11 Qershor 2026, 07:26
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Tre muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një nivel rekord të ardhurash nga shtetasit e huaj që kanë udhëtuar në Shqipëri. Në kahun tjetër, edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë kanë arritur shifra të papara deri tani.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bëjnë të ditur se në 3 mujorin e parë të vitit 2026, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1 miliard e 4 milionë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas viteve ’90 dhe reflekton kthimin e Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik këtë vit. Shpenzimet e të huajve për udhëtime janë rritur me 14.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të dhënat e tjera të INSTAT bënë të ditur se në tre muajt e parë të vitit, në vend hynë 1.67 milionë shtetas të huaj, me një rritje minimale prej 3.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ecuria e dobët u ndikua nga dy muajt e parë të vitit, ku në janar ranë me 1.5% dhe në shkurt u rritën me vetëm 0.03%, të ndikuara dhe nga moti i pafavorshëm. Në mars turizmi filloi të gjallërohej, me hyrjet që u rritën me 10.8%.
Nuk kursehen as shqiptarët jashtë
Më shumë të huaj po vijnë në vend, por dhe më shumë shqiptarë po zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tre muajt e parë të vitit shpenzimet e shqiptarëve për udhëtimet jashtë ishin 579 milionë euro, me një rritje prej 11.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muajt e parë të vitit u shënuan gati 2 milion dale të shtetasve shqiptarë, me një rritje prej 5.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vendit i mbeten 363 milionë euro nga turizmi
Ndonëse të huajt kanë shtuar shpenzimet në Shqipëri, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë. Megjithatë, më shumë para kanë mbetur në vend. Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci i udhëtimeve, që mat diferencën mes shpenzimeve të të huajve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë ishte 363 milionë euro në tremujorin e parë të vitit.
Që prej vitit 2015, Shqipëria ka një bilanc pozitiv të udhëtimeve, që ka ardhur duke u rritur viti pas viti./MONITOR
shqipëri
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:24
E. D
DURRËS- Golemi rezulton të jetë tregu me zgjerimin më të shpejtë në sektorin e apartamenteve turistike në Shqipër...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Numri i të punësuarve në popullsisë në moshë punë pësoi rënie me 32,736 persona n...
Aktualitet
11 Qershor 2026, 07:12
E. D
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 23:05
D.S
Policia Gjirokaster
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar pronarin e pishinave "Glow". Mësohet se, arrestimi i tij vjen pas mbytj...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 23:00
D.S
SHBA- Vetëm 11% e evropianëve i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si aleate, një nivel historik i ulët, sipas një&...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:35
E.d
SARNADA- Ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, Irakli Koçiaj i cili ishte shpallur në kërkim nga policia prej disa jav&eu...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:17
D.S
pamje nga marshimi
TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë nga një valë e gjerë proteste, teksa mijëra qytet...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:11
E.d
Pamje
TIRANË- Tubimi mbarëkombëtar po vijon në kryeqytet, ndërsa qytetarët kanë kaluar mes makinave, nën thirrjen &...
Aktualitet
10 Qershor 2026, 22:03
D.S
foto ilustruese
TIRANË- Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë....
Aktualitet
10 Qershor 2026, 21:56
E.d
Pamje
TIRANË- Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta, ndërsa vijonë marshimin e tyre p...