LIVE UPDATES
Aktualitet

Syrigos kërkon lirimin e Belerit, analiza e VOA: Arrestimi i kryebashkiakut te zgjedhur provokon acarimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke

12 Gusht 2023, 08:28 Nga f.i
Syrigos kërkon lirimin e Belerit, analiza e VOA: Arrestimi i kryebashkiakut
Fredi Beleri

TIRANË-Në Shqipëri, arrestimi i kryebashkiakut të zgjedhur në Himarë, Fredi Beleri, vazhdon të provokojë acarrime në marrëdhëniet shqiptaro - greke. Një deputet i shumicës qeverisëse në parlamentin grek Angelos Syrigos, vizitoi në spitalin e paraburgimit zotin Beleri.

Ai theksoi për mediat se moslirimi i zotit Beleri dhe pengimi i tij për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës do të sjellë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe do të ndikojë mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Qeveria shqiptare është shprehur se pavarësia e drejtësisë duhet respektuar dhe pritet fjala dhe provat e saj.

Ndërsa u mbushi tre muaj i arrestuar nën akuzën e blerjes së votës, Fredi Beleri, fitues i zgjedhjeve vendore të Himarës të 14 majit, u vizitua në spitalin e paraburgimit nga deputeti i Partisë Demokracia e Re në parlamentin grek Angelos Syrigos.

Kandidati fitues i koalicionit “Bashkë fitojmë”, pjesëtar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, që përfaqëson pakicën greke, Beleri u ndalua nga policia pas mesnate në restorantin e tij, ndërsa sipas prokurorisë bëhet fjalë për një arrestim në flagrancë teksa ai në bashkëpunim me persona të tjerë, premtonte dhe jepte para me qëllim blerjen e votës.

Por deputeti grek Syrigos theksoi sot se Shqipëria duhet të zbatojë prezumimin e pafajësisë për shtetasit e saj dhe ta lejojë zotin Beleri të betohet si kryetar i zgjedhur i bashkisë, sepse ky ndalim përbën një dhunim të drejtës së tij civile.

Ai tha se e vizitoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, në emër të qeverisë greke dhe partisë Demokracia e Re.

“Dështimi i autoriteteve shqiptare për të ndërmarrë masat e nevojshme për lirimin e zotit Beleri, ose për ta lejuar atë që të betohet në detyrë po krijon rrezikun shumë serioz të largimit të tij nga zyra e kryetarit. Kjo do të shkaktojë një përkeqësim serioz në marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha zoti Syrigos.

Ai theksoi se mbizotërimi i ligjit, prezumimi i pafajësisë për një person të zgjedhur si kryebashkiak dhe respektimi i të drejtave qytetare janë tre çështje po shqyrtohen me seriozitet nga Bashkimi Europian dhe mund të bëhen pengesë serioze në afrimin e Shqipërisë me BE-në dhe mbi negocitatat që pritet të nisin shumë shpejt.

“Për ne dhe Bashkimin Europian është e pakuptueshme pse një person që është zgjedhur dhe që nuk ka kaluar në gjykim, nuk mund të shkojë në zyrën e tij dhe të bëjë betimin. Kjo është shumë serioze për ne dhe nuk ka të bëjë thjesht me burgosjen. Nga 31 raste të dyshuara për korrupsion zgjedhor vetëm beleri mbahet në burgim”, tha deputeti grek Syrigos.

Arrestimi i kandidatit opozitar Fredi Beleri dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit në Himarë provokoi një acarrim në marrëdhëniet e Tiranës me Athinën, sepse ai përfaqëson Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila mbron të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Ndërsa Greqia kërkoi shpjegime në rrugë diplomatike, Kryeministri Edi Rama deklaroi përmes rrjeteve sociale pas ndalimit nga prokuroria të kandidatit të opozitës për Himarën Beleri se “duhet respektuar pavarësia e organeve të drejtësisë”, dhe bëri thirrje që “të priten me durim provat dhe fjala e drejtësisë dhe askush të mos nxitohet me përfundime politike”.

Ai shtoi se “kjo përbën një sprovë të madhe për drejtësinë lidhur me zgjedhjet, se shkelja e ligjit nga ana e tij duhet të jetë e provuar dhe ndalimi i tij ligjërisht i motivuar”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha zotit Beleri mandatin e drejtuesit të ardhshëm të Bashkisë së Himarës, pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit me një diferencë të ngushtë votash përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro, kryebashkiakut të mëparshëm.

Kryetar i këshillit bashkiak të Himarës është zgjedhur një përfaqësues i Partisë Socialiste, e cila ka numrin më të madh të këshilltarëve, një ditë pasi Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e zotit Beleri për të qenë i pranishëm në mbledhjen e parë dhe për të bërë betimin.

Edhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar edhe Apeli i Gjykatës së Posaçme kanë hedhur poshtë kërkesat e Belerit për masa më të lehta arresti, duke e lënë në arrest me burg, derisa bëhet fjalë për akuzën e shitblerjes së votave, të kapur në flagrancë.

Marrë nga VOA

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para