21 Shtator 2022, 11:48
Nga k.m.
Ibrahim Duda
SARANDË- 30 sekonda iu deshën Ibrahim Dudës, 43 vjeç që të grabiste 450 mijë lekë, para të thata dhe bizhuteri me vlerë 250 mijë lekë në argjendarinë pranë shtëpisë së tij. Pamjet e gjithë aksionit të grabitësit i ka siguruar "Report Tv", ku duket qartë momenti kur 43-vjeçari futet në lokal, kryen vjedhjen dhe më pas largohet me shpresën për të mos u kapur nga Policia.
Për të hapur derën e dyqanit, ai përdor një kaçavidë, por gjithmonë duke kontrolluar gjithë zonën, nëse kishte ndonjë që mund ta pikaste apo jo. Por 'aventura' i zgjati shumë pak, pasi përfundoi në prangat e Policisë së Shtetit për jo më shumë se një orë.
Bizhuteritë e vjedhura
NJOFTIMI I PLOTË:
Sarandë
Vodhi një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari, i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja". Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka vjedhur një shumë parash dhe bizhuteri, në një dyqan, në lagjen nr.4, Sarandë. Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, duke dalë jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- thuhet në njoftimin e policisë.
Në momentin që ka kryer vjedhjen, Duda duhet të ishte në 'arrest shtëpie' në Sarandë pasi më parë kishte plagosur me pasoja të rënda 2 adoleshentë, 17 dhe 16 vjeçar. Ibrahim Duda i plagosi me thikë se dy vëllezërit i kishin shtypur qenin me makinë. Ky i fundit kreu aktin e rëndë duke sulmuar me thikë në lagjen numër 4 të qytetit bregdetar dhe më pas u vetëdorëzua në Polici. Por pas gjykimit, u vendos në "arrest shtëpie". Mirëpo nga grabitja e djeshme, Policia njofton se tashmë 43-vjeçari akuzohet për "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Vjedhja".
sarandë ibrahim duda
Aktualitet
21 Shtator 2022, 11:23
n.m.k.m.
Tonin Vocaj dhe Skënder Gjinushi
TIRANË- Akademia e Shkencave dhe Policia e Shtetit kanë nënshkruar marrëveshje bashkëp...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 11:19
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar të cilit iu gjet një sasi e konsiderueshme nafte t&eum...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 11:04
A.B
Avokati
TIRANË-Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e biznesmenit, Y...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 10:49
k.m.
Zef Hila
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ish-kryetar i bashkisë Vau të Dejës, është paraqitur n&eu...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 10:27
A.B
Policia
MAT- Një 50-vjeçar i identifikuar si Ilir Likola ka rënë në pranga pasi iu gjetën në banesë një...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 10:29
d.a.
ITALI- Ata ishin bërë gati të hipnin në një aeroplan që nisej nga aeroporti Salento i Brindizit për në Londër me ...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 10:17
k.m.
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia, në Shqipëri, por edhe në të gjithë bot&...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 09:06
A.B
Saimir Kushova
BRITANI E MADHE- Mediat britanike kanë pasqyruar lajmin e vdekjes së turistes angleze Rebecca Gannon në brigjet shqiptar...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 08:20
A.B
Aksident
DURRËS- Një aksident ka ndodhur në orët e para në qytetin bregdetar. Një burrë është përplasur n...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 08:08
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillime nga luf...