LIVE UPDATES
Aktualitet

"Le të thonë ç'të duan"/ Sazan Guri humbet qenin, ambientalisti përlotet në studio: Pres ngushëllime 40 ditë paradite dhe pasdite

Sazan Guri shpërtheu në lot në studio teksa njoftoi se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ndarjen nga jeta të qenit të tij.

20 Mars 2023, 09:54 Nga A.B
"Le të thonë ç'të duan"/ Sazan Guri humbet
Sazan Guri

TIRANË- Ambientalisti Sazan Guri është përlotur në studio teksa ka folur për ngordhjen e qenit të tij, Darki. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Goodmornings Albanians”, Guri tregoi lidhjen e fortë emocionale që kishte me qenin e tij të cilin e kishte prej 19 vitesh. Ai shpërtheu në lot, duke njoftuar se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ndarjen nga jeta të qenit të tij.

“Unë pres ngushëllime 40 ditë, paradite dhe pasdite. Le të thonë çfarë të duan që ky profesor i madh pret ngushëllime për qenin. Unë kam qenë nga ata persona që me kollaro ushqeja qenin e rrugës. Nuk kishin çfarë të më thonin, çfarë të më bënin, por ishin gati të më shqyenin një pjesë. Por sot ëstë ritur pjesa e madhe që i duan kafshët, pasi dashuria tek ata është dashuri në univers”, tha Guri.

Ndarjen nga jeta të qenit, ambientalisti e ka postuar edhe në 'Facebook'. 

”Sot date 19 Mars – ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh”.

SHKRIMI I PLOTË NË FACEBOOK:

E PËRCOLLA TË NDJERIN

Sot date 19 Mars - ditë zie për ne si familje, sepse na u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh.

Menjëherë Darki fitoi të drejtën e robit të shtëpisë, dhe paspak edhe atë të punonjesit të Zyrës, ku vinte e ikte njësoj si ne. Ndoshta kuptoi se studuioja jonë ishte studio lirie, dhe Darki nuk pranoi qysh në fillimet e veta zinxhirin që i bën ata të dallohen nga ujku. Ai e hante atë, e shqyente me dhëmbë derisa ne kuptuam që ai donte më shumë lirinë sesa litarin e robërisë.

Darki nuk vonoi dhe mori detyrën e arbitrit në familje! Ai gjente në mes të një sherri se kush kishte të drejtë dhe i drejtohesh me lehje atij që kishte gabim, biles sa më shumë gabim të kishte aq më shumë lehte. Dhe kjo u bë normë në familje se dikujt mund t’ja hidhje, por Darkit kurrë. Ndërsa në zyrë, Darki mori përsipër detyrën e psikologut. Ai ndihmonte, më sakt gjente se kush nga ata që hynin e kishin me hile qendrimin apo futjen në zyrë, dhe lehte aqsa për të na treguar neve se bëj kujdes! Kishte raste që nuk pushonte, dhe Darki nuk gabonte. Detyra e tretë e Darkit ishte kur na shoqëronte në rrugë, ku ai gjente me të qindën e sekondit, nëse ai gjoja i njohuri ishte esëll apo tallaz, zbulonte nëse ai dikushi e kishte seriozisht apo me të futme.
Darki ishte i paparashikuar. Ai arrinte të dallonte edhe llojin e bisedës, tonin e zërit, zhurmat e tingujve që delnin nga pjesëtarët e familjes, por edhe të atyre njerëzve që ishin të huaj për shkallën, për lagjen. Nuk pëlqente ata me kapele të shtrembërt e si hajdutë në kokë, ata të veshur keq ose ata me torba në kurriz! Por Darki dallonte njeriun e mirë, i avitesh duke ukur kokën, duke i krehur pakëz bishtin dhe i pëlqente shumë fare kur ai duhej ta përkëldhelte ose ta fërkonte sadopak atë. Dhe këtë e bënte, jo për kënaqësinë e vet, por sepse ai kuptonte se ky i miri diçka kishte, o i fyer nga shefi, o nga i dashuri ndaj dhe rentte ta qetësonte atë. Nëse ti qaje duke parë një film, Darki nuk i ngjantë fëmijës duke i rënë shkurt me të ëmën - e moj boll qave!? Ndërsa Darki vinte fuste kokën thellë ndërkëmbë që ti ta përkëdhekje dhe të humbisje menjen nën kurrizin e Darkit.
Por Darki kishte dhe aftësinë tjetër atë të parandjerit të tërmeteve dhe ai e tregoi veten kur lajmëroi duke i rënë krevatit nga poshtë secilit prej nesh dhe ne brof në këmbë të gjithë ne dhe pyesnim se çfarë ka Darki!? Darki në fakt s’kishte gjë, por tërmeti kishte me Darkin, i cili e dallonte disa sekonda para, aq sa vala e sizmikës duhej të vinte nga hipoqendra në thellësi drejt epiqendrës në sipërfaqe.

Hirësitë e Darkit nuk kishin të sosur! Ai dallonte pjesëtarin e familjes disa km larg ose të paktën disa qindra metra larg, dhe lehte me gjysëm zëri se ai djali i madh apo i vogël po i avitet shtëpisë. Nuk ndodhte kurrë që Darki, ndryshe nga fëmijët kur rriteshin, mos të të ngrihesh në këmbë dhe të vinte deri të pragu i derës, i gatshëm për të zgjidhur lidhësen e këpucëve. Darki arrinte dhe dallonte llojin e bisedës, tonin e zërit, si dhe timbrin e tingujve dhe të jepte me qindra sinjale që bëj kujdes, duke lehur me cerek zëri. Fëmijët edhe rriten dhe pushojnë së sjelluri harenë e vogëlisë në shtëpi, ndërsa Darki edhe kur u rrit nuk mungoi kurrë të mos gëzonte si fëmijë kur vinte nga zyra në shtëpi, të mos kërcente kur ti e takoje pas disa orësh i ndarë prej tij dhe të mos rendte cep më cep të shtëpisë për të thënë atë që robi i shtëpisë - hare në shtëpi,
Ndaj i kushtoj edhe këtë shkrim pikëllues Darkit tim, të cilit i kam kushtuar edhe një libër në shqip edhe në anglisht “Psikologjia e Qenit”, aq sa kur e lexoi një veteriner i huaj u shpreh se kam lexuar plot e përplotë libra për qen e qenush, për për balo e arushë, por kësi librash nuk kam lexuar kurrë.
Darki kishte vite që vuante nga një masë tumorrale, ku mjekët përkatës na thanë që edhe ta vinin në gjumë. Mos na përsërit dy herë i thamë njëzëri burrë e grua. Preferuam që, ai Darki që të shqyente deri sa ta nxirrje për nevoja jashtë, tani ta duronim për pavetëdijen që i erdhi ku as shikonte, as dëgjonte as ndjente, e as mendonte si më parë, deri sa javët e fundit filloi të ushqehej pak e më pak, dhe qëlloi që na duhej të iknim në Gjermani me mision atdhetar apo social (takime me bashkëatdhetar për vlera të shqiptarisë), dhe Darki nuk tha as ikni e as rrini, por me shumë gjasa Darki sapo ikëm u fut në agoni që ne të kujtonim e të mbanim mend Darkin si ishte dhe jo sesi të vdiste. Por nusja e shtëpisë që na mori per detyrë të shikonte Darkin në mungesë tonë, pikasi që Darki u rëndua pas pak orësh pasi ikëm ne dhe ashtu e tramaksur e çoi te mjeku i shtëpisë së qenve te liqeni i thatë, që i uroj me shpirt për mirësinë që treguan. Aty panë se Darkit i kishin shpërthyer metastazat dhe ata mezi e mbajtën sa erdha nga Gjermania dhe sot në erresiren e darkës, e përcollëm Darkin në botën e amshimit në një vend sektret, ku do t’i ngremë në vend të pllakës së gurtë një pemë të drunjt.
Ndaj, nga nesër datë 20 Mars, çdo ditë nga ora 09-12 dhe pastaj në pasdite nga ora 15-20 për 40 ditë rrjesht presim ngushëllime te aty pranë Alpetit në Bllok. Do t’i lutesha çdo qenie me dy këmbë që nëse nuk kupton dot pjesë nga këto mesazhe për Darkin tim, të paktën le të heshtë për hatrin tim, të paktën këtë herë.
Ju falenderojme paraprakisht,
dhe me respekt, SG dv

sazan guri

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion