Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Alda Klosi kërkoi në Apel ndryshim të masës së sigurisë, nga ajo e arrestit në burg, në një masë më të lehtë.
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë Alda Klosi është lënë sërish në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Klosi kërkoi sot në Apel ndryshim të masës së sigurisë, nga ajo e arrestit në burg, në një masë më të lehtë, mirëpo kërkesa nuk iu pranua. Ajo akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.
Edhe pse nuk ishte prezente vetë në seancën gjyqësore në ngarkim të saj, përfaqësuesi i saj, avokati i Klosit, Ilirjan Muho, teksa e cilësoi të paligjshëm ndalimin e klientes së tij, tha se ajo nuk mund të qëndrojë në burg gjatë kohës që i duhet prokurorisë për të hetuar deklarimet e pastrueses Rozeta Dobi. Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho, tha se duhen të provohen nga Prokuroria akuzat për vërtetësinë e deklaratës së pastrueses Rozeta Dobi.
Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vlerësoi të rregullt edhe kërkesën duke lënë në fuqi arrestin me burg. Qëndrimi i saj është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa është vjedhur, nga të cilat 120 mijë janë një hua që vëllai i saj ka marrë për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj të ndjerë në Amerikë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall në zonë pranë “21 Dhjetorit”. Qëndrimi i saj tashmë është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa i është vjedhur. Ballafaqim mes Alda Klosit dhe Rozeta Dobit? I takon organit të akuzës për të provuar akuzat ndaj nesh. Alda Klosi pas ndalimit kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësorë. Por duhet që të jetë në kontroll të vazhdueshëm pasi ka tendenca për hipertomi.
Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës së bashku me oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në ambientet e paraburgimit ku ndodhet ish-zyrtarja për të marrë deklarimet e saj. Klosi u ka qëndruar deklarimeve të dhëna në momentin kur u arrestua Rozeta Dobi.
Ajo pretendon se 120 mijë eurot dhe rreth 30 mijë dollarët janë të xhaxhait të saj i cili ndërroi jetë në Amerikë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, por nuk pranon që të ketë lidhje me shumën prej më shumë se 400 mijë eurosh që Dobi pretendon se janë marrë në shtëpinë e Klosit./Dosja.al
Shefki Bylykbashi KORÇË- 'Njeri jam edhe unë'- thotë Shefki Bylykbashi, 77-vjeçari i cili vrau djalin e tij pak ditë m&eu...
Makina e perdorur TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vjedhje. Mësohet se këta dy persona...
Punetore QIPRO- Keqtrajtimi i punëtorëve është rast i dëgjuar shumë shpesh, në Shqipëri e jashtë saj. Një...
Karabinieret ITALI- Heroina tregtohej në Zvicër, marihuana në Itali. ilgiorno shkruan se dënohet grupi i trafikut të drogës, ...
Anija DURRËS- Bllokohet një anije që transportonte 22 500 tonë naftë në Portin e Durrësit. Operacioni policor i kod...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më të fundit në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë protest&eum...
Joy Aoko TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet një protestë para Prokurorisë së Tiranës për rastin e Joy Aoko-s. ...
Udhetime TIRANË- Nga 1 nëntor 2022 deri më 19 shkurt 2023, tre institucionet për zbatimin e ligjit u kanë kushtuar shqiptarëv...
Moti TIRANË- Moti do të jetë me vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do t&eu...
Zbulimet DURRËS- Arkeologët kanë zbuluar struktura dhe artefakte të lashta, në kantierin e shkollës 9-vjeçare "Eftali ...