20 Dhjetor 2022, 14:20
Nga A.B/A.L

SARANDË- Andon Qurku është arrestuar sot nga Policia në Sarandë. Në njoftimin për shtyp policia bën me dije se 39- vjeçari ka thyer masën e sigurisë 'Arrest në Shtëpi' për veprën penale 'Vjedhja' dhe kreu 4 herë të tjera të njejtën vepër penale. Qurku, dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh. dhe orendi shtëpiake në banesën e personit të idenitifkuar me iniciale N. Ç.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sarandë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe kreu 4 herë të tjera të njëjtën vepër penale, vihet në pranga 39-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë muajt dhjetor ka vjedhur: disa bizhuteri me vlerë në banesën e shtetases O. H., sende me vlerë në banesën e shtetasit A. Z., një shumë lekësh në dyqanin e shtetasit F. Zh. dhe orendi shtëpiake në banesën e shtetasit N. Ç.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
arrestime ne sarande andon qurku
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:48
a.l
banori
ELBASAN- Takimi i zhvilluar me Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka shkuar ashtu siç parashikohej nga Shoqata e Invalidë...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:50
I.A
pamje nga ngjarja
GREQI- Të dhëna të reja që të çojnë në shtigje të tjera dalin për vrasjen e dyfisht&e...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:55
A.B
Joyce Achieng Aoko
TIRANË- Pas katër muajsh, 22 vjeçarja keniane Joyce Achieng Aoko ka dalë nga koma. E reja, e cila u shtrua në...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:47
I.A
Familja Nikolli
LEZHË- Familjet të cilat janë prekur nga tërmeti shkatërrues i 2019, vijojnë të mos gjejnë drejt&eu...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:42
A.B
Ruset e arrestuar
TIRANË- Dy rusët dhe një ukrainasi të cilët tentuan të hynin brenda zonës ushtarake në Uzinë...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:34
A.B
Faik Stojna
TIRANË- Personi në foto është Faik Stojna, 61-vjeçari i cili ka pasur lidhje intime me Marjeta Karajn, e i cili ka n...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:18
f.m/a.l
ambulanca
MALIQ- Një incident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Maliq. Policia njofton se një 59- vje&ccedi...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 13:02
F.M
Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Deda
TIRANË- Bashkëshorti i Marjeta Karaj, Spiro Karaj i ka dalë në mbrojtje gruas së tij, e cila nd...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 12:56
I.A
Policia
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Mësohet se një 33-vjeçar është arrestua...
Aktualitet
20 Dhjetor 2022, 12:34
I.A
Sander Kovaci
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi ka deklaruar se ekziston mundësia që t&e...