20 Janar 2025, 11:51
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia bën me dije se i riu është ndaluar në një kontroll rutinë, teksa ishte duke udhëtuar me makinë dhe rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se 35-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese në terren, kanë konstatuar një automjet me xhama të zinj dhe i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të tij, me qëllim kryerjen e verifikimeve.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia tirane
Aktualitet
20 Janar 2025, 11:35
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Policia ka dalë me një njoftim lidhur me zjarrin e rënë sot rreth orës 11:05, në ...
Aktualitet
20 Janar 2025, 11:12
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një zjarr ka rënë mesditën e kësaj të hëne në një kompleks baninimi në zon&...
Aktualitet
20 Janar 2025, 10:35
B.Z
AMP
TIRANË - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie si dhe ka pezulluar nga detyra dy punonjës të ...
Aktualitet
20 Janar 2025, 10:06
B.Z
Saimir Allushi
TIRANË - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 18 janarit në Tira...
Aktualitet
20 Janar 2025, 09:45
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arerstuar ditën e sotme ...
Aktualitet
20 Janar 2025, 09:40
Elton Qyno
Ramazan Mataj
SHKODRA- Zbardhen dëshmitë e dy vëllezërve Klisman dhe Arjon Hasaj të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mata...
Aktualitet
20 Janar 2025, 09:36
B.Z
Suzana Koçibelli
ITALI - 62-vjeçarja, Suzana Koçibelli, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga data 9 janar është gjetu...
Aktualitet
20 Janar 2025, 09:03
B.Z
Ishulli i Sazanit
TIRANË - Kur dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner shpalli nga Shtetet e Bashkuara planin për të nd&eu...
Aktualitet
20 Janar 2025, 08:38
M.B
Kristjan Marku
VLORA- Vrasja e 30-vjeçarit Kristjan Marku (Bardhi) më 13 janar 2015 në aksin Fier-Vlorë vijon të jetë ...
Aktualitet
20 Janar 2025, 08:34
B.Z
Foto ilustruese
VLORË - Policia e Vlorës ka arrestuar shoferin 80-vjeçar, i cili një ditë më parë aksidentoi për ...