20 Mars 2023, 10:49
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një qendër masazhesh që shërbente si një pikë për ushtrimin e prostitucionit është zbuluar nga policia në kryeqytet. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Inside”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 4 vajzat, të cilët kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit. Mes të arrestuarave është edhe administratorja e qendrës, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër. Gjatë kontrollit në ambientin ku pretendohej se bëhej masazh kanë sekuestruar 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
NJOFTIMI I PLOTË:
DVP Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar "Inside".
Kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, vihen në pranga 4 shtetase, njëra prej tyre administratorja e qendrës.
Procedohen në gjendje të lirë 1 shtetase e punësuar në qendrën e masazheve dhe 4 shtetas të tjerë.
Sekuestrohen 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Inside", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:
- Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.
Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën "Margarita Tutulani", në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
operacioni inside
Aktualitet
20 Mars 2023, 10:48
A.B
Saimir Tahiri
TIRANË- Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për shkak se mungoi gjyqtari i &cc...
Aktualitet
20 Mars 2023, 10:42
A.B
Banoret
MAMURRAS- Banorët e lagjes 'Demokracia' prej një jave kanë mbajtur të bllokuar rrugën në lagjen e tyre. Mëngjesi...
Aktualitet
20 Mars 2023, 10:26
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në agimin e të dielës së fundit të marsit do të kemi ndryshimin e orës, si çdo vit. M&eu...
Aktualitet
20 Mars 2023, 10:23
A.B
Foto ilustruese
FIER- Policia ka vënë në pranga shoferin 27-vjeçar, i cili përplasi me makinën e efektivit të pol...
Aktualitet
20 Mars 2023, 10:10
k.m.
Emiliano Shullazi dhe Luftar Reçi
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur që s...
Aktualitet
20 Mars 2023, 10:10
A.B
Raporti
Këtë vit, Shqipëria ka rënë një pozicion, duke u renditur në vendin e 91, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa n...
Aktualitet
20 Mars 2023, 09:54
A.B
Sazan Guri
TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri është përlotur në studio teksa ka folur për ngordhjen e qenit të tij, Darki....
Aktualitet
20 Mars 2023, 09:33
k.m.
Foto ilustruese
SPANJË- Një shqiptar, i paidentifikuar, por rreth 40 vjeç është në paraburgim, i akuzuar për veprë...
Aktualitet
20 Mars 2023, 08:42
A.B
Vendi i aksidentit
FIER- Mbrëmjen e djeshme, një efektiv i Policisë së Shtetit humbi jetën në një aksident. Ngjarja...
Aktualitet
20 Mars 2023, 08:32
A.B
Policia
SHKODËR-Shkolla 9-vjeçare 'Ismail Qemali' është vjedhur gjatë natës. Mësuesit kanë konstatuar mëngje...