20 Shkurt 2023, 10:05
Nga A.B
Pike karburanti
DURRËS- Sherr me sende të forta në Durrës. Policia bën të ditur se në konflikt është përfshirë Artan Paja me një punonjës karburanti. Sipas forcave blu, konflikti ka nisur për disa para që Artan Paja i kishte punonjësit të karburantit. Ai ka shkuar për të furnizuar makinën me naftë në pikën ku punonte 46-vjeçari dhe në këtë moment janë përplasur fizikisht. Punëtori i karburantit i ka kërkuar paratë, por Artan Paja nuk ka pranuar t’ia kthejë borxhin. Më pas ka nisur përplasja, e Paja ka nxjerrë topin e bejsbollit për ta vrarë, por fatmirësisht nuk ia ka arritur. Punëtori ka marrë disa lëndime, ndaj është dërguar në spital, aty ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë, autorin, Artan Pajën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
durres plagosje ne durres artan paja
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:57
A.B
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi është lënë sërish në masën e sigurisë 'arrest me burg'...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:42
A.B
Shefki Bylykbashi
KORÇË- 'Njeri jam edhe unë'- thotë Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau djalin e tij pak ditë m&eu...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:40
I.A
Makina e perdorur
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje. Mësohet se këta dy persona...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:08
A.B
Punetore
QIPRO- Keqtrajtimi i punëtorëve është rast i dëgjuar shumë shpesh, në Shqipëri e jashtë saj. Një...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:35
I.A
Karabinieret
ITALI- Heroina tregtohej në Zvicër, marihuana në Itali. ilgiorno shkruan se dënohet grupi i trafikut të drogës, ...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 09:08
A.B
Anija
DURRËS- Bllokohet një anije që transportonte 22 500 tonë naftë në Portin e Durrësit. Operacioni policor i kod...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 08:34
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë protest&eum...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 08:05
A.B
Joy Aoko
TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet një protestë para Prokurorisë së Tiranës për rastin e Joy Aoko-s. ...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 07:29
A.B
Udhetime
TIRANË- Nga 1 nëntor 2022 deri më 19 shkurt 2023, tre institucionet për zbatimin e ligjit u kanë kushtuar shqiptarëv...
Aktualitet
20 Shkurt 2023, 07:06
A.B
Moti
TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do t&eu...