3 Korrik 2026, 20:43
Nga G.M
Foto
TIRANË- Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të bazuara në analizën e riskut, Administrata Doganore, nëpërmjet Doganës së Rinasit dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka parandaluar një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas.
Gjatë skanimit të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, autoritetet konstatuan dy valixhe me përmbajtje të dyshimtë. Më pas u krye kontrolli fizik në prani të poseduesve të tyre, ku u gjetën dhe u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 89 pako.
Dy personat e përfshirë, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, iu kaluan strukturave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë vijuar procedurat hetimore dhe veprimet e mëtejshme ligjore.
Administrata Doganore thekson se do të vazhdojë të forcojë kontrollet në pikat kufitare, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese, me synim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, si edhe të çdo aktiviteti tjetër të paligjshëm./Dosja.al
cannabis sativa
Aktualitet
3 Korrik 2026, 20:41
E. D
Ilir Xhemalaj
TIRANË- Qytetari, Ilir Xhemalaj, duke folur gjatë protestës para kryeministrisë tha se zëri i protestuesve shqiptar&...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 20:39
G.M
Foto ilustruese
TIRANË- Qytetarja Sidorela Vatnikaj mori fjalën gjatë protestës së zhvilluar përpara godinës së...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 20:29
E. D
TIRANË- Një emigrante nga Gjermania deklaroi gjatë fjalës së para kryeministrisë se sistemi politik 35-vjeçar duhet ...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 20:19
G.M
Foto
TIRANË- Protesta e zhvilluar këtë të premte shënon ditën e 34-të të revoltës qytetare për rrëzi...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 20:02
E. D
TIRANË- Një protestues ka deklaruar se ka mbledhur disa bomba me gaz lotsjellës, të cilat janë përdorur nga policia gjat&eu...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 20:00
G.M
TIRANË- Në ditën e 34-të protestës vazhdonë marshimi i qytetarëve nga sheshi "Skënderbej" drejt gondinës së ...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 19:54
G.M
Foto
TIRANË- Në ditën e 34-të të protestës nuk kanë munguar reagimet e qytetarëve të cilët nisën gru...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 19:42
G.M
Foto
TIRANË- Një emigrant është kthyer ditën e sotme nga Greqia për tu bërë pjesë e protestës teksa ka de...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 19:30
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”. Prej 34 dit&eum...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 19:23
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 34-t radhazi për largimin e kryeministrit Edi R...