LIVE UPDATES
Aktualitet

Studimi i ri mbi SPAK-un dhe GJKKO-në: Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë

Studimi vëren se ka rënë numri i çështjeve të reja hetimore për korrupsion gjatë vitit 2023, por është rritur ndjeshëm numri i të dënuarve, që janë gjykuar për korrupsion. Statistikat tregojnë rritje të hetimeve nga ana e SPAK-ut në çështjet e krimit të organizuar, si dhe numri i të dyshuarve për këto krime.

25 Shtator 2024, 11:25 Nga N.F
Studimi i ri mbi SPAK-un dhe GJKKO-në: Rriten hetimet dhe dënimet
Pamje nga tryeza e diskutimit mbi raportin vjetor krahasues

TIRANË- Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 - 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Studimi vëren se ka rënë numri i çështjeve të reja hetimore për korrupsion gjatë vitit 2023, por është rritur ndjeshëm numri i të dënuarve, që janë gjykuar për korrupsion. Statistikat tregojnë rritje të hetimeve nga ana e SPAK-ut në çështjet e krimit të organizuar, si dhe numri i të dyshuarve për këto krime.

Në Gjykatat e Posaçme studimi thekson se janë shtuar hetimet dhe vendimet për çështjet penale, ku akuzohen zyrtarë të nivelit të lartë, është shkurtuar dukshëm koha e shqyrtimit të çështjeve penale, ndërsa për gjyqtarët mbetet e lartë ngarkesa mesatare e punës.

Ndjekja penale nga SPAK-u për rastet e korrupsionit është rritur vazhdimisht në 4 vite, duke mbërritur në 447 raste të dyshuara për korrupsion në 2023. Megjithatë vitin e fundit u regjistrua një shkallë e ulët e ndjekjes penale për korrupsionin, sepse vetëm 38 raste ose 8.5% e çështjeve të korrupsionit u dërguan për gjykim në 2023, krahasuar me 43 raste ose 10.2% në 2022 dhe 33 raste ose 21% në 2020.

Rastet e korrupsionit të dërguara në gjyq shënuan rënie vitin e fundit, e bashkë me to ranë ndjeshëm numrat e të pandehurve nga 208 në 142 persona të dyshuar për korrupsion. Por nga ana tjetër të pandehurit për korrupsion, që përfundojnë me dënim janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar. Dënimet për korrupsion arritën në 174 vetë në 2023, një rritje nga 140 në 2022 dhe vetëm 29 në 2020.

Studimi vëren se numri i çështjeve të reja të korrupsionit ka pësuar ulje të vazhdueshme, nga 46 raste në 2021 në 40 raste në 2023. Por numri i rasteve të korrupsionit të përfunduara në 2023 u rrit në 44, pas një rënieje të dukshme në 2022 me 32 raste.

Çështjet e korrupsionit të mbartura janë dyfishuar gjatë vitit 2023 në 23 raste të mbartura në 2023, kundrejt 12 raste në 2022. Por nga ana tjetër, ka rënë në 30 numri i apelimeve në 2023, kundrejt 43 raste në 2022.

Studimi veçon se gjatë vitit 2023 u dyfishua numri i procedimeve penale të filluara kryesisht në raport me vitin 2022, e po ashtu patën rritje edhe procedimet penale krahasuar me një vit më parë, por ato janë dukshëm më të ulëta se ato të dy viteve më parë.

Ndjekja e krimit të organizuar

Ndjekja penale nga SPAK-u e krimit të organizuar ka shënuar rritje të vazhdueshme rastesh, po ashtu edhe numrat e të pandehurve për këto krime, ndonëse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë mbeti në nivele të njëjta.

Vitin e fundit u dënuan nga gjykata vetëm gjysma e të pandehurve për krim të organizuar, që mbërritën në gjykim. Madje në vitin 2022 u dënuan nga gjykata vetëm një e treta e të pandehurve për krim të organizuar, që kaluan në proces gjyqësor.

Në studim vërehet se shkalla e ndjekjes penale ka një rënie të lehtë 5.5 për qind, ose 11 çështje të dërguara në gjykatë nga 201 të tilla, krahasuar me një vit më parë, kur iu dorëzuan drejtësisë 10 nga 167 çështje.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u regjistruan vitin e kaluar 16 çështje të reja nga 27 një vit më parë. Nga ana tjetër u mbartën 25 çështje, ose dy më shumë nga një vit më parë, dhe u përfunduan 21 çështje gjyqësore në 2023 nga 25 çështje të mbyllura në 2022.

Në morinë e mbi 1 mijë e 533 procedimeve për korrupsion gjithsej me mbi 1 mijë të pandehur, janë hetuar 43 zyrtarë të lartë për korrupsion, prej tyre janë dërguar për gjykim 32 prej tyre si të dyshuar për korrupsion dhe u dënuan për këtë lloj krimi 20 zyrtarë të lartë.

Mes të dënuarve nga 2020 deri në 2023 janë 3 ish gjyqtarë, 1 ish prokuror, 1 ish anëtar i KPA-së, 3 ish kryetarë bashkie, 1 kryetar bashkie, 1 ish nënkryetar bashkie, 1 ish zv.ministër i brendshëm, 1 ish sekretar i përgjithshëm ministrie, dhe 2 ish deputetë. Sipas studimit, u shënua një rritje prej 8.5 për qind në vitin 2023 në hetimet mbi zyrtarët e nivelit të lartë, kundrejt 0.5 për qind që ishte në 2021.

Vitin e kaluar GJKKO përfundoi me vendim gjyqësor mbi 75 për qind e çështjeve të dërguara për korrupsion dhe krim të organizuar në atë gjykatë, që u përkisnin të pandehurve të nivelit të lartë, ndërsa vitin 2020 kjo ishte 25 për qind. Në vitin 2023 u hetuan 2 raste skemash korruptive, ndërsa më parë drejtësia e reformuar kishte hetuar vetëm një rast.

Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë 2023 u regjistruan më pak çështje të reja për korrupsion, u rrit numri i çështjeve të mbartura, por u morën më shumë vendime gjyqësore krahasuar me një vit më parë.

Në të njëjtën gjykatë u regjistruan gjatë vitit të kaluar më pak çështje të reja për krim të organizuar, si dhe më pak vendime gjyqësore, ndërsa u rrit numri i çështjeve të mbartura nga një vit më parë.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ranë ndjeshëm çështjet e korrupsionit në raport me një vit më parë, ndërsa u shtuan çështjet e krimit të organizuar. Të dy gjykatat kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e shqyrtimit të çështjes, ndonëse ngarkesa mesatare e punës për gjyqtarët është e lartë, 325 çështje për vitin 2023 në Shkallën e Parë, kundrejt 298 në vitin 2022.

Ndërsa në Apel ngarkesa ka rënë nga 42 çështje në 32 gjatë vitit 2023. Një tjetër problem për t’u veçuar janë vendet vakante përkatësisht dy vende të lira për prokuror në SPAK, 5 vende për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 2 në Apelin e Posaçëm./ VOA

gjkko spak

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët