuar prej tyre.

Duke qenë ëmbëlsira tradicionale, ato i kërkojnë të gjithë shkodranët, por jo vetëm. I kërkojnë edhe familjet shkodrane që jetojnë në zona të tjera në Shqipëri dhe i porosisin për të afërm të tyre në Evropë, SHBA e Kanada.

Pasionin që kishte që në fëmijëri, ia ringjalli koha e pandemisë COVID-19.

“Para pandemisë i përgatisja këto ëmbëlsira për familjen, të afërm dhe rrethin e ngushtë shoqëror. Gjatë pandemisë, kur u shkëputa nga mësimdhënia, nuk doja të rrija duarkryq. Ideja që më erdhi, ishte të ushtroja pasionin tim për ëmbëlsirat”, tregon Zamira.

“Duke qenë e mbyllur në shtëpi, kisha kohë mjaftueshëm ta konceptoja idenë time për ta rikthyer shijen tradicionale të ëmbëlsirave shkodrane, por sigurisht edhe për ta provuar veten tek ato lloje që janë më bashkëkohore. Pra, të mos mungonte asgjë në varësi të porosive që mund t’i kisha”, thotë 55-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Me kalimin e kohës mendoi që ta reklamonte online punën e saj, duke i lënë emrin “Amël qofsh”.

“Ma sugjeroi një mike e imja, pasi kjo shprehje në gegërisht përdoret nga ne sa herë që dikush na jep një ëmbëlsirë”, tregon Zamira.

Haxhimakullja, tespixhja dhe kadaifi me kajmak përgatiten thuajse në çdo pastiçeri, por një pjesë e mirë e shkodranëve i preferojnë nga duart e Zamirës.

Sekreti është te shija origjinale dhe mospërdorimi i fryrësve.

“Njerëzit duan shijen me të cilën janë mësuar që fëmijë. Shumë thonë se nuk i gjejnë më të gatuara si nga duart e gjysheve të tyre dhe kërkojnë derisa e gjejnë këtë shije. Janë ëmbëlsira delikate, duan produkte të freskëta. Unë përdor gjalpin, vezët, qumështin e freskët dhe, sigurisht, sekreti është te raporti i bashkimit të këtyre përbërësve dhe koha që i kushtoj përgatitjes së një ëmbëlsire. Unë nuk përdor pluhur fryrës”, thotë Zamira.

Sipas saj, të gjithë që i provojnë, thonë të njëjtën gjë: “Janë fiks siç na i bënte gjyshja dikur. Dhe kjo për mua është fantastike, sepse edhe unë vetë jam fanatike e ruajtjes së këtyre recetave, e shijes tradicionale”.

Zamira rrëfen se nuk ka qenë e lehtë për të të jetë paradite mësuese dhe pasdite apo deri natën vonë “pastiçiere”, por se ndihet mirë që kërkesat shtohen çdo ditë dhe nuk mungojnë rastet kur porositë i vijnë edhe për jashtë vendit.

“Porositë janë kryesisht nga Shkodra, por edhe nga shkodranë që jetojnë në Tiranë. Kam edhe shumë kërkesa që t’ua dërgojnë të afërmve në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Më shumë kërkohet haxhimakullja [gurabije me sherbet] pasi ka shumë pak njerëz që dinë ta përgatisin si gjyshet tona dikur”, thotë ajo.

Zamira tregon se për të ka shumë rëndësi që, ashtu siç u mësohet brezave të rinj kultura, zakonet e një zone, t’u trashëgohet edhe arti i gatimit dhe të veçantat e tij.

Për këtë arsye, veç lëndëve të programit mësimor, Zamira u jep mësim nxënësve edhe për gatimin.

“Nxënësit e Shkollës ‘Azem Hajdari’, ku jap mësim, vijnë nga zona të ndryshme të veriut dhe një ndër projektet e realizuara me ta, ka qenë ‘Ju flas për rrënjët e mia’. Ky ishte momenti kur secili solli karakteristikat e zonës, si: traditën, zakonet, artin, por edhe gatimet që janë bërë dikur e nuk duhet të humbasin. Ishte vërtet kënaqësi të shihje se gatimet tradicionale ruhen me emrat e tyre të vjetër dhe me recetën që kanë përdorur gjyshet tona”, thotë mësuesja pastiçiere.

Ndërrimi i viteve është momenti kur Zamirës i duhet të punojë deri në 3 të mëngjesit.

“Këto ditë janë të lodhshme, por edhe të bukura për mua. Të lodhshme, sepse kam shumë kërkesa dhe më vjen vërtet keq që dhjetëra prej tyre i kam kthyer, sepse e kam të pamundur. Punoj e vetme. Por, janë ditë të bukura, sepse janë klientë që kthehen gjithnjë, nuk kam humbur asnjë prej tyre, sepse mbeten të kënaqur nga puna ime. Dhe, kënaqësia është e madhe kur dorëzoj ëmbëlsirën dhe shkëmbejmë urimin ‘amël qofsh’”, thotë Zamira, që po mendon edhe ta zgjerojë punën e saj.

Shtëpia e saj në Lagjen Dërgut - një prej më të vjetrave në Shkodër - është e vogël për t’i përballuar kërkesat në rritje nga brenda dhe jashtë vendit, ndaj Zamira shpreson që në vitin 2024 ta ketë punishten e saj. Deri tani, dy djemtë e saj e ndihmojnë në përgatitjen e ëmbëlsirave tradicionale, por Zamira shpreson që në të ardhmen edhe të mësojnë t’i përgatisin vetë.

Marrë nga REL

zamira faslija

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën