3 Korrik 2026, 18:30
Nga E. D
foto ilustruese
SERBI- Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar një person në pikëkalimin kufitar të Mutivodës – që lidh Kosovën me Serbinë – nën dyshime për krime lufte. Ndaj O.S., i lindur më 1953, është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Beograd, thanë autoritetet serbe.
“Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, u tha në njoftimin e MPB-së serbe.
Në njoftimin e MPB-së serbe nuk u tha saktë nëse i dyshuari ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Familjarët e Osman Selmanit, konfirmuan se ai u arrestua në Mutivodë më 1 korrik teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Familja tha se i vlerësojnë akuzat e autoriteteve serbe si “të pabazuara dhe të pavërteta”.
“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”, u tha në reagimin e familjarëve të të arrestuarit të publikuar në Facebook.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Punëve dhe Diasporës të Kosovës për të kuptuar nëse ka informacione për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.
Viteve të fundit, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.
Serbia gjatë viteve ’90 e karakterizoi UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për Kosovën, UÇK-ja është organizata që mbrojti popullsinë lokale nga represioni i forcave të armatosura jugosllave./REL
serbi
Aktualitet
3 Korrik 2026, 18:03
G.M
Pamje
SARANDË- Ditën e sotme është bërë shpërthimi i paralajmëruar më herët nga Autoriteti Rrugor Shqipta...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 18:00
G.M
Foto ilustruese
VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlor&...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 17:41
E. D
Adi Çoba
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje nga arrestimi i Adi Çobos në Shkozet të Durrësit, ...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 17:02
E. D
pamjet
DHËRMI- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin Bosit të Call Centerave, Granit Pepnika. Blutë sqa...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 16:59
E. D
pamjet
TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga arrestimi i “bosit” të call center-ave Granit Pepnika në Dhërmi. ...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 16:06
E. D
foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëp...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 15:47
E. D
pamjet
ELBASAN- Një stuhi e fortë ka përfshirë këtë të premte qarkun e Elbasanit, duke sjellë reshje int...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 15:03
E. D
DHËRMI- Granit Pepnika është arrestuar në një resort në zonën e Dhërmiut. Pepnika ishte shpallur në kër...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 14:37
D.S
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur grabitjen me armë ndaj një çifti gjerman në fshatin Domen, t&e...
Aktualitet
3 Korrik 2026, 14:20
D.S
TIRANË- Projekti i Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec dhe Sazan është bërë temë e diskutimeve të gjer...