Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Mësohet se i riu prej 1 viti e gjysëm përndiqte 39-vjeçaren dhe ditën e djeshme tentoi që ta rrëmbente.
LIBRAZHD- Një i ri në Librazhd është arrestuar ditën e djeshme për përndjekje dhe tentativë rrëmbimi. Mësohet se i riu prej 1 viti e gjysëm përndiqte 39-vjeçaren dhe ditën e djeshme tentoi që ta rrëmbente.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Insistimi”. Operacioni, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd. Tentoi të merrte me forcë, në automjet, 39-vjeçaren që kishte përndjekur 1 vit e gjysmë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. I arrestuari gjithashtu dhunoi shtetasin me të cilin shoqërohej 39-vjeçarja, dhe u largua nga vendngjarja.
32-vjeçari u kap në hyrje të Elbasanit, teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i këtij shtetasi. Menjëherë pas njoftimit se disa shtetas ishin konfliktuar në ambientet e jashtme të një karburanti në Librazhd, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
foto nga vendngjarja SARANDË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur fshatin Berdenesh në Sarandë gjat&eu...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në një lokal n&eu...
Emigrante TIRANË- Emigrantët shqiptarë, përfshirë ata që mbërrijnë me anije të vogla, po burgosen me...
Merita Qemalli ITALI- Merita Qemalli, një 62-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën tragjikisht pas një përplasjej...
Pamjet TIRANË- Një vrasje është parandaluar ditën e djeshme në Tiranë. Mësohet se është arrestuar nj...
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur pranë lagjes "Skënderbej" në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përf...
ilir meta TIRANË- Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot në orën 11:00 ankimimin e ish-presidentit të Shqipëri...
Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër, nga 170-1...
Teksa operatorët e transportit publik janë në pritje të miratimit të paketës së emergjencës, ku njëzëri prej...
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me ...