LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave/ Pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës?

Rritja erdhi pas fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, që e çoi treguesin referencë Brent nga 65-70 dollarë për fuçi, në mbi 100 dollarë për fuçi.

8 Prill 2026, 07:49 Nga D.S

Çmimet dhe lloji i makinave/ Pse na dëmton më shumë se

Çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar me rreth 30% në mars, duke u tregtuar me 224 lekë për litër, nga 170-175 lekë për litër në fund të shkurtit.

Rritja erdhi pas fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, që e çoi treguesin referencë Brent nga 65-70 dollarë për fuçi, në mbi 100 dollarë për fuçi. E ardhmja mbetet tërësisht e pasigurt, me autoritetet e Bashkimit Europian, që kanë paralajmëruar se Europa duhet të përgatitet për një goditje energjetike afatgjatë.

Shqipëria pritet që të goditet më shumë se gjithë Europa për dy arsye kryesore:

Arsyeja e parë, çmimet e larta në vlerë dhe shumë të shtrenjta në raport me fuqinë blerëse

Së pari, çmimet e naftës në vlerë absolute janë ndër më të shtrenjta në botë. Sipas përditësimit të Global Petrol Price të datës 30 mars, nafta në Shqipëria është e 11-a më e shtrenjta në botë gati e njëjtë me vende si Zvicra, Danimarka, Holanda. Në raport me fuqinë blerëse, nafta është dyfish më e shtrenjtë se rajoni dhe 7 herë më e shtrenjtë se Holanda, që në vlerë e ka naftën gati njësoj sa ne.

Arsyeja kryesore e diferencës me rajonin është ngarkesa në taksa, që tek ne është dy herë më e lartë. Mesatarisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Arsyeja e dytë: 70% e makinave që qarkullojnë në vend janë me naftë, ndër më të lartat në Europë

Arsyeja e dytë dhe po njëlloj, në mos më e rëndësishme, është numri i lartë i mjeteve në vend që furnizohen me naftë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në vend kishte aktive 1.06 milionë mjete. Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse.

Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën, e cila ka pësuar një shtrenjtim minimal në raport me naftën, duke u tregtuar me 181 lekë për litër, nga 173-175 që ishte përpara krizës, me një rritje prej 3-5%.

Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Edhe gazi i automjeteve është shtrenjtuar dy here në mars, gjithsej me 20 lekë për litër, duke arritur nga 55-60 lekë para krizës në 75 lekë aktualisht (me rritje mbi 30%).

Rritet çmimi i gazit me 10 lekë për litër, arrin në 75 lekë

Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike).

Pesha e autoveturave në qarkullim me naftë në Shqipëri është ndër më të lartat në Europë, me këtë të fundit që prej vitesh është orientuar drejt benzinës dhe mjeteve elektrike.

Sipas të dhënave të Eurostat, që janë të disponueshme për vitin 2024, rreth 40% e flotës së automjeteve që qarkullojnë në BE dhe vendet e tjera të zhvilluara jashtë BE ishin ende me naftë, teksa pesha e tyre po ulet me shpejtësi. Në Europë, rreth 54% e makinave që janë aktive përdorin benzinën si lëndë djegëse dhe rreth 6% janë elektrike, ose hibride.

Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës për peshën e lartë të mjeteve që përdorin naftë. (shiko grafikun në fund).

Ndryshe nga shtetet e tjera që po e ulin peshën e mjeteve me naftë, në Shqipëri ajo vijon të jetë e lartë. Në 2024-n, në vend, 66% e regjistrimeve të reja ishin me naftë, më e larta në Europë. Po atë vit, në Bashkimin Europian mesatarisht rreth 15% e regjistrimeve të reja ishin makina me naftë. Vendet në renditje pas Shqipërisë, Moldavia dhe Bosnjë Hercegovina e kishin këtë peshë përkatësisht 47% dhe 44%. Mali i Zi uli regjistrimet e reja të makinave me naftë në 27%.

Tendenca ka vijuar dhe në tremujorin e parë 2026, ku 60% e regjistrimeve të reja në vend ishin me naftë, sipas DPSHTRR.

Karburanti është një nga komponentët kryesorë të kostove të transportit dhe logjistikës në ekonomi. Në vende ku pesha e tij mbi të ardhurat  dhe përdorimin është e lartë, ndikimi përhapet më tej në çmimet e mallrave, në koston e transportit të mallrave dhe në shpenzimet e përditshme të familjeve.

E vetmja masë që qeveria shqiptare ka marrë për momentin ishte ulja e akcizës prej 20% në momentin që nafta kaloi 220 lekë/litër, por kjo vetëm sa amortizoi me 9.4 lekë çmimin, që gjithsesi u rrit në 224 lekë. Qeveria riaktivizoi dhe Bordin e Transparencës, por ai po “lufton” me importuesit vetëm për 5-6 lekë për litër, ndërkohë që pritet të rishikojë metodologjinë, por më rritje! Nga ana e saj, qeveria pritet ti gëzohet të ardhurave më të larta në mars, si rrjedhojë e efektit të shtrenjtimit të çmimeve në Tatimin mbi vlerën e shtuar, që paguhet nga konsumatorët në çmimin final./Monitor.al

Çmimet dhe lloji i makinave/ Pse na dëmton më shumë se

nafta

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Prill 2026, 18:45 Esmeralda Topi

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

Shkodranët e njohin si “molla e artë”, por prej disa javësh e gjithë Shqipëria po e paguan domaten sikur të ishte fl...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë