Arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, policia jep detaje: Në pranga edhe dy të tjerë, në vilë armë...
Aktualitet
34 ditë revoltë qytetare, emigrantja nga Gjermania thirrje Berishës: Sali mos i fut spiunat me përça tubimin
Emigrantja i bëri thirrje gjithashtu kryeministrit të dorëhiqet dhe të lirojë protestuesit e arrestuar dje para Kuvendit.
3 Korrik 2026, 20:29Nga E. D
TIRANË- Një emigrante nga Gjermania deklaroi gjatë fjalës së para kryeministrisë se sistemi politik 35-vjeçar duhet të dalë jashtë çdo vendimmarrjeje në Shqipëri. Emigrantja i bëri thirrje kryeministrit të dorëhiqet dhe të lirojë protestuesit e arrestuar dje para Kuvendit. Në fund, ajo u bëri thirrje edhe Kryedemokratit Sali Berisha që të mos fusë spiunë me përça tubimin.
“Rama në burg, Berisha në burg. Edi Rama, liroi djemtë e nanave që janë atje, njëri atje ka edhe fëmijë të sëmurë, nuk e di a ke fëmijë ti apo s’ke, të kujt i ke ti? Ai ka fëmijë të sëmurë, ai ka dalë për fëmijët, për të drejtat e veta, që të ketë Shqipëri më të mirë. Kërkojmë qeveri provizore, asnjë parti i sistemit 35 vjeçar nuk duhet të ekzistojë dhe të mos ekzistojë. Ne duam qeveri provizore dhe referendum, ku të vendosë populli. Qëndroni sepse duhet bërë referendumi patjetër, nuk duam më parti, janë këlysha të Enverit, spiunë, të degjeneruar.
Dhe atë F*ck yu ta them ty, Berishës dhe gjithë të tjerëve si ju. Populli duhet të vendosë dhe jo ju, partitë. Nesër presim gjithë diasporën me ardhë nesër. I them hajdeni ta çlirojmë Shqipërinë njëherë e mirë, qëndroni, diaspora do vijë patjetër, intelektualët do vijnë, do bëhet me patjetër. I them mos i fut spiunat këtu, i ke qit intelektualët në rrugë të madhe, mes tyre edhe babën tim, që krijoi shoqatën e të persekutuarve dhe nuk e le të bënte parti. Sali Berisha, nuk vjen më në pushtet ti. Qytetarët të vijnë këtu, intelektualët, diaspora”, u shpreh qytetarja./Dosja.al