LIVE UPDATES
Aktualitet

Tare: Studiuesit duhet të flisnin në të mirë të dobisë publike, jo thjesht në kanë gjetur një qyp në Butrint

Tare e vuri theksin në këto momente, kur qeveria Rama shkriu edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike, tek roli i rëndësishëm që duhet të luanin studiuesit për të mirën publike

31 Maj 2023, 17:36 Nga I.A
Tare: Studiuesit duhet të flisnin në të mirë të
Auron Tare

TIRANË- Studiuesi u njohur Auron Tare e ka dënuar heshtjen e intelektualëve, në një kohë kohë kur po cenohet trashëgimia kulturore e Shqipërisë. I ftuar në Auron Tare Syri Tv, Tare e vuri theksin në këto momente, kur qeveria Rama shkriu edhe Akademinë e Studimeve Albanologjike, tek roli i rëndësishëm që duhet të luanin studiuesit për të mirën publike. Tare e theksoi në intervistën e tij shprehjen për të mirën publike.      

“Unë modestisht jam një person jashtë institucioneve të Albanologjisë, por puna ime e gjatë me Butrintin, me kërkimet nënujore dhe pozicioni që unë mbaj në Këshillin Shkencor të UNESCO-më ka bërë të lidhem ngushtë me një pjesë të trashëgimisë kulturore dhe në përgjithësi me arkeologjinë. Mendoj se nuk jam njeriu i përshtatshëm për të folur për pjesën legjislative, sepse pjesën legjislative mendoj se e ka ezauruar vetë Ministria e Arsimit dhe persona të tjerë, por do të thosha këtë që shkenca nuk mbyllet.  Unë kam bërë një status dhe prandaj ju më ftuat sot. Statusi im ka të bëjë më tepër me rolin e studiuesit dhe intelektualit në të mirë të dobisë publike, jo detyrimisht sesa ka gërmuar apo ka gjetur një qyp në Butrint apo Apoloni , si e ka përshkruar këtë etj. etj. po për rolin e tyre në dobi të trashëgimisë kulturore në interes publik dhe mund t’ju them që Instituti i Arkeologjisë ka qenë një institut që ka mbyllur gojën dhe i ka pranuar në heshtje të gjitha vendimet e qeverisë që sot i mbyllën derën dhe i morën vulën. Kanë qenë dhe palë, kanë qenë dhe pjesë dhe nuk kanë folur kurrë! Unë kam qenë zyrtar i këtij shteti dhe kam qenë dhe në televizionin tuaj i ftuar e kam denoncuar disa nga problematikat në trashëgiminë kulturore, siç ishte për shembull lulishtja “1 Maji” në Durrës, e cila është krim i madh ndaj trashëgimisë kulturore, ku Instituti i Arkeologjisë mbylli sytë dhe nuk foli kurrë.  Biles, e legjitimuan atë që ndodhi në ato gërmime arkeologjike të Velierës ku dihet shumë mirë sesa janë dëmtuar ato. 

Rasti i Teatrit: a foli njeri nga Instituti i Arkeologjisë apo ASA për çështjen e Teatrit?! Edhe si personazhe, edhe si institucion. Unë kam një respekt të thellë për z. Aurel Plasari, i cili dhe në pozicionin e tij si zyrtar shteti, edhe në kohën e z. Berisha, edhe në qeverisjen e socialistëve ka dalë dhe ka folur për të mirën publike. Pra, më thoni: kur ka folur Instituti i Arkeologjisë apo ASA për mendimin e turpshëm të zonjës Kumbaro për trashëgiminë kulturore, ligjin e Trashëgimisë Kulturore ,i cili i hapi rrugë sot dhënies së Butrintit, një Fondi privat dhe i ka hapur rrugën edhe për gjëra të tjera, siç është rasti i fundit tani. Po të shikoni do të kalojë edhe kalaja e Gjirokastrës në menaxhim privat dhe ky institucion nuk foli kurrë. Futën kokën në rërë dhe nuk u përfshinë fare. Pastaj rasti më flagrant, Butrinti ku unë kam shkuar personalisht, i kam takuar të gjithë drejtuesit e Institutit të Arkeologjisë dhe u kam kërkuar të flasin, të shprehen dhe jo vetëm nuk folën, po me shkrim u bënë palë. Mjafton që ajo salloni i tyre që mban erë kuzhinë të ishte në rregull dhe të tjerat ishin OK dhe nuk folën kurrë.

Se mu kujtua ajo poezia e Driteroit që rrimë në kuzhinë, mban era gjellë - hamë, na pihet ujë – pimë, na rriten thonjtë - i presim. Pra, ajo vetëkënaqësia intelektuale që ta kenë mirë me të gjithë, mos të flasim fare. Por e mira publike kërkon që këta njerëz të flisnin dhe sot kur kërkojnë ndihmë dhe thonë “opinion publik, ju lutem flisni për ne”, nuk u del njeri. Mos harroni që te ASA paguhen diku te 100 vetë. Sa vetë kanë dalë kanë folur?! Pesë kanë dalë. Përse nuk flasin të tjerët? Sepse të tjerët dhe besoj se ju e dini dhe unë e di se marr mesazhe nga njerëzit, thonë nuk duam të përfshihemi me këta njerëz se e kanë monopolizuar, e kanë bërë çdo gjë për të mirën e tyre”, tha Tare.

auron tare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj