LIVE UPDATES
Aktualitet

Babai shantazhon fëmijën e mitur: Do të vras nënën, arrestohet 40 vjeçari

Rastet e dhunës janë të përditshme, ndërkohë që denoncimet janë të rralla, nga ato pak gra dhe vajza që guxojnë të ngrenë zërin.

27 Shtator 2024, 22:23 Nga E. D

Babai shantazhon fëmijën e mitur: Do të vras nënën,

TIRANË- Dhuna në familje, është në rend të ditës në një vend ku debatet për të drejtat e gruas janë gjithmonë të ndezura. Pavarësisht ndërgjegjësimit dhe ngritjes së zërave, duket se ndryshimi i mentalitetit, sipas të cilit femra shihet si objekt plotësues i mashkullit, është ende larg.

Rastet e dhunës janë të përditshme, ndërkohë që denoncimet janë të rralla, nga ato pak gra dhe vajza që guxojnë të ngrenë zërin. Një zonjë 29 vjeçe, nënë e një djali të mitur, e divorcuar me ish bashkëshortin e saj, ka kërkuar ndihmën e emisionit Piranja pasi babai I djalit të saj e shantazhonte përmës fëmijës së mitur duke I thënë këtij të fundit që do t andante nga nëna e tij një herë e përgjithmonë.

Zonja tregon se vite më parë është ndarë disa herë me të dhe është rikthyer përsëri për t’I dhënë një mundësi babait të fëmijës së saj. Por gjërat nuk janë rikthyer asnjëherë si më përpara, dhe gruaja e re ka vendosur që t’i japë fund njëherë e mirë kësaj situate duke e lënë atë përgjithmonë. Por thelbi i gjithë kësaj historie është shantazhi që bashkëshorti i saj, Qamil Përgjegja I bën djalit të mitur. 

Ky është një detaj shumë i rëndësishëm në historinë që do ju tregojmë, sepse komunikimi i babait me djalin e tij është pak të quhet skandaloz. Ai shprehet tek I biri 11 vjeçar duke i thënë që: “Unë do të ndaj nga nëna jote një herë e përgjithmonë, nëna jote nuk do të gëzojë ty.  

Këto janë fjalët që një prind i thotë fëmijës së tij. Por le t’i marrim gjërat me radhë sepse divorci dhe mospranimi i 29 vjeçares për të komunikuar më me të, e shton dozën e agresivitetit tek ish-bashkëshorti.

Përvec mospranimit të faktit që kishte humbur familjen, ky 40 vjeçar, bëhet edhe më i dhunshëm kur mëson për një ndryshim në jetën e ish-gruas. Kërcënimet e njëpasnjëshme që babai i bën djalit në telefon, kanë si objektiv terrorizimin e ish-gruas e cila ka guxuar të ndahet nga ky person që vazhdon ta përndjekë në mënyrë sistematike. Kuptohet që ky raport i ftohtë dhe herë herë armiqësor i të voglit me babain e tij, vjen më së shumti nga gjuha aspak normale e mbushur me vulgaritet e këtij të fundit.

Jemi përballë një rasti kur fëmija ka mbetur e vetmja urë lidhëse mes dy personave, të cilët ndarjen e kanë shoqëruar me urrejtje reciproke. Por ndoshta për hir të të voglit duhen gjetur dhe kompromiset. Duket qartë se një shkak më shumë që e ka zemëruar 40 vjeçarin, është fakti që djali i tij i mitur, jeton me një burrë tjetër, i cili pavarësisht se nuk është babai i tij biologjik, e trajton të voglin si fëmijën e tij.

Gabimi i zakonshëm që bëjnë gratë e dhunuara, të cilat për hir të dashurisë, apo edhe nga frika që diçka mund të ndodhë më pas, bëjnë kompromise të tilla që jo rrallë kanë rezultuar fatale. Ajo çfarë mund të ndodhë dhe që kjo grua i trembet kaq shumë, i paraprihet në mënyrën më mizore djalit të vogël, të cilit 40 vjeçari nuk lë vend pa i demonstruar dëshirën për t’i bërë keq ish-gruas.

Në të tilla raste, kur duket qartë se rrezikshmëria është e lartë, agresorin duhet ta përballim edhe me organet ligjzbatuese. Prandaj përpara se ta takojmë, i kemi vëmë në dispozicion policisë të gjitha faktet ndaj tij.  Piranjat shkuan të takojnë zotin Përgjegja se çfarë ka për të thënë ai vetë. Në lidhje me situatën. Por fakt 40 vjeçari mohon çdo gjë dhe përpiqet të tregohet indiferent ndaj çdo fakti që ne i ofrojmë. Duke thënë se ai herë herë I ka shprehur dhe dashuri djalit të tij. Por në realitet, në të gjitha mesazhet audio që babai i dërgon djalit, nuk kemi degjuar qoftë edhe një herë të vetme një fjalë ku demonstrohet afeksion, por vetëm sharje e vulgaritet.

I zënë ngushtë përballë fakteve, 40 vjeçari akuzon gjatë gjithë kohës ish-gruan se nuk i jep të drejtën të takojë djalin: Ajo asht një nënë  qe nuk e do djalin e saj. Një ekstrem që demonstrohet në çdo fjalë e rresht drejtuar djalit të tij të mitur të cilin e kërcënon me vrasjen e nënës.

Babai thotë se ka qejf ta mbajë djalin përgjithmonë, por ndërkohë edukata që i jep jane linqet e portaleve ne të cilën flitet për vrasjet më të bujshme dhe krimin e organizuar në vend. Dhe pastaj akuzon ish-gruan se nuk i jep djalin. Pra, po të donte mund ta kishte bërë. Këto janë argumentat e këtij personi i cili prej muajsh përndjek dhe terrorizon tre pjesëtarë të një familjeje që kërkojnë vetëm të lihen të qetë në jetën e tyre./PIRANJAT

 

babai shantazhon fëmijn

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen