LIVE UPDATES
Aktualitet

Tërhiqet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura: Pushimi nga puna i Drejtorit të Parkut të Divjakës është në proces rishikimi

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendim i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjake- Karavasta Ardian Koci është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

10 Mars 2023, 21:24 Nga DOSJA
Tërhiqet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura: Pushimi nga
Ardian Koçi dhe Danile Pirushi

TIRANË- Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendimi i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjakë- Karavasta, Ardian Koçi, është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e kësaj Agjencie Daniel Pirushi tha se zoti Koçi është njoftuar dhe është ftuar të bashkëpunojë në kuadër të këtij procesi.

Ish drejtori i Parkut të Divjakës Ardian Koci i tha Zërit të Amerikës se nuk do të kthehej më në detyrë për shkak të klimës armiqësore dhe do të priste vendimin e gjykatës lidhur me padinë e tij për ndërprerjen e padrejtë të marëdhënieve të punës.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se vendim i komisionit disiplinor për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Divjake- Karavasta Ardian Koci është në proces rishikimi pas kërkesës nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Danile Pirushi u shpreh:

"Procedura e zotit Koci dhe, është momenti kryesor për ta thënë, ështe ende në shqyrtim. Duhet të rendis pak faktet që nga momenti i parë kur zoti Koci më datë 22 shkurt është njoftuar për fillimin e procesin displinor dhe ku i është dhënë mundësia të sjellë provat dhe faktet. Kjo si rrjedhojë e një dalje publike të tij në mënyrë të përsëritur pa marrë lejen e Drejtorit të Përgjithshëm. Më pas më datë 24 është mbajtur dëgjesa e parë ku janë shkëmbyer dhe janë diskutuar faktet për rrethanën e ndodhur dhe rrethanën në përgjithësi. më dueht ta përsëris , ky fenonemn i përsëritur i zoti Koci që bën dalje publike dhe nuk kordinohet me institucionin ka qenë në disa raste. Menjëherë më datë 3 Mars Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura,Komisoni i ngritur me këtë rast, doli me vendimarrjen për largimin nga detyra të zotit Koci".

Zonja Pirushi tha më tej se procesi i rishikimit të kësaj vendimmarrje erdhi pas reagimit nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.

"Ky vendim sic ndodh një praktikat tona normale i përcillet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si një proces rutinë ku informohet. Pati një reagim të menjëherëshëm dhe nga Ministrja, nga autoriteti i saj, për të rishikuar vendimin nga Agjencia Kombëtare e Zonave të mbrojtura dhe Komisoni disiplinor i ngritur enkas për këtë rast. Që më datën 4 Mars zoti Koci por edhe Komsioni ka marrë dijeni për procesine rishikimit të vendimit. “I është bërë ftesa zotit Koci që të jetë pjesë e praktikës pasi është një procedurë që përsëri të shqyrtohen faktet dhe rrethanat dhe zoti Koci nuk ka pranuar të bashkërendojë. Prandaj dhe deklarata e tij, jo më larg se dje ka qenë e papritur për ne për aq kohë sa jemi ende institucionalisht bashkëpunëtorë dhe partnerë".

I pyetur për këtë qëndrim të Agjencisë së Zonave të Mbrojtua rishikimit të Ardian Koçi Drejtor i parkut Divjake -Karavasta tha se nuk do të kthehej më në detyrë pasi klima është armiqësore dhe u tregua siaps tij përmes veprimeve që u ndërmorën me aq shpejtësi dhe në mënyrë ekstreme.

“Ky reagim i imi është jo vetëm për veten por edhe për kolegët e mij që janë hequr nga agjencitë rajonale kohët e fundit, apo agjencia qëndrore “, tha zoti Koci.

“Nga ana juridike kam depozituar në Gjykatë padinë dhe cdo veprim pas datës së pushimit tim nga puna nuk ka asnjë vlerë nga institucioni. Për këtë do të shprehet gjykata kur të trajtojë padinë time për ndërprerjen e padrejtë të marëdhënieve të punës”, vazhdon ai, ndërsa shtoi se “Dua të falënderoj qindra e qindra mbështetës, organizata mjedisore ,personalitete që mbështetën reagimin tim ndaj veprimeve arbitrate”.

Më 12 shkurt të këtij viti, zoti Koçi u intervistua nga Zëri i Amerikës, së bashku me disa ekspertë të tjerë, lidhur me turizmin natyror në Shqipëri. 10 ditë pas intervistës, më 22 shkurt, ai njoftohet nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, se ndaj tij kanë filluar procedurat disiplinore, pasi nuk kishte marrë leje për intervistën. Më 3 mars, vetëm 9 ditë pas fillimit të procedurave, atij i njoftohet zyrtarisht pushimi nga puna.

E pyetur në lidhje me procedurën e shpejtë të vendimarrjes drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Danile Pirushi u përgjigj:

“Nuk dua të përsëritem,realisht procedura ka filluar më 22 shkurt sic e përmenda dhe vendimi ka dalë më 3 mars. Ka qenë një kohë e mjaftueshmee , Kodi i Punën parashikon procedura të tilla dhe jemi brenda të gjitha afateve të përcaktuara në ligj dhe rregullore.Nuk mendoj se është një kohë e shpetjë megjithatë dua të theksoj faktin që me zoitn Koci kemi pasur një fenomen të përsëritur disa herë ku prononcimet e tij kanë qenë të pakordinuaar me administratën", tha zonja Prushi.

E pyetur se ku e kishte mbështeur komisoni i displinës Vendimin për pushimin nga puna zonja Pirushi u përgjigj:

"Aktet rregullatore sigurojnë mbarëvajten institucionale dhe rregullojnë marëdhëniet e punës. Kodi i Punës parashikon elementë të tillë ndërkohë edhe rregullorja e Agjencisë së Zonave të Mbrotjrua definon qartë që për aq kohë sa perosnat përgjegjës të administartës rajoanle apo qëndore dalin në proncime publike janë të detyruar të marrin një miratim paraprak nga Drejtori përkatës nga institucioni përgjegjës".

Zonja Pirushi thotë se Agjencia i jep rëndësi promovimit të vlerave në një koordinim dhe bashkërendim mes gjithë aktorëve.

"Në fakt është një koordinim për ne si Agjenci Kombëtare zonve të mbrotjur. Në veprimtarinë tonë është shumë e rëndësishme promovimi i vlerave,edukimi i brezave,edukimi mejdisor për të njohur më parë vlerat e natyrës , biodiveristein,natyrën në tërësi në mënyrë që më pas dhe zhvillimi të jetë sa më iqëndrushem. Në cdo dritare komunimi e shohim me shumë seriozitet prandaj duhet dhe një koordinim dhe bashkërendim mes gjithë aktorëve".

Agjencia kombëtare e zonave Natyore në Shqipëri është prekur kohët e fundit nga disa ndryshime drejtuesish si rajonalë dhe kreut qëndror të saj.

Ardian Koci që drejtonte prej dhjetë vitesh parkun më të rëndësishëm natyror në vend atë Divjakë Karavasta është i vetmi që ka reaguar publikisht ndaj urdhërit për pushimin nga puna që tani është në process rishikimi sic thotë Agjencia por një temë e mbyllur për zotin Koci që pret të shprehet gjykata.

Marrë nga VOA

danile pirushi shkarkohet ardian koci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj