Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për këtë aksident që pësoi, Xhivini ka kërkuar dokumentet nga Policia e Beratit në mënyrë që të hidhte në gjyq bashkinë Berat. Por sipas ngjarjes së treguar për Dosja.al, Xhivini iu drejtua SHÇBA-së për tu zhgënjyer nga drejtori i atëhershëm Muhamet Rrumbullaku. Në këto kushte, Gjykata e Beratit ka shpallur moskompetencë për çështjen dhe ka tentuar që ta kaloj këtë në Gjykatë Administrative.
TIRANË- Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm Policie Hajrulla Xhivini ka treguar ngjarjen e ndodhur 3 vite më parë teksa ka urinuar para Gjykatës së Lartë në formë protestë. Duke folur nga arratia për Dosja.al, Xhivini ka treguar se e gjithë historia ka nisur në datën 20 shtator të vitit 2020, ku ka pësuar një aksident me motor për shkak se i janë sulur qentë e rrugës në qytetin e Beratit.
Për këtë aksident që pësoi, Xhivini ka kërkuar dokumentet nga Policia e Beratit në mënyrë që të hidhte në gjyq bashkinë Berat. Por sipas ngjarjes së treguar për Dosja.al, Xhivini iu drejtua SHÇBA-së për tu zhgënjyer nga drejtori i atëhershëm Muhamet Rrumbullaku. Në këto kushte, Gjykata e Beratit ka shpallur moskompetencë për çështjen dhe ka tentuar që ta kaloj këtë në Gjykatë Administrative.
Po ashtu Xhivini ka deklaruar se vendimin e Gjykatës së Beratit e ka ankimuar në Gjykatën e Lartë. Sipas tij, Gjykata e Lartë e ka sorollatur për një vit dhe ky është arsyeja e vendimit që ai mori për të protestuar kundër Gjykatës së Lartë, duke bërë gjestin e protestës me aktin e turpshëm te urinimit, para godinës dhe duke e hedhur videon në rrjetin social TikTok. Gjithashtu Xhivini ka bërë një akuzë të fortë ndaj autoriteteve në Shqipëri se kanë tentuar që ta helmojnë në Rinas.
"Unë pësova një aksident në datën 20 shtator 2020, mu turrën qentë e rrugës. Pasi nuk kishte shumë drita, rash nga motori dhe pësova një aksident të rëndë. Banorët thërritën ambulancën dhe pas 5 minutash vjen policia që me kthen dhe më ndihmon. Policia në ato momente më kërkon patentën dhe në atë kohë më thanë që po vjen ambulanca. Për 2-3 ditë isha në spital me qepje nga të gjitha anët, më pas u transferova në Milano. Këtu isha në urgjencë deri sa hoqa penjtë. Pasi erdha në Berat, kërkova dokumentat. Në atë kohë takova Nallbatin, edhe pse më tha se do të japim dokumentat, nuk mi dhanë sepse une e fitoja gjyqin kundër Bashkisë Berat.
Më pas u ankova në SHÇBA, u dërgova një email, pasi në telefon nuk më përgjigjeshin. Në Rinas më ka ardhur emaili nga SHÇBA, por pa asnjë përgjigje. Drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku më tha se kisha marrë një gjobë për shpejtësi, unë nuk kisha asnjë ide për gjobën. Gjobën që mora e kisha me firmë të falsifikuar. Në Berat bëra kallëzim, por nuk më dhanë kopje. Prokuroria kishte mbyllur çështjen dhe në atë kohë kishin shkruar në dokumenta që unë nuk kisha dhënë asnjë emër dhe asnjë detaj për ngjarjen.
Në gjykatën e Beratit kisha hapur një padi civile kundër Bashkisë për shkaktim dëmi. U bënë dy seanca, e para ishte pa praninë e Bashkisë Berat ndërsa e dyta ishte e pranishme dhe gjykata shpalli moskompetencë. Këtë vendim une e ankimova në Gjykatën e Lartë dhe më kanë sorollatur për një vit me vendime të ndërmjetme. Në atë kohë i kam shkruar Sokol Sadushit dhe më pas u vendos data e seancës gjyqsore. Kam ankimuar këtë te KLP dhe ILD dhe janë tallur. U detyra që të protestoja në Gjykatën e Lartë pas vendimit për mospranimin e kërkesës time. Kërkesën për protestën e kisha dërguar me email më përpara dhe më pas më kërkuan që të shkoja në drejtori ta firmos.
Në Gjykatën e Lartë para se të nisja protestën ka dalë Sokol Sadushi dhe unë kam bërtitur me megafon: Sokol Sadushi koka e krimit të organizuar. Rojet e Gjykatës së Lartë kanë ardhur dhe më kanë kërcënuar. Në një tjetër protestë kam shkuar i pirë më dijeninë time në mënyrë që të mos më dënonin dhe të beja gjestin e ujit të hollë në Gjykatë. Videon e bëra vetë dhe e kam publikuar në TikTok. Teksa më lanë me arrest shtëpie dhe më pas me detyrim paraqitje, më kanë helmuar në Rinas. Tashmë nuk shkoj të paraqitem sepse po tentojnë që të më helmojnë," përfundon kandidati për drejtor Policie.
I pyetur nga Dosja.al, se përse e ka bërë aplikimin për Drejtor të Përgjithshëm Policie, Xhivini u shpreh se e ka dorëzuar online dhe me qëllim që të luftojë korrupsionin. Sipas tij, kjo ngjarje që i ndodhi atij të mos i ndodhë qytetarëve të tjerë në vend.
"Aplikimin e bëra sipas standarteve që janë, i padënuar më parë, me letër motivimi, me çertifikatë sigurie me programin luftë korrupsionit dhe me përmirësimin e teknologjisë informatike. Qëllimi im ka qenë që të luftojë korrupsionin sepse unë vetë e kam pësuar këtë të kurriz. Aplikimin e kam bërë online dhe dokumentat i kam dërguar në email si dhe në website," tha Xhivini.
foto ilustruese TIRANË- Është ekstraduar nga Italia një 53-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjy...
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë, ku sipas informacioneve jan&eum...
fotot ilustruese ELBASAN- Një 26-vjeçar është arrestuar në Elbasan. Gjithashtu Ervis Mersini ishte dënuar nga Gjykata e Elb...
pamje nga ceremonia e dhenies se cmimi GJIROKASTËR- E premtja e 20 shtatorit është një ditë që do të mbetet e skalitur n...
Erjon Goxhara TIRANË- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë E...
DURRËS- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Durrë-Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshir&eu...
fotot ilustruese ZVICËR- Dy shqiptarë janë dënuar me burg dhe me dëbim të menjëhershëm nga Zvicra. Mësohe...
Moti TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kr...
Horoskopi DashiTë shtunën së shpejti mund të kuptoni se një person me të cilin jeni afër mund të ketë qenë...
Foto GREQI- Një 10-vjeçare shqiptare është përjashtuar nga një shkollë në Greqi. Mësohet se e mitura sa...