LIVE UPDATES
Aktualitet

Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me burg pronarin në Durrës, konvertohet në shërbim prove

Sipas njoftimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është vënë në shërbim prove për një vit e katër muaj si dhe i është pezulluar shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.”

10 Prill 2025, 17:27 Nga M.B
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së, GJKKO dënon me
Foto ilustruese

TIRANA- GJKKO ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 muaj burg Namik Koçin, biznesmenin që i ofroi një shumë parash drejtorit të AKU me qëllim lehtësimin e procedurave për testimin e kampionëve të marra në subjektin tregtar në Durrës. Sipas njoftimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai është vënë në shërbim prove për një vit e katër muaj si dhe i është pezulluar shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.”

"Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 34, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Namik Koçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i K.Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 28, datë 10.04.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Namik Koçi, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në bazë të nenit 406 pika 1 të K.Pr.Penale, të pandehurit Namik Koçi i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) muaj burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Namik Koçi për një afat prove një 1 (vit) e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale, dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës, që mbulon vendbanimin e tij. Afati i provës fillon pas marrjes formës të prerë të vendimit nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

Shuarjen e masës së sigurimit “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” sipas nenit 234 të Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të pandehurit Namik Koçi, me vendimin nr.18, datë 24.02.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Në lidhje me provat materiale: -Shuma prej 70.000 lekësh e sekuestruar gjatë hetimit paraprak, sipas procesverbalit përkatës datë 20.02.2024, të konfiskohet si mjet që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale, bazuar në nenin 36 të K.Penal.

-Shuma prej 215.000 lekë si dhe aparatet të markës Iphone 15 pro max, t’i kthehen të pandehurit Namik Koçi.

-Aparati Iphone 13 pro Max, t’i kthehet shtetases V.Ll.

-Aparati Iphone 12 pro Max, t’i kthehet shtetases H.K.

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

-Paisjet HDD që përmbajnë aktet e ekspertimit në lidhje me telefonat e ekspertuar si dhe të USB me materialet e këqyrura, të mbeten pjesë e fashikullit të këtij gjykimi. Shpenzimet procedural, ato të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak në shumën 9.066,44 (nëntëmijë e gjashtëdhjetë e gjashtë presje dyzet e katër) lekë, dhe ato të kryera gjatë shqyrtimit gjyqësor, sipas formularit bashkëngjitur këtij vendimi, i ngarkohen të pandehurit Namik Koçi. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

gjkko


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj