LIVE UPDATES
Aktualitet

Xheni Karaj ndan mesazhin e një nënë për njerëzit publikë: Nuk njihni identitetin gjinor, informohuni para se të flisni

Përmes këtij mesazhi nëna e djalit transgjinor kërkon, që njerëzit publikë të cilët flasin në studio televizive të informohen para se të flasin për çeshtje të tilla.

23 Shtator 2025, 12:13 Nga E.d
Xheni Karaj ndan mesazhin e një nënë për njerëzit
Xheni Karaj

TIRANË – Xheni Karaj aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, ka publikuar në rrjetin e saj social, Facebook mesazhin nga nëna e një djali transgjinor. Përmes këtij mesazhi nëna e djalit transgjinor kërkon, që njerëzit publikë të cilët flasin në studio televizive të informohen para se të flasin për çështje të tilla.

Sipas saj ata nuk e njohin konceptin e identitetit gjinor. Në mesazhin e drejtuar Karajt ajo kërkon që mos përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj fëmijëve të cilët vuajnë diskriminimin shoqëror. Duke ndarë eksperiencën e saj përmes mesazhit ajo thekson se njerëzit e këtij komuniteti nuk janë mikrob që të infektojnë shoqërinë.
 
Postimi i Plotë:

Mbrëmë, gjatë emisionit Opinion, mora mesazh nga nëna e një djali transgjinor. Për shkak se u ndërpreva gjatë leximit, nuk arrita ta përcillja të plotë. Sot po e ndaj me ju këtë mesazh kaq të bukur e frymëzues. Femija im lindi vajze para 21 vitesh, jetoi për shumë vjet i trysnuar brenda një trupi që nuk i përkiste, por jam e lumtur që gjeti më në fund guximin dhe forcën shpirtërore të jetojë ashtu si ai ndjehet, një djalë tashmë i lirë nga presioni shoqëror. Ne fillim edhe unë si produkt i kësaj shoqërie stereotipe u shokova, u shqetësova, u stresova kur dëgjova që femija im donte të ishte djalë. Kisha lindur, rritur dhe bërë ëndrra për vajzën time 15 vjet të tëra. Ishte e tmerrshme për mua kur mendoja gjithë vështirësitë që duhej të kalonte familja, por sidomos ai vetë me një shoqëri transfobike. Ishte gjithashtu e tmerrshme ta shihja të vuante për atë që ndjente dhe s’mundej të ishte. Fillova të kërkoj, të lexoj, të studioj se ç’thoshte biologjia dhe shkenca për një fëmijë të tillë, që ka lindur në një trup të huaj.

Në çdo hap e më thellë ndjeja me empati dhimbjen që femija im kalonte ditë për ditë, kur shihte veten në pasqyrë dhe donte ta thyente, frikën e tij në këtë ambient urrejtjeje rreth e rrotull që e quanin një gabim të natyrës, një përbindësh, një qenie që duhet zhdukur, vrarë, denigruar, që s’ka asnjë të drejtë. Diku aty, mes këtyre, zemërimi im ndaj shoqërisë arriti kulmin. Ndjenja e padrejtësisë dhe instinkti për t’u bërë mburojë për atë krijesë që unë vetë e solla në jetë më bëri ta përqafoj edhe më fort, të thyej e të ha me dhëmbë barriera të paimagjinueshme, të bëhem një shtyllë e fortë për të. Ky a nuk është misioni ynë si prind në këtë jetë? Të jemi krah tyre pa kushte, me dashuri dhe mbështetje sa dhe kur të na kenë nevojë? Kush është prind më kupton: misioni ynë në jetë është të duam fëmijët tanë pa kushte, t’i mbështesim dhe t’i mbrojmë me gjithë shpirt, pa vënë në dyshim identitetin e tyre gjinor apo orientimin e tyre seksual, të cilët nuk janë as kapriço, as fazë që do kalojë, as modë. Të gjitha këto i kam dëgjuar rëndom nga njerëz të painformuar, dhe ju drejtohem atyre: më thoni pak kush është ai njeri që në adoleshencë do të zgjidhte të ishte i përjashtuar nga shoqëria, i bullizuar, i ofenduar, i denigruar, i pështyrë, i goditur dhe i depresuar aq fort nga të gjitha këto sa të dojë t’i japë fund jetës në moshën më të bukur të tij? Kush?

Sa e dhimbshme dhe e padrejtë është për mua si nënë të dëgjoj nga njerëz publikë se femija im, ai që ka kaluar një ferr shpirtëror për të qenë vetvetja me çmimin më të lartë që ekziston, mund të jetë rrezik dhe të “infektojë” identitetin gjinor të dikujt tjetër, sikur të ishte një mikrob? Një kërkesë kam për ju personat publikë: fuqinë tuaj të fjalës ta përdorni me përgjegjësi. Është detyrim i juaji të informoheni para se të prononcoheni për çështje që nuk i njihni, si identiteti gjinor. Por sidomos një lutje kam: kujdes gjuhën e urrejtjes ndaj fëmijëve tanë që vuajnë diskriminim shoqëror. Sikur të mendonit se sa dëm u bëni njerëzve si femija im, jam e sigurt që do ta mendonit për herë të dytë. Dhe mos harroni: në këtë jetë kemi ardhur të japim e të marrim dashuri nga fëmijët, jo t’i shtyjmë ata drejt dëshpërimit të pashpresë.

xheni karaj identitet gjinor njerëz publikë

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen