LIVE UPDATES
Ekonomi

Të dhënat: Interesat e depozitave e mbyllën në rënie vitin 2024

Interesat e depozitave vitin e kaluar në përgjithësi kanë ndjekur lëvizjet e normës bazë të interesit dhe normat e interesit në segmentet e tjera të tregut, sidomos të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë. Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë e ka ulur dy herë normën bazë të interesit, nga 3.25% në 2.75%. 

18 Mars 2025, 13:12 Nga Dosja
Të dhënat: Interesat e depozitave e mbyllën në rënie
Foto ilustruese

TIRANË - Normat e interesit të depozitave me afat në lekë e mbyllën në rënie vitin e kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në dhjetor 2024 zbriti në 1.62%, nga 1.89% që kishte qenë në nëntor dhe 1.64% që kishte qenë në fund të vitit 2023. Interesi mesatar i depozitave me afat për dhjetorin ra në nivelin më të ulët që nga janari i vitit të kaluar. 

Interesat e depozitave vitin e kaluar në përgjithësi kanë ndjekur lëvizjet e normës bazë të interesit dhe normat e interesit në segmentet e tjera të tregut, sidomos të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë. Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë e ka ulur dy herë normën bazë të interesit, nga 3.25% në 2.75%. 

Këto lëvizje janë përcjellë shpejt në normat e interesit të tregut të brendshëm financiar. Yield-et e bonove dhe obligacioneve kanë rënë për të gjitha maturitetet. Madje, në ankandin e fundit, bonot 12-mujore të thesarit, që janë edhe instrumenti kryesor benchmark për tregun e brendshëm, zbritën poshtë normës bazë të interesit, në nivelin 2.73%. 

Ulja e normës bazë dhe yield-eve është reflektuar edhe në norma më të ulëta të interesit të kredive. Bankat duket se kanë reaguar duke ulur lehtë, në terma mesatarë, normat e interesit që paguajnë për depozitat e publikut. 

Ndërkohë, edhe interesat e depozitave në euro vitin e kaluar kanë ngelur në nivele pak a shumë të qëndrueshme, ndjeshëm më të ulëta krahasuar me depozitat në lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në euro në fund të 2024 ishte 1.12%, ndërsa një vit më parë kishte qenë në nivelin 0.99%. 

Në rastin e euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me lekun. Gjithashtu, ndërmjetësimi në euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave. Për këto arsye, normat e interesit për depozitat në euro ngelen më të ulëta krahasuar me ato në lekë.

Edhe Banka Qendrore Europiane vitin e kaluar ka nisur uljen e normave të interesit, duke ndjekur rënien e inflacionit dhe stanjacionin e ekonomisë së Eurozonës. 

Norma bazë e interesit për financimin e bankave ka zbritur tashmë në 2.65%, nga niveli maksimal prej 4.5% që kishte arritur në vjeshtën e vitit 2023. Kjo ulje është reflektuar shpejt në ecurinë e Euriborit dhe normave të tjera të interesit në tregjet europiane. Euribori 12 mujor ka rënë tashmë në nivelin 2.45%, nga 3.7% që kishte qenë një vit më parë. 

Pavarësisht normave të ulëta të interesit, depozitat kanë vijuar rritjen pozitive edhe për vitin 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave në fund të dhjetorit arriti vlerën e 1.68 trilionë lekëve, në rritje me 5.2% krahasuar me një vit më parë. Në mungesë të zhvlerësimit të mëtejshëm të euros në kursin e këmbimit, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë./ Monitor

interesat e depozitave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj