LIVE UPDATES
Aktualitet

TRAFIKU I KOKAINËS/ Behar Bajri në “Sky”: Më ndihmë të fus 100 copë, po a ka garanci? Ervis Martinaj: Garanci s’kam jetën time

Sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, Martinaj drejtonte dhe financonte një linjë të tijën në trafikun e kokainës, duke e konsideruar të sigurtë dhe nxjerrjen e sasive të drogës nga ambientet e brendshme të Portit.

25 Shtator 2024, 12:03 Nga Elton Qyno
TRAFIKU I KOKAINËS/ Behar Bajri në “Sky”: Më
Behar Bajri dhe Ervis Martinaj

TIRANË- Trafiku i kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt porteve të Evropës, ishte një specialitet i veprimtarisë kriminale që kryente biznesmeni i lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Sipas bisedave të zhvilluara në “Sky”, Martinaj drejtonte dhe financonte një linjë të tijën në trafikun e kokainës, duke e konsideruar të sigurtë dhe nxjerrjen e sasive të drogës nga ambientet e brendshme të Portit.

Në këtë linjë trafiku i lutet të futet dhe Behar Bajri i Shkodrës. Në kohën kur zhvillohet bisedat për futjen e Bajrit në trafikun e drogës, ai kishte vetëm 4 muaj që kishte dalë nga paraburgimi Nr. 313.

Bajri kishte vështirësi ekonomike dhe kërkonte ndihmë tek Ervis Martinaj, që i fundit ta ndihmonte në trafikun e kokainës, ku fillimisht do fuste 100 copë njëherësh.

“…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”- i thotë Ervis Martinaj.

Por Behari ka frikën se mos kapet ngarkesa e drogës dhe kërkon me ngulm që herën e parë, të dalë garant Ervis Martinaj dhe ky i fundit t’ia marrë përsipër rrezikun e humbjes.

“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani...se më ke në krah, por më ndihmo…”- i shkruan Behar Bajri, Ervis Martinaj.

Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

Në datën 27 tetor 2020, Ervis Martinaj bisedon në aplikacion “Sky” me Behar Bajrin, për të ndarë muhabetin nëse do e fuste këtë të fundit apo jo në linjën e trafikun të kokainës që e realizonte nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të porteve të Europës.

Martinaj i kujton Bajrit, që të qëndrojë diskret në këtë veprimtari kriminale dhe të mos i tregojë kujt, duke i shkruar si më poshtë vijon:

“…asnjë s’du që ta dije dhe do bisedojmë bashkë këto tre ditë. Munesh me fut sa të kesh takat ti…”.

Por Behari ia kthen: “…aaaa, a kena Garanci…?”.

Por Ervis Martinaj ia kthen me një përgjigje epike se: “…garanci kam vetëm zgjuarsinë time…dhe ça lekësh kam unë do i fus. E këta çunat ça lekësh kanë do i fusin që të rinë me mua. Ashtu garancie që thua ti, s’kam jetën time more …kapedan…”.

Sërish Behar Bajri ia kthen me ndrojtje duke i shkruar: “…Por nuk kam lekë mor “Kapedan…”. Ti e di, por unë nuk jam në hapat e tua. Por a më the se po të ndihmoj mar “Kapedan…”. A po ma merr rrizikun ti herën e parë, mo “Kapedan”. Më thuaj kur po rimë…?”.

Ndërsa biznesmeni Ervis Martinaj e këshillon duke i thënë: “…mos u turr pas fajdeve…”.

Kurse Behari ia kthen: “…po lek po mbledhi…”.

Behari vijon t’i shkruajë në “Sky” Vis Martinajt duke i pohuar:

“…po rrezikun, a po ma mer rrezikun veq herën e parë dhe nuk ta haroj. 5 për qind i fus vetë dhe po dal në diellë. Por a po ma merr rrezikun, veç kyt herë? A më jep fjalën tani...se më ke në krah, por më ndihmo…”.

Martinaj ia kthen me mesazh duke i shkruar se: “…mos e fol me njeri se më prish punë. Po për zotin, ndihmë kështu as vëllai jot s’ta ka ba…”.

“…Po e di, por ma ban, e ti bij lekët sonte… 5 për qind po i fus unë, po hyj borgj…”- ia kthen Behar Bajri.

“…Ore ishallah po bëhet…nuk duhen lekët sonte jo… duhen mas 2 javësh… Po rëndësi ka që të bëhet. Lekët duhen brenda muajit nëntor”- i thotë Ervis Martinaj.

Biznesmeni vijon t’i shkruajë duke i thënë: “…100 copë e ke vendin, aq do fus dhe vetë unë…vetëm mos folë me njeri se më ngelet hatri se veç ty të kam thënë, se çdo muhabet e qet jashtë. Nuk i lej hapësirë kujt, veç teje 100…”.

Behari: “…I qin unë…?!”…jo jo nuk i them kujt. I qind për mu…?!”

Martinaj: “…po i lashë kujt s’jena ma shokë, se veç ti më ke ra mbrapa. 10 për qind edhe hypja 20 dalja…”.

Por Behari ia kthen: “…vlla du me fut për vedi i 100 copë. Në i qin copë, sa i bjen me marë unë 80 copë?. Ok në rregull por ama merr rrezikun veq kyt rradhë, fjalë burrash, lekët i kam ok. Po normal lekët i kam dhe më thuaj ti bij…”.

Martinaj: “…E me turkun…”.

Behari: “…jo mor vëlla, çfarë flet nuk i them kujt…Po jo o vëlla, do i fus veç për vedi për kryet të kalamanjve dhe do ju jap naj gjë dhe këtyreve. Ok e kam të shitur…”.

Por sërish biznesmeni Martianaj, ia kthet Beharit duke i kërkuar këtij të fundit që të mos flasi lart e poshtë, duke i shkruar: ”…mos i thuaj kujt, veç atyre që rrimë, Lela e Plluma. Herës tjetër ja fusim nga 200, masanej nga 400…”.

“…Jo mo vlla nuk tregoj…”- i thotë Behari, duke vijuar t'i shkruajë Ervis Martinaj se: ”…ba me dal, do ju jap ka 100 mijë euro Denisit dhe Samos dhe Dorit, se kam shpenzime…”.

Sërish Martinaj ia kthen: “…O e ke të dalme, por veç fike Neës 24… ( shprehje figurative duke i rikujtuar Beharit të mos flasë mos hapi gojën për këtë punë) se të tjerët bajnë nga 1000 copë e nuk folin. Leli s’ta ka futur 1 bukë kurrë, o budalli i dreqit…”.

Behari: “…po nuk kam punë me të o vlla, vari ka**n e tij….”

Ndërsa Martinaj i thotë: “… po na e bjer ta ballafaqojmë…”. “…kismet se kam kohë si nuk kam fol, por varja puna e tij…”- ia kthen Behar Bajri.

Më tej po në datën 27 Tetor 2020, teksa Behar Bajri bisedon me biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke i shkruar këtij të fundit për merakun se s’po e kapte dot Bardhok Pllanaj.

“…atë Bardhokun, si nuk po e kap, se ai vdes prej frike…”-i shkruan Behar Bajri, Pëllumbit.

Ndërsa ky i fundit ia kthen: “…se gje gja Bardhokun, ka kaluar shumë ai ashtë mjeshtër…”.

Por sërish Behari i shkruan më tej duke qeshur: “…hahaha varet kur e ka ditën dhe ky, po po ashtu është. Po dhe mu më ka vënë në gjumë, po më ka dhënë valjum derisa ta zaj atë Dorin…”.

Në fakt Dorian Dulin nuk mundi ta kapë dot kurrë Behar Bajri. Duli, nuk mundi të kapet dhe nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e kërkoi si dëshmitar për ta pyetur dhe ky person nuk u arrit të gjendet në Shqipëri nga oficerët e Policisë Gjyqësore./OraNews

ervis martinaj behar bajri

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj