LIVE UPDATES
Aktualitet

Hetimi ndaj Ahmetajt, SPAK: Çështja e Ahmetajt është veçuar, mos intimidoni prokurorët, për çdo ankesë e pretendim, drejtojuni ILD-së

Ky sqarim vjen një ditë pasi SPAK dhe BKH ushtruan kontrolle në shtëpinë e ish-gruas së ish-ministrit dhe vilës ku jeton aktualisht me partneren. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente të ndryshme dhe 30 mijë euro. 

10 Mars 2023, 17:26 Nga F.M
Hetimi ndaj Ahmetajt, SPAK: Çështja e Ahmetajt është
Arben Ahmetaj

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sqaruar pozicionin e prokurorëve lidhur me hetimet e nisura ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj. Në një njoftim zyrtar, SPAK shprehet se çështja ndaj Ahmetajt është veçuar dhe se është marrë në dorë nga prokurorja Enkeleda Millonaj dhe jo Klodian Braho apo Eneid Nakuçi që sipas SPAK, janë akuzuar për një anshmëri. Në njoftim shtohet se Braho është dorëhequr dhe zëvendësuar me Millonajn, ndërsa Nakuçi nuk ka kryer asnjë veprim lidhur me Ahmetajn. Ky sqarim vjen një ditë pasi SPAK dhe BKH ushtruan kontrolle në shtëpinë e ish-gruas së ish-ministrit dhe vilës ku jeton aktualisht me partneren. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dokumente të ndryshme dhe 30 mijë euro. 

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pasur në konsideratë që në mënyrë të përsëritur prej një periudhë kohore disa mujore, në disa media dhe portale mediatike, janë ngritur pretendime në lidhje me veprimet proçedurale të kryera nga prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi në ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me proçedimin penal nr.277 viti 2020 që bën fjalë për kontratën e koncensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, vlerëson të nevojshme që të informojë opinionin publik si më poshtë: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në përfundim të hetimeve paraprake për proçedimin penal nr.277 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme, në datën 09.12.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k, me akuzat e tyre respektive. Prokurorët e çështjes kanë kryer veprimet proçedurale duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale si dhe në provat që janë mbledhur gjatë fazës së hetimeve paraprake. Veprimet proçedurale të prokurorëve të çështjes në lidhje me këtë proçedim penal nuk janë veprime dhe qëndrime të tyre personale, por përfaqësojnë qëndrimin dhe vendimin e institucionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjyqtari i seancës paraprake me vendimin nr.21, datë 21.02.2023 e ka vlerësuar si të drejtë dhe të bazuar në ligj kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale dhe ka vlerësuar se hetimet janë të plota, se ka prova të mjaftueshme për të provuar akuzat penale të ngritura, duke vendosur dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale. Ky vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i cili është një vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim, rrëzon çdo pretendim të padrejtë ndaj prokurorëve të çështjes për hetime të paplota apo për akuza të pabazuara në prova të mjaftueshme. Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020. Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit. Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit. Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm.

arben ahmetaj nen hetim

Sondazh

Poll
Aktualitet 10 Mars 2023, 16:04 Dosja.al

Krenari shqiptare

Alina Hoxha Pavarësisht integrimit në shoqëritë në të cilat janë zhvendosur; pavarësisht përvetësimit t&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj