LIVE UPDATES
Aktualitet

2 të penduar ballafaqohen në gjyq: I kam dërguar Dumanit 60-70 mijë euro për vrasjen e…

 Dy bashkëpunëtorët kryesorë të SPAK, Dumani dhe Alibej, kanë konfirmuar deklarimet dhe qëndrimet e tyre që kanë dhënë gjatë fazës së hetimit, duke i qëndruar versionit të deklaruar në këtë fazë

7 Prill 2026, 21:28 Nga Elton Qyno
2 të penduar ballafaqohen në gjyq: I kam dërguar Dumanit 60-70
Foto ilustruse

Sqarimi i detajeve të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela në Elbasan dhe ekzekutimi i Elvis Dedaj në Durrës, që njihej si (Loshka), është bërë shkak për ballafaqimin e dy bashkëpunëtorëve të SPAK, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibej.

 Dy bashkëpunëtorët kryesorë të SPAK, Dumani dhe Alibej, kanë konfirmuar deklarimet dhe qëndrimet e tyre që kanë dhënë gjatë fazës së hetimit, duke i qëndruar versionit të deklaruar në këtë fazë.

Të dy të penduarit i kanë qëndruar besnik deklaratave të dhëna në prokurori dhe gjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme, duke konfirmuar faktin se Elvis Dedaj është vrarë nga miku i tyre Henrik Hoxhaj dhe këtë gjë, sipas tyre, ia ka pranuar vetë Henrik Hoxhaj.

Nga ana tjetër, vetë i pandehuri Henrik Hoxhaj ka mohuar të ketë marrë pjesë në vrasjen e Elvis Dedaj në Durrës, por ka pranuar të kishte vepruar si vrasës me pagesë në disa vrasje të tjera.

Ndërkohë, në deklarimin e muajit korrik 2023, bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, ka dhënë shpjegime lidhur me vrasjen e Bujar Çelës, të cilën ai e kishte financuar në vlerën 60 deri në 70 mijë euro.

Ndër të tjera, Erjon Alibej ka deklaruar se:

“...për ngjarjen e vrasjes së Bujar Çelës dua t’ju sqaroj se Nuredin Dumanit, shumën e saktë nuk e mbaj mend, por i kam dërguar rreth 60.000 euro apo 70.000 euro. Këtë shumë parash ia kam dërguar Nuredinit me anë të Arsen Preçit, por vendndodhjen nuk e mbaj mend se ku i ka marrë Nuredini. Vendndodhjen e di saktësisht Nuredin Dumani. Nuk jam shumë i sigurt nëse këtë shumë parash e ka marrë vetë Nuredin Dumani apo ka dërguar Besin dhe Verin. Dua të jap një sqarim në lidhje me Bujar Çelën që nuk e kam dhënë më përpara. Për Bujar Çelën, bashkë me Nuredinin fillimisht patëm planifikuar që arma që u përdor tek vrasja e Emiljano Ramazanit, do të futej brenda tek shtëpia e Bujar Çelës, e mbështjellë me një qese ose çantë, ose diçka që Bujar Çela e kishte prekur me dorë. Shtëpinë e Bujar Çelës, me aq sa më ka treguar Nuredini, është shtëpi private, që ka një avlli përpara shtëpisë, dhe shtëpia bashkë me avllinë është e rrethuar me mur. Shtëpia e Bujar Çelës është dykatëshe, ndodhet në Bradashesh, mbrapa nënstacionit elektrik.

