LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, a ndin mor?/ Zbardhen përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit në 2023 dhe lidhja me Lulzim Kullën

Motor që në vend të targës ka një plastikë dhe ku numri i shasisë rezultoi i fshirë dhe i lyer me bojë të zezë. Nga ana e ekspertëve të kriminalistikës u bë edhe tamponimi i celësit të kuadrit, si dhe i dy dorezave të këtij motomjeti.

23 Shtator 2025, 20:02 Nga E. D
“Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, a ndin mor?/ Zbardhen përgjimet
Ragip Gila

SHKODËR- Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar këtë të martë detaje nga dosja hetimore ndaj Ragip Gilës i cili është një personazh jo i panjohur për Pas njoftimit për të shtëna në lokalin “Idromeno” në Shkodër, mëngjesin e 8 shtatorit, nga kqyrja e vendit të ngjarjes, jashtë lokalit ku ndodhi krimi, policia konstatoi një motoçikletë ngjyrë të zezë të vendosur në kambalec, në gjendje të ndezur e markës ‘Dayang’, ku në anësore të saj mbante mbishkrimin ‘Shimano’.

Motor që në vend të targës ka një plastikë dhe ku numri i shasisë rezultoi i fshirë dhe i lyer me bojë të zezë. Nga ana e ekspertëve të kriminalistikës u bë edhe tamponimi i celësit të kuadrit, si dhe i dy dorezave të këtij motomjeti.

Por ndërkohë që kryheshin këto veprime paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, tashmë policia kishte rënë në gjurmët e autorit të ngjarjes që me shumë gjasa nuk ishte larguar shumë larg vendit ku u përplas për herë të fundit, me makinën që kishte grabitur gjatë arratisjes së tij.

Zonë, pranë ish-magazinave të mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër, e cila u rrethua shpejt nga forca të shumta policisë.

Një efektiv policie mundi të identifikojë diçka të pazakontë në shkurret pranë brigjeve të lumit Kir dhe më pas konstatoi se objekti i dyshimtë i kamufluar në bimësinë e zonës, ishte pikërisht Ragip Gila i cili gjatë hedhjes nga shinat e trenit në zallin e lumit Kir, kishte dëmtuar këmbën, duke e bërë të pamundur largimin e tij të mëtejshëm.

“Vendi ku u arrestua Ragip Gila ndodhet në ish-magazinat e mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër.

Ku u gjet një automjet tip BMË i braktisur. Menjëherë shërbimet e policisë bënë krehjen e zonës”, thuhet në dosjen hetimore.

Ragip Gilës, në momentin e dorëzimit iu gjetën me vete në çantën e tij një palë atlete ‘Nike’ si edhe një shishe plastike 1.5 litra, me lëndë djegëse brenda si edhe dy armë zjarri, një automatik dhe një pistoletë, me krehëra.

Gila ishte një personazh jo i panjohur i krimit në Shkodër, i cili ishte arrestuar në fundin e vitit 2023 gjatë operacionit të koduar ‘Imazhi Fals’.

Operacion ku në banesën e tij u gjet një sasi e madhe armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më tej si edhe lëndë narkotike e llojit kanabis.

26 vjeçari  u lirua shpejt nga qelia dhe vendimi për lirimin e tij mbetet edhe sot i dyshimtë.

Pjesa më interesante është se si fillimisht ai u dënua me 5 vite heqje lirie, vendim i cili më pas u ul në 1/3 e tij dhe më tej u konvertua në shërbim prove.

Hetim që nisi aksidentalisht pas denoncimit që vëllai i Ragip Gilës bëri në dhjetor të vitit 2023, për zhdukjen e bashkëshortes së tij, Safetes, denoncim që çoi në banesën e familjes Gila në Shkodër, shërbimet e policisë, të cilat pas kontrolleve të ushtruara edhe në banesën e prindërve të denoncuesit gjetën aty sendet e paligjshme që implikonin Ragip Gilën.

“Më datë 5 Dhjetor 2023, në orët e pasdites është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër për të bërë denoncim në lidhje me zhdukjen e bashkëshortes së tij, shtetasen Safete Gila, shtetasi Ergys Gila.

Ai deklaron se Ragip Gila është vëllai i tij, por nuk ka dijeni për gjërat e gjetura në banesë.

Ergys Gila thotë se jeton në shtëpi në vete, ndërsa vëllai jeton në shtëpinë ngjitur me të tijën, së bashku me nënën dhe babain.

I pyetur se për çfarë i sherbejnë vëllait sendet e gjetura në banesë, ai deklaron se nuk e di këtë gjë dhe se nuk i ka parë ndonjëherë ato gjëra”, thuhet në dosjen hetimore.

Por ajo që duket se fundosi Ragip Gilën dhe zbuloi përfshirjen e tij në aktivitet të paligjshëm dhe më pas solli edhe dënimin e tij, janë përgjimet ambientale që u bënë këtë kohë në komisaratin e Shkodrës, midis tij dhe të vëllait.

Çka tregon në një fare mënyre edhe vetë personalitetin e tij dhe karakterin kriminal.

Ragip Gila: Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, une nuk kam lidhje me vllan. A ndin mor?

Ergys Gila: Po mor po, njashtu i thashë.

Ragip Gila: Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço në shkoll nji herë. Nuk të majn ty, ti rri i qetë. Nuk ke punë ti!

Kan hi edhe n’bodrum. Sido me ken njito jan në internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata. Njizet paketa çokullata…!

Ajo që ndodhi më tej dhe tashmë është e njohur është se Ragip Gila më 4 mars të këtij viti u lirua nga qelia. Dhe vetëm disa muaj më pas, ai u rishfaq në një skenë krimi.

Atë të datës 8 shtator, duke shkaktuar një masakër në Shkodër, me dy të vrarë dhe dy të plagosur. Lirim që u krye në bazë të nenit 59 të Kodit Penal ku Ragip Gilës iu pezullua ekzekutimi i dënimit me burgim dhe ai u la në provë për një periudhë prej 5 vitesh, me kusht që të mos kryente asnjë vepër tjetër penale. Si edhe nuk duhej të shoqërohej të dënuar si dhe të mos zotëronte, mbante apo përdorte armë./Në Shënjestër, BW

ragip gila

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj