LIVE UPDATES
Aktualitet

Supermarketet/Shtohen operatorët e mëdhenj, ngadalësohen elektroshtëpiake, rriten veshjet online

Të dhënat e INSTAT për indeksin e tregtisë me pakicë të ushqimeve, pije e duhan në njësi të specializuara, tregojnë se rritja e tregut në tërësi është e qëndrueshme.

28 Shtator 2024, 07:22 Nga r.ll
Supermarketet/Shtohen operatorët e mëdhenj, ngadalësohen
foto ilustruese

TIRANË- Tregtia me pakicë po riformatohet vitet e fundit, teksa zinxhirët e supermarketeve po zgjerohen, duke marrë nga tregu i dyqaneve të vogla, që po mbyllen për shkak të rritjes së konkurrencës dhe konsumit të dobët.

Në vitin 2023, numri i operatorëve që kanë hyrë në renditjen e “Monitor 200” është shtuar, teksa ky segment po zgjerohet me shpejtësi. Dy zinxhirë të tjerë janë listuar në renditjen e 2023, pas një hyrjeje në vitin 2022.

Operatorët raportojnë se rënia e çmimeve është reflektuar në rritjen e konsumit, ndryshe nga viti 2022, kur zgjerimi ishte udhëhequr kryesisht nga shtrenjtimi i produkteve për shkak të inflacionit të lartë. Megjithatë, tregu ndien pasojat e emigracionit, sidomos të të rinjve.

Në periudhën e verës ndikon pozitivisht shtimi i turistëve.

Operatorët pohojnë se si pandemia COVID-19 ashtu edhe lufta në Ukrainë i kanë shtyrë konsumatorët të përdorin supermarketet dhe të mbajnë të njëjtin stil jete, duke nxitur rritjen e konsumit të vakteve në shtëpi. Në kahun tjetër, edhe turistët që vijnë konsiderohen si low cost, që për arsye kursimi tentojnë të konsumojnë produkte në supermarkete.

Të dhënat e INSTAT për indeksin e tregtisë me pakicë të ushqimeve, pije e duhan në njësi të specializuara, tregojnë se rritja e tregut në tërësi është e qëndrueshme.

“Big Market” është rrjeti më i madh i supermarketeve në vend, por nuk figuron në listën e më të mëdhave, për shkak të strukturës së operimit të tij me subjekte të veçanta për çdo pikë shitjeje, që çon në raportim me dyqane të ndara. Operatori kishte 26.6 miliardë lekë të ardhura në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare nga kompania, me rritje 8.7%, me bazë vjetore.

-Rrjeti i supermarketeve “SPAR Albania” (pjesë e grupit BALFIN), raportoi të ardhura prej 10.7 miliardë lekësh, me zgjerim 14.7% me bazë vjetore vetëm nga rrjeti i dyqaneve që menaxhon vetë.

Në fund të vitit 2023, rrjeti “SPAR” në Shqipëri numëron 80 markete, 38 markete të operuara nën menaxhimit direkt nga “SPAR Albania” dhe 42 markete, nën menaxhimin me partneritet Franchise, sipas raportit të aktivitetit. Duke përfshirë dhe të ardhurat nga “Spar Franchise”, qarkullimi total vjetor i SPAR arriti në 18.8 miliardë lekë, me rritje 16% me bazë vjetore.

Kompania deklaron se ka në plan që në vitin 2024 të vazhdojë zgjerimin dhe të shtojë investimet në teknologji, në mënyrë që të rrisë eficiencën.

“Conad Albania” raportoi të ardhura prej gati 4.1 miliardë lekësh, me rënie prej 5.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas raportit të aktivitetit, arsyeja e rënies lidhet me faktin që “Conad” ka pësuar tkurrje të rrjetit të vet të dyqaneve, pasi një pjesë

e supermarketeve, të cilat nuk përshtateshin 100% me standardin e saj, janë mbyllur. Në total janë mbyllur 9 pika. Sipas kompanisë, në vitet në vijim, kjo tkurrje rrjeti do të bëhet e pakonsiderueshme për shkak të zgjerimit me dyqane të reja. Kompania pohon se kursi i këmbimit Lek – Euro (monedha kryesore e blerjes e përdorur nga kompania) ka pësuar

rënie dhe për pasojë, ulja e çmimeve ka rritur blerjen mesatare duke e përkthyer atë në volume.

“Çmimet e konsumit në vitin 2023 kanë shënuar rënie në krahasim me një vit më parë, për shkak të ndryshimit të kursit të këmbimit, por vlerat e shitjeve janë kundërbalancuar nga rritja e konsumit”, thuhet në raportin vjetor.

“Eco Market Food”, me aktivitet në fushën e prodhimit, magazinimit dhe tregtimit të prodhimeve e ushqimeve blegtorale e bujqësore, raportoi të ardhura rreth 3.4 miliardë lekë në vitin 2023, me rritje prej 5.7% me bazë vjetore.

“Tirana Cash & Carry” (me të njëjtin aksioner si “Big Market”) raportoi 3 miliardë lekë të ardhura, me rritje 4.3%.

“Diambe” është për të dytin vit radhazi në listën e “Monitor 200”, duke shënuar rritje të fortë me 40%, në 3.8 miliardë lekë. Ky është viti i dytë radhazi me zgjerim mbi 40%. Zinxhiri i marketeve zbaton konceptin e “discount” në vend dhe ka filluar aktivitetin në vitin 2014.

“Hysen Xhangolli”, shoqëria që menaxhon rrjetin e supermarketeve “Xhangolli”, është një hyrje e re në renditje, pas rritjes së fortë në 2023. Shoqëria raportoi të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh, me një zgjerim prej 65%, pas rritjes me 38% vitin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të raportit të aktivitetit, në zgjerim ka ndikuar shtimi i vazhdueshëm i numrit të marketeve të reja në Tiranë. Në shtator 2023, aktiviteti ekonomik ka kaluar nga personi fizik te shoqëria “Xhangolli Group” sh.p.k.

“Extramarket” ka hyrë për herë të parë në renditjen e 200 më të mëdhave. Të ardhurat u rritën me 15.2%, në 2.6 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit, kompania ka bërë investime në infrastrukturë dhe magazina dhe ka riorganizuar shpërndarjen, transportin e kontrollin e punës, duke mundësuar në rritjen e kapaciteteve tregtuese.

“Rossmann-Lala”, rrjeti gjermano-shqiptar i marketeve, po rezulton një nga bizneset më të qëndrueshme, me shtim dyshifror vit pas viti. Në vitin 2023, qarkullimi i saj vjetor arriti në 6.2 miliardë lekë, me zgjerim prej 30.3%. Kompania ka aktivitet në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Megatek”, hipermarketi më i madh “Bëje vetë”/DIY në Shqipëri, ka raportuar të ardhura prej 3.2 miliardë lekësh në vitin 2023. Sipas raportit vjetor, “‘Megatek’ ka bërë përmirësime thelbësore në strukturën e saj të shitjes, e cila ka çuar në rritje dhe qëndrueshmëri të fitimit”.

ELEKTROSHTËPIAKET, RRITJE E NGADALTË

“Neptun” mbetet tregtuesi më i madh i produkteve elektroshtëpiake dhe elektronike në vend. Në vitin 2023, të ardhurat e “Neptun” ishin 8.4 miliardë lekë, me zgjerim të lehtë vjetor prej 1.1%.

Në raportin e aktivitetit, kompania shpjegon se rrjeti aktual i “Neptun Albania” me 30 dyqane (12,878 m²) dhe 19 dyqane “Nova” mbulon të gjithë vendin.

“Konkurrenti ynë ‘Aza’ është duke mbuluar produkte të nivelit të ulët dhe në nivelin e mesëm, ‘Globe’ po mbulon markat e nivelit të mesëm dhe të nivelit të lartë. Ndërsa, ‘Gotech’ kryesisht po ofron produkte të nivelit të ulët dhe të mesëm”, thuhet në raportin vjetor.

Kompania pohon se po monitoron nga afër sjelljen e konkurrencës për përqasjen e re në biznesin online.

 “Globe Shops” raportoi të ardhura 3 miliardë lekë, me zgjerim prej 9.7%. “Viti 2023 ka qenë sfidues për të arritur rezultate pozitive, duke marrë parasysh vështirësitë e hasura në treg. Përpos kësaj, fokusi ka qenë i qartë dhe i përqendruar në atë çfarë shoqëria ofron dhe do të sjellë si risi në vijim.

Të qenët një shoqëri me stabilitet në treg, tashmë është një faktor që e karakterizon, por sfida për t’u zhvilluar dhe për t’u zgjeruar më shumë e bën të ndërmarrë nisma edhe më të mëdha”, thuhet në raportin vjetor.

“AZA Elektroshtëpiake” deklaroi qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë lekësh, me rritje 3.6%.

“Go Tech” kishte të ardhura prej 1.87 miliardë lekësh, me zgjerim prej rreth 4% me bazë vjetore. Sipas raportit të ecurisë së biznesit, shoqëria synon të rritet me 10% këtë vit, si rrjedhojë e njësive të reja në Tiranë dhe zgjerimit të sistemit franshise.

TREGU I VESHJEVE, VËMENDJA TE SHITJET ONLINE 

Segmenti i tregtimit të veshjeve po shënon rritje, pas hyrjes dhe zgjerimit të markave të huaja, që po konkurrojnë në tregun e çorganizuar dhe me nivel të lartë informaliteti.

“ITX ALBANIA”, në pronësi të grupit “Zara Holding B.V.”, kishte të ardhura rreth 6.5 miliardë lekë, me rritje 19.5% në raport me vitin e mëparshëm, duke qenë më e madhja e tregtimit të veshjeve në vend.

Kompania po e rrit vazhdimisht peshën që zënë shitjet online. Sipas raportit të aktivitetit, për vitin 2023, shitjet online përfaqësojnë 25% të shitjeve totale, krahasuar me 18% në vitin 2022. Shuma e shitjeve online e përkthyer në Lek është 1.64 miliardë lekë, kundrejt 963 milionë lekë në vitin 2022.

Të dhënat e detajuara të bilancit tregojnë se shitjet e veshjeve ishin 6.8 miliardë lekë, të këpucëve 653 milionë lekë dhe -925 milionë lekë kthime dhe zbritje.

LC Waikiki Retail AL” kishte qarkullim vjetor në vitin 2022 prej 5.56 miliardë lekësh, me rritje 8.8%, me bazë vjetore, duke u renditur në operatorin e dytë më të madh të tregtimit të veshjeve në vend. Kompania është e përqendruar në segmentin e tregimit të veshjeve të lira.

“Kid Zone” (“Jumbo”) me aktivitet në tregtimin me pakicë (lodra, veshje për fëmijë, mjete kancelarie, rroba, dekorues dhe orendi të ndryshme shtëpiake) pa rritje të qarkullimit vjetor me 3.7%, në 2.76 miliardë lekë.

Në mars vitit 2023, në tregun shqiptar hynë edhe veshjet e markës “H&M”, i cili është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas “Inditex”, kompania mëmë e “Zara”. Në Shqipëri, operatori nuk ka pasur një rritje të shpejtë, ndryshe nga aktiviteti i “Inditex”.

“H & M Hennes & Mauritz Albania SH.P.K” nuk e ka deklaruar bilancin e vitit 2023, por sipas të dhënave paraprake nga Tatimet ka qarkulluar rreth 600 milionë lekë, në vitin e parë jo të plotë të aktivitetit.

“In Sport”, e profilizuar në tregtimin e këpucëve e veshjeve sportive ka vijuar rritjen, duke iu afruar listës së 200 më të mëdhenjve. Në 2023, shoqëria raportoi të ardhura prej 2.1 miliardë lekësh, me një zgjerim prej 7.8%.

Administratori i “SPORT VISION GROUP”, Edmond Gjyli pohon se “një nga arsyet kryesore të rritjes së kompanisë është infrastruktura e saj ku veçohet logjistika e avancuar duke mundësuar ardhjen në kohë të produkteve, magazinimin dhe shpërndarjen e shpejtë të tyre."/MONITOR

supermarketet ne vend

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje