LIVE UPDATES
Aktualitet

Të huajt nxijnë Sarandën dhe “Maldivet e Europës”: Kudo është pis dhe rrëmujë, çdo gjë në ndërtim

Së fundmi Tripadvisor një platformë që ka një popullaritet të gjerë mes udhëtarëve është “nxirë” me komente negative për Sarandën dhe Ksamilin. Në çdo vend të botës “review” pra vlerësimi merret si një informacion që i shërben turistit se ku të shkojë e ku jo dhe biznesit apo destinacionit se ku të përmirësohet, në Shqipëri duket se kjo nuk shihet kështu.

18 Korrik 2024, 07:11 Nga N.F
Të huajt nxijnë Sarandën dhe “Maldivet e
Sarande

SARANDË- Teksa retorika politike brenda vendit po kërkon “tradhtarët” që po nxijnë turizmin duket se operacioni për të gjetur këta të fundit, duket të shtrihet edhe në Cagliari të Sardenjës apo në Britani e më gjerë anekënd globit.

Së fundmi Tripadvisor një platformë që ka një popullaritet të gjerë mes udhëtarëve është “nxirë” me komente negative për Sarandën dhe Ksamilin. Në çdo vend të botës “review” pra vlerësimi merret si një informacion që i shërben turistit se ku të shkojë e ku jo dhe biznesit apo destinacionit se ku të përmirësohet, në Shqipëri duket se kjo nuk shihet kështu.

Gjithçka duket se ka qenë mirë deri në fillim të qershorit, ku vlerësimet kanë qenë të mira, por rritja e fluksit të turistëve në qershor dhe korrik ka vënë në epiqendër pikat e dobëta të këtyre dy destinacioneve, ku komentet negative janë të pakursyera.

Ajo që mbizotëron për këto destinacione është fjala “pis” që përshkruan situatën e mbetjeve, dhe rrëmujë që ka të bëjë me ndërtimet në proces brenda qytetit por edhe ndërtime pafund në formë private.

“Turizmi është në fillim dhe i ngjashëm me atë të 30 viteve më parë, infrastruktura është një shkatërrim total, varfëria është kudo kundrejt ndërtimeve/hoteleve të ndërtuara nga njerëzit e pasur me kontroll lokal.

Nuk ka tregje të mëdha apo më të mëdha çka i jep mundësinë mafias lokale të diktojë çmimet. Plazhet falas jashtë qytetit” thuhet në vlerësimin e ANA.D nga Italia.

“Unë jam i zhgënjyer në tërësi në Sarandë. Ishte e mbushur me njerëz, e pistë dhe shumë e shtrenjtë. Më vjen keq që rezervova këtu, por jam lumtur që ishte vetëm 4 ditë nga 12 gjithsej” shprehet LordSmithers T nga Stanfford në Britani.

“Unë kam qenë në çdo vend të Ballkanit dhe Shqipëria është më e keqja deri tani. Shkëputje që na kushtoi shtrenjtë.

Hotelet me çmime pothuajse si në Londër, ushqimi me cilësi shumë të dobët dhe pijet janë të shtrenjta. Rrugët janë të pista dhe të rrezikshme, me rreziqe gjatë udhëtimit kudo. Rezervuam për të qëndruar një javë, por hoqëm dorë pas disa ditësh dhe u kthyem në qytetërim në Greqi” shprehet një tjetër Britanik nën emrin JohnCooze05.

Komente si këto mund të gjesh pafund online por qeveria në vend që të reflektojë dhe të përmirësojnë ato pika ku ka emergjencë, siç është menaxhimi më i mirë i mbetjeve, ujërave të ndotura dhe plazheve, duket se kanë vendosur që energjitë t’i shpenzojnë për kundëreagime në rrjete sociale.

Shqipëria po përjeton një nga vitet më të mirë turistikë ku sipas shifrave janë 4.5 milionë të huaj që kanë vizituar vendin deri në fund të qershorit.

Këta të fundit janë ambasadorët realë që mund të ndikojnë për mirë apo për keq imazhin, në një profil turistik ende të brishtë Shqipërisë. Ndaj në këto kushte kur sezoni ende ka një pjesë të mirë të tij para, “s’ka kohë për pushim”, dhe këtë slogan “institucionet” e njohin mirë./ Monitor

sarande rremuje ndertim

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje