LIVE UPDATES
Aktualitet

VD/ U nisën për Angli, shqiptarëve u përmbytet gomonia, bllokohen në mes të detit

Gomonja është përmbytur e atyre u rrezikohet jeta, por e vetmja gjë që kanë në dorë, është të filmojnë veten për të kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale.

6 Shtator 2022, 19:39 Nga F.M
VD/ U nisën për Angli, shqiptarëve u përmbytet gomonia,
Shqiptarët e bllokuar

TIRANË- Një grup shqiptarësh që kërkojnë të ardhmen në Britaninë e Madhe kanë mbetur të bllokuar në mes të Oqeanit. Videoja e publikuar nga Mariglend Doçi, kandidat për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, tregon shqiptarët e bllokuar në gomonen e përmbytur nga uji. Me sy të lirë mund të numërosh mbi dhjetë qytetarë shqiptarë që kanë mbetur mes dallgëve të furishme për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Për pasojë, gomonja është përmbytur e atyre u rrezikohet jeta, por e vetmja gjë që kanë në dorë, është të filmojnë veten për të kërkuar ndihmë përmes rrjeteve sociale.

Postimi i plotë:

Pamjet trishtuese na vijnë nga Oqeani. Të rinj Shqiptar të cilët të mbetur në mes të Oqeanit përshkak se gomonia është mbushur me ujë nga dallgët e furishme dhe nuk e çan dot më,në tentativa për të zbrazur ujin me bidona. Kjo qeveri që e ka dërguar këtë popull 32-vite pas,në kohën e gomoneve duhet të largohet. Vendi ynë ka kapacitetet dhe burimet e mjaftueshme ekonomike dhe infrastrukturore që këta të rinjë të arsimohen,të punsohen dhe të ndërtojnë jetën e tyre këtu. Ata po largohen nga keq-qeverisja,nga krimi i shtuar dhe nga mungesa e nderhyrjes së shtetit në rregullim dhe sistemimin qetësisë publike dhe jetesës në komunitet. Reformat e dështuara në arsim,ekonomi dhe drejtësi kan dërguar këtë vënd dhe sidomos rinë e tijë në katrahurë dhe emigrim masiv që është dhe plaga më e rëndë e këtij vendi në 32 vitet e fundit. Shpëtoni Shqipërinë. Qëndroni në Shqipëri. Reagoni për Shqipërinë.

Numri i shqiptarëve që rrezikojnë jetën për të udhëtuar drejt Anglisë për një jetë më të mirë është rritur ndjeshën këtë sezon veror dhe ëhstë kthyer në një problem për autoritetet e Britanisë së Madhe. Shifrat zyrtare flasin për mijëra shqiptarë që zgjedhin të blejnë vdekjen me para, paguajnë udhëtimin me gomone nga Franca drejt Britanisë, vetëm që të largohen nga Shqipëria. Pak ditë më parë u raportua për një gomone me shqiptarë që u ça nga autoritetet franceze të cilët nuk i lejuan emigrantët të niseshin drejt Anglisë. Raste të tilla janë të shpeshta që detyrojnë shqiptarët të presin brigjeve për rrugën e radhës. Por, Britania e Madhe, tani me në krye Lizz Truss nuk është treguar mjaft mikpritëse, madje ka përgatitur planin për deportimin e emigrantëve drejt Ruandës. Frika se gomonet do të mbushen me kriminelë shqiptarë që do u shërbejnë bandave në Angli, ka bërë që masat për mikpritjen e emigrantëve të shtrëngohen.

shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen