LIVE UPDATES
Aktualitet

"Të ** rracën"/ I riu kërcënohet nga Drejtori i Doganës Fier: Më mori gruan e më nxjerr kriminelët

Por gjuha e kercenimeve nga Drejtori i Doganës së Fierit nuk mbaron këtu. 

6 Shtator 2022, 20:40 Nga DOSJA
"Të ** rracën"/ I riu kërcënohet nga Drejtori i
Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji dhe Algert Belulaj

FIER- Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë një qytetar, me bashkëshorten e të cilit ka pasur një lidhje jashtëmartesore. Kërcënimet kanë ardhur edhe pas denoncimeve në organet përkatëse, për këtë arsye Algert Belulaj i është drejtuar TV ORA për të bërë publike rastin. Kërcënimet e marra për jetën dhe mungesa e drejtesisë, ka bërë që shtetasi Algert Belulaj t’i drejtohet TV ORA për të denoncuar Drejtorin e Doganës Fier Arlind Lagji. 

Algert Belulaj: Shqetësimi im ka të bëjë me titullarin e doganës Fier, Arlind Lagji, i cili është drejtor i doganës sot. Veçse më ka prishur familjen vazhdon të më kërcënojë dhe cënojë mua.

Gazetarja: Thoni se ka ndërhyrë në familjen tuaj. Çfarë nënkuptoni?

Algert Belulaj: Unë sot jam në statusin e divorcuar pasi mora vesh lidhjen jashtëmartesore të ish bashkëshortes time sot me Arlind Lagjin”

‘Ora investigim ‘ ka siguruar audion  ku  titullari i institucionit kërcënon qytatarin se do ta bëjë copë –copë dhe më pas i përmend emra grupesh dhe personash që mund ta eleminojnë. 

Drejtori i Doganës Fier, Arlind Lagji: Unë në jetë nuk kam bërë turpe 

Algert Belulaj: Ça është kjo që bëre ti me një grua të martuar? 

Drejtori i Doganës Fier: Më qëndro larg mua 

Algert Belulaj: Do të qëndroj po hajde ma sqaro pak muahabetin 

Drejtori i Doganës Fier:  Unë do vij do marr **** te shtepia e saj nesër në mëngjes, guxove dole me makinë para meje po të thotë prapë Arlindi  

Algert Belulaj:Do vazhdosh më me **** 

Drejtori i Doganës Fier: Do vazhdoj unë nga inati jot tani. 

Algert Belulaj: Më ke poshtëruar, ke shkuar me gruan time kur kam qenë i martuar. Në gusht kam ardhur unë te zyra jote dhe të kam thenë ke gjë me atë? Kam pasur më the. 

Drejtori i Doganës Fier: Kam pasur është e vërtetë. 

Algert Belulaj: Janë fjalët e tua nuk janë fjalët e mia. 

Drejtori i Doganës Fier: Mos më dil më përpara se do të bëj thela thela që kur të dalësh në mes të Fierit të dridhet mishi,që të mendosh çdo njeri si Arlindi. More vesh? Unë jam nipi i ***** o idiot. E di kush është ******? 

Drejtori i Doganës Fier: Jam djali i  motrës së tij, Hakmarrja ***** dhe ata persona të zhdukin . 

Algert Belulaj: Po ata e dinë me sa fytyra je ti? 

Drejtori i Doganës Fier: Po ku ishe ti kur ajo flinte me mua në filan vend ku ishe ti? 

Algert Belulaj: Unë isha në dy punë si punojnë shumë burra. 

Drejtori i Doganës Fier: Jo nuk punojnë shumë burra dy punë. Burrat bëhen burra për gratë, i japin siguri mbrojtje. 

Algert Belulaj: Po mos kishe pushtet do ta shikoje. 

Drejtori i Doganës Fier: Po të kenë frikë është vlerë dhe ti je i pavlerë, kupton? 

Por gjuha e kercenimeve nga Drejtori i Doganës së Fierit nuk mbaron këtu. 

Gazetarja: Kemi parë dhe një video ku makina juaj është ndaluar. Çfarë ndodhi në atë kohë?

Algert Belulaj:  Kam dashur të pij kafe me bashkëshorten time në atë kohë sepse nuk e kisha të faktuar lidhjen jashtëmartesore. Kam qenë me  një shok. Kam marrë në telefon ish bashkëshortën. Ajo nuk mu përgjigj. Më mori Arlindi më tha të pijmë një kafe për të sqaruar se unë nuk kam asgjë me ty. Kemi vajtur në një lokal në Fier ku më ka futur në kurth bashkë me dy persona të tjerë, që nuk i njoh e më ka dhunuar. Arlind Lagji më ka drejtuar armën. Personi që del nga makina është Arlind Lagji dhe në makinë me të ka qenë ish gruaja ime.

Personi që del i shoqeruar nga makina është Arlind Lagji. Drejtuesi i Doganës Fier me një fjalor rruge tërheq zvarrë qytetarin dhe e kërcenon. Por hakmarrja e titullarit të institucionit nuk u ndal me kaq.

“Lëre lëre o Ardit” (Dëgjohet zëri në kamera)  

Algert Belulaj: Në momentin që më kanë tërhequr para makinës nuk kanë arritur dot të më dhunojnë, ka nxjerrë armën. Në këtë moment që ka nxjerrë armën njeriu i tij e ka ndaluar dhe nuk e ka shkrepur. Pas dhunës së ushtruar  Drejtori i Doganës i dërgon qytarit këtë sms ku thotë të mos e dononcojë si rast pasi ai i ka krahët e ngrohte sepse është ulur në tavoline me prokurorin 3 OPGJ  dhe mjekun ligjor.

Algert Belulaj: “Rastin nuk e kam denoncuar pasi jam kërcënuar me jetë. Është kërcënuar dhe vajza ime. I bëj thirrje institucioneve të shtetit të bëjnë detyrën e tyre të veprojnë.

Për arsye etike  ‘Ora investigim’ nuk i ka publikuar të plota  bisedat e rregjistruara, ndërkohë që i bëjmë thirrje prokurorisë të fillojë menjëherë hetimet për këtë rast.  

Në ditët në vijim ‘Ora investigim’ do të publikoje materiale të tjera tronditëse, në lidhje më zyrtarët që abuzojnë me pushtetin.

Marrë nga OraNews

arlind lagji algert belulaj


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje