LIVE UPDATES
Aktualitet

Krenari shqiptare

Ndonëse e lindur e rritur në SHBA, Alina Hoxha ka ruajtur dhe kultivuar lidhje të forta me Shqipërinë. Përzgjedhja e kompozitorit dhe e pjesës së përzgjedhur për këtë konkurs e nxjerrin më së miri në pah një gjë të tillë.

10 Mars 2023, 16:04 Nga Dosja.al
Krenari shqiptare
Alina Hoxha

Pavarësisht integrimit në shoqëritë në të cilat janë zhvendosur; pavarësisht përvetësimit të mendësisë, kulturës dhe ritmit të jetesës në “atdheun” e tyre të ri, është një fakt historik i mirë konfirmuar dhe i mirë dokumentuar tashmë se diaspora shqiptare nuk i ka shkëputur kurrë një herë lidhjet me Shqipërinë; përkundrazi, krahas kultivimit dhe ruajtjes si diçka të shenjtë, është përpjekur t’i shpalosë dhe t’i shprehë këto lidhje, duke shfrytëzuar forma dhe mjete nga më të ndryshmet.

I këtillë është edhe rasti i Alina Hoxhës, gjashtëmbëdhjetëvjeçares shqiptare që po na nderon në SHBA, qoftë si fituese e vendit të parë në konkursin në rang federal si njohësja më e mirë e latinishtes për shkollat e mesme, qoftë si sportiste e ekipit të të rinjve të shtetit të Nju Xhersit, qoftë, së fundmi, si pianiste, teksa është duke konkurruar për mundësinë për të performuar në Cernegie Hall, apo Qendra Linkoln, muajin e ardhshëm – një konkurs ky, që mbështetet, ndër të tjera, edhe te mbështetja e publikut, përfshirë edhe atë shqiptar, përmes pëlqimit në Youtube.

Ndonëse e lindur e rritur në SHBA, Alina Hoxha ka ruajtur dhe kultivuar lidhje të forta me Shqipërinë. Përzgjedhja e kompozitorit dhe e pjesës së përzgjedhur për këtë konkurs e nxjerrin më së miri në pah një gjë të tillë.

Siç dihet tashmë, kompozitori i shquar polak Frederik Shopen e kaloi një pjesë të jetës së tij në mërgim. Gjatë kësaj pjese të jetës, Shopen e shndërroi muzikën në mjet shprehës të fuqishëm te lidhjeve të forta që vijonte të ruante me Poloninë. Pjesë e përdorimit të muzikës sipas këtij qëllimi janë edhe mazurka-t, të cilat janë valle tradicionale polake. Shopen kompozoi 68 të tilla, ku çdocila pasqyron me këmbëngulje frymën dhe identitetin polak të autorit. Ndër to, Mazurka Opus 67 Nr. 2 në sol minor zë një vend mjaft të veçantë, jo thjesht sepse melankonia dhe nostalgjia për atdheun gjejnë shprehinë më kulmore, por për shkak cantabile e kësaj mazurke, e cila skajësisht e thjeshtë dhe tejet delikate, krijon fuqishëm ndjesinë e një mesazhi lamtumire të kompozitorit, çka e ndeshim sërish edhe tek mazurka e tij e fundit, tek Opus 68 Nr. 4 në fa minor.

Ky zë mallëngjyes i kompozitorit të shquar mërgimtar, dhembja e tij e brendshme e shkaktuar nga malli për atdheun, përcillen në interpretimin e Alina Hoxhës me të tërë ndjeshmërinë, shpirtbutësinë, dhembshurinë dhe përdëllimin që meritojnë. Dhe arsyeja është e thjeshtë: e lidhur pas të njëjtit fat me këtë korife të muzikës botërore, në interpretimin e saj, Alina Hoxha të jep ndjesinë se nëpër gishtat që lëvizin mbi tastierë, më tepër sesa Poloninë e Shopenit, po kalon përmallueshëm Shqipërinë që mban, ruan dhe kultivon thellë në zemër dhe në shpirt.

alina hoxha

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi