21 Shtator 2022, 09:06
Nga A.B
Saimir Kushova
BRITANI E MADHE- Mediat britanike kanë pasqyruar lajmin e vdekjes së turistes angleze Rebecca Gannon në brigjet shqiptare. 29 vjeçarja, e cila ndërroi jetë të hënën në vendin e quajtur “Vapori i mbytur” në Sarandë pasi u mbyt gjatë një ekspedite zhytjeje.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, 29-vjeçarja ishte së bashku me të dashurin në këtë ekspeditë. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar instruktori Saimir Kushova, 45 vjeç. Policia njoftoi një ditë më parë se 45-vjeçari kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.
Saimir Kushova
Daily Mail ka shkruar se i dashuri i saj, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka qenë dëshmitar i kësaj tragjedie. Zhytësit që kanë qenë të pranishëm janë përpjekur që ta shpëtojnë të renë. Por çdo gjë ka qenë e kotë.
“Në të vërtetë nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe po presim policinë që të mbarojë hetimin. Vajza britanike që vdiq ishte së bashku me të dashurin. Të dy kishin certifikata PADI për zhytjeje në ujëra të hapura kështu që ishin të kualifikuar për t’u zhytur me ne. Ajo qëndroi në ujë për 10 minuta dhe më pas hasi vështirësi. Më parë ka pasur një problem me rregulluesin e oksigjenit, por u ndërrua dhe po punonte shumë mirë. Gjëja e radhës që dimë është që Saimiri e pikasi që ajo kishte probleme dhe u zhyt për ta shpëtuar. Ai bëri gjithçka që mundej për ta çuar në sipërfaqe. Ishte një eksperiencë traumatike dhe i dashuri i saj ishte shumë i trishtuar nga kjo ngjarje. Thjesht nuk e dimë çfarë ndodhi”, tha Gerta Brozi e cila ishte me grupin e zhytësve.
Brozi ka thënë për median britanike se vendi i zhytjes nuk ishte shumë i vështirë dhe se për rastin po pritet autopsia./Burimi: DailyMail
rebecca gannon vdes turistja angleze ne sarande dailymail
Aktualitet
21 Shtator 2022, 08:20
A.B
Aksident
DURRËS- Një aksident ka ndodhur në orët e para në qytetin bregdetar. Një burrë është përplasur n...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 08:08
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zhvillime nga luf...
Aktualitet
21 Shtator 2022, 07:22
A.B
Moti
TIRANË- Mbetemi nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike për gjatë gjithë ditës në Shq...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:41
F.M
Pjesë nga emisioni i Fiks Fare
TIRANË- Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra shefin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnj&eum...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:26
F.M
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala thotë se ish-drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano është...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:21
Regjisori Edmond Budina
Regjisori Edmond Budina thotë se largimi i mafias nga pushteti, është më urgjente se dekomunistizimi. Në e...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:19
Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedula
TIRANË- Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedula i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të ...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:08
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se kontakti i fundit i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj ka qen&e...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:06
F.M
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se janë zbardhur biseda që mund të çojnë drejt zgjid...
Aktualitet
20 Shtator 2022, 23:04
Dy janë njerëzit që mund ta zbardhin. I pari është Jeton Lami dhe i dyti, Gledis Nano. Në momentin që i është v&e...