Pasi bëmë këtë plan, në ditët në vijim i kisha thënë Xhuljan Hoxhës që të gjente diçka që Bujar Çela kishte prekur me dorë. Nuk mbaj mend mirë, por në afërsi të shtëpisë së Bujarit ai kishte dhe një pikë shumice ushqimore, nuk jam i sigurt nëse e kishte në pronësi Bujari ose jo. Duke qenë se po kalonin ditët dhe akoma nuk kishim arritur që të kishim një qese apo çantë që kishte prekur Bujari me dorë, Nuredini për Bujarin më thotë:

“…ky rob q** duhet vrarë, sepse Talo këtë ka krahun e tij të djathtë, Talo me këtë flet gjatë gjithë kohës, dhe Talo, Bujarin e ka pikë të dobët. Mban mend si tha Eli që kishte shkuar Eli tek shtëpia e Bujarit herë pas here sepse donte Talo të fliste me Bujarin me anë të telefonit të kriptuar të Elit. Dhe po vramë Bujarin, Talo me shumë mundësi do bëhet i gjallë tek Festa…”.

Më tej, Erjon Alibej ka rrëfyer se në komunikime me Nuredinin, ai më ka shpjeguar që në lidhje me lëvizjet e Bujar Çelës, informohej edhe nga Elio Bitri. Kjo pasi Elio Bitri vazhdonte që të ishte shumë i afërt me Talo Çelën dhe njerëzit e afërt me Talo Çelën.

Një ditë më thotë Nuredini mua:

“…po si mendon ti për armën…? Unë kam një mendim që armën t’ia vëmë Seit Manahasës, sepse edhe ai është i përlyer…”, unë i them: “pooo! Meqenëse e mendon kështu…”. Dhe armën që është përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit ia vendosëm Seit Manahasës. Ditën e vrasjes së Bujar Çelës, në mëngjes herët, në radio policie kam dëgjuar për çfarë kishte ndodhur. Atë ditë në mëngjes më ka marrë në telefon edhe Agim Lleshi dhe më ka pyetur: “…Erjon, si je? Je në gjumë…?”, i them unë: “po, jam në gjumë. Pse, çfarë ka…?”, më thotë: “…po shkoj në një vendngjarje se kanë vrarë vëllain e Talo Çelës…”, i them unë Agim Lleshit: “A nuk janë vrarë të gjithë me radhë, me farë e me fis, çfarë kanë ata…”.

Dua të shpjegoj se unë kam pasur një radio me frekuencat e policisë së shtetit për një kohë të gjatë. Këtë radio ma ka pas dhënë Genc Tafili që kur isha në kërkim për plagosjen e Xhoni Rustës.

Këtë radio nuk e kam më, sepse është prishur. Për vrasjen e Bujarit e dëgjova në radio, direkt pas ngjarjes. Pasi dëgjova ngjarjen në radio, menjëherë pasi kishte ndodhur, komunikoj me Nuredinin e pyes: “…ku je…?”, sepse sa u dha në radio tani, nuk e mbaj mend mirë vendin që më thotë, por mbaj mend që ishte shumë larg nga vendi që kishte ndodhur ngjarja.

Unë i them Nuredinit tani sa u tha në radio, dhe besoj se e ke rrugën komplet bosh. Dua të shtoj që atë ditë Nuredini ishte rrugës duke shkuar për në Fushë-Krujë, bashkë me Besin dhe Verin, ku nuk di më gjatë sesa ka qëndruar aty, pasi të nesërmen pas vrasjes së Bujar Çelës, mua më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë arrestuar për ngjarjen e Emiljano Ramazanit.

Gjithashtu, dua të shtoj se Arsen Preçi e njihte Nuredinin dhe familjen e Nuredinit, por nuk ka pasur dijeni se me çfarë merrej Nuredini, dhe as nuk i kam shpjeguar asnjë gjë në lidhje me Nuredinin.

Dhe për këtë shumë lekësh nuk ka pasur dijeni se për çfarë unë po ia dërgoja Nuredinit./Syri.Net

bujar Çela elvis dedaj nuredin dumani

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Prill 2026, 18:45 Esmeralda Topi

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

Shkodranët e njohin si “molla e artë”, por prej disa javësh e gjithë Shqipëria po e paguan domaten sikur të ishte fl...

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion