LIVE UPDATES
Aktualitet

Transformim i thellë, DW: Shqipëria i jep prioritet sigurisë kibernetike

Pas tre sulmeve të rënda kibernetike nga hakerat iranianë vitin e kaluar ndaj shërbimeve qeveritare dhe financiare dixhitale, Shqipëria vendosur në rend të ditës sigurinë kibernetike. Si do të veprohet konkretisht?

26 Shkurt 2023, 10:03 Nga I.A
Transformim i thellë, DW: Shqipëria i jep prioritet sigurisë
Igli Tafa

TIRANË- Sulmet që paralizuan përkohësisht shërbimet online si portalin qeveritar eAlbania, sistemet e policisë TIMS dhe MEMEX, - ky i fundit me të dhëna për veprimtari kriminale - erdhën dy vjet pas shpalljes së Shqipërisë nga Irani vend armik për shkak të strehimit në territorin e saj të muxhahedinëve, opozitës iraniane. "Jemi në syrin e një shteti armik, Iranit që ka teknologji moderne, kapacitete njerëzore dhe sulmoi shërbimet dixhitale të Shqipërisë në mënyrë të personalizuar, të paprovokuar dhe të paprecedentë. Vetëm në dhjetor 2022 ka pasur 1 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë, ku 80 përqind e tyre e kanë origjinën nga Irani,” thotë për DW, Igli Tafa, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike (AKCESK) me seli në Tiranë.

Transformim i thellë për siguri kibernetike

Përvoja e vitit të kaluar parathotë që edhe në këtë vit gjasat janë të shumta për kërcënime të rënda kibernetike ndaj shërbimeve publike dhe private dixhitale të Shqipërisë. Për përballimin e tyre dhe shmangien e aksesit të pakontrolluar të hakerave në informacion, AKCESK, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, po ndërmerr një transformim të thellë për të ngritur në Shqipëri një ekosistem të sigurisë kibernetike."Kemi ndërtuar një strategji të re për t'u bërë ballë sulmeve kibernetike dhe mbrojtjes prej tyre të infrastrukturave publike dhe private bazuar në një metodologji aktive që synon kontrollin dhe monitorimin në kohë reale të të gjitha aktiviteteve keqdashëse ndaj shërbimeve dixhitale në infrastruktura të tilla kritike si qeveria, policia, sektori financiar, transporti, shëndetësia etj. Me strategjinë e re synojmë të shtojmë në rreth 1000 më shumë numrin e infrastrukturave kritike lidhur me sigurinë kibernetike”, thotë për DW, Igli TAFA, drejtor i përgjithshëm i AKCESK.

Fjala është për krijim standartesh, ngritje kapacitesh teknologjike, burimesh njerëzore dhe një rrjeti bashkëpunimi me partnerë dhe agjenci ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. AKCESK, autoriteti i vetëm për sigurinë kibernetike në vend po krijon brenda institucionit një zonë, të ashtuquajtur "zonë e gjelbër - green zone”. Ky autoritet synon që të tilla zona të krijojë edhe në institucione të tjera për një hapësire kibernetike të sigurtë për të gjithë qytetarët.

Partnerë ndërkombëtarë: BE, SHBA, Britania e Madhe, Izraeli

KlaidMogi është ekspert estonez që Komisioni Europian e ka kontraktuar për të punuar në Tiranë, në selinë e AKCESK. Ai po jep ekspertizë në ngritjen e një ekosistemi, infrastrukture moderne të sigurise kibernetike dhe trajnimi të ekspertëve shqiptarë. "Shqipëria po i ndryshon shumë shpejt shërbimet dixhitale. Fjala është për një ekosistem të tërë. Duhet transformuar e gjithë shoqëria, ka nevojë të ndryshojë arsimimi, duhen rritur pagat për të patur më shumë ekspertë që Shqipëria aktualisht nuk i ka. Burimet e saj njerëzore në fushën e sigurisë kibernetike janë të limituara. Nëse ndërton një sistem të sigurisë kibernetike ai duhet të mirëmbahet. Paratë duhet të vijnë nga buxheti i shtetit. Përveꞔ donatorëve Shqipëria duhet të ketë burimet e saj financare," thotë për DW. Klaid Magi.

Sipas Mogi, siguria kibernetike duhet të kalojë edhe në komunitetet e qytetarëve dhe duhet ndryshuar ligji për sigurinë kibernetike ku të ketë qartësi për rolin e qeverisë, kompanive private, detyrimet e tyre. "Ka shumë për të bërë për sigurinë kibernetike në Shqipëri. Siguria kibernetike nuk është statike. Ka njerëz që mendojnë se po e ngrite atë një herë ajo është kryer. Jo.  Është diçka me të cilën duhet të merresh vazhdimisht, ta përmirësosh, të ushtrohesh duke krijuar skenarë incidentesh që nuk kanë ndodhur, por mund të ndodhin nesër, të trajnosh njerëzit dhe  të mendosh mënyra të reja për t'u mbrojtur. Siguria kibernetike është një proces i vazhdueshëm, i pandërprerë”, thotë Klaid Mogi për DW.

Teknologji moderne, sigurim ekspertësh, partneritete të reja

Të gjitha këto duket se janë edhe kuajt e betejës për një siguri kibernetike, të aftë të zbulojë dhe neutralizojë sulmet e hakerave, të cilët avancojnë vazhdimisht teknologjitë dhe modernizojnë mjetet e aksesit të në shërbimet dixhitale. "Inteligjenca Artificiale (IA) dhe sasia e madhe e të dhënave janë tanimë dy nocione që janë të integruar në sistemet e sigurisë kibernetike që po ngrejmë. Ato janë pjesë e strategjisë sonë që do të bëjë të mundur rritjen e performancës në evidentimin e kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike deri në 70 përqind më shumë”, thotë për DW Igli Tafa.

Ai thekson se ka vështirësi në gjetjen e ekspertëve dhe profesionistëve të kualifikuar "pasi kërkesa është shumë e madhe dhe tregu nuk e ploteson dot me ofertën.” Për të zbutur këtë mungesë ofertash për ekspertë KCESK ka menduar zgjidhje. "Ne do të ndërtojme Qendrën tonë Universitare dhe Akademike që do të mbështetet në trajnime të njohura si „long life learning”, trajnime të shkurtëra në kohë, të fokusuara në nevojat dhe prioritetet tona. Do të krijojmë trajnimin e trajnuesve, ku do të jenë ekspertët që do të rekrutojmë. Synojmë që këtë qëndër ta kthejmë në një qendër akademike rajonale.” thotë për DW, Igli Tafa.

Një nga elementet e strategjisë është krijimi i një rrjeti ndërkombëtar ekspertësh, ku përshihet edhe grupi i njohur si "cyber diaspora” me ekspertë shqiptarë që punojnë në kompanitë më të mira të botës si IBM, Google që do të japin falas kontributin e tyre për sigurinë kibernetike dhe internetin e sigurtë në Shqipëri. Sipas Igli Tafës, ata do të jenë pjesë e forumeve dhe do të kontribuojnë në strategjinë e sigurisë kibernetike, në situatat e incidenteve, sulmeve apo krizave kibernetike.

Marrë nga DW

igli tafa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